Author: tirana

Ish-menaxheri i Juventusit, Luçiano Moxhi në një intervistë për ‘Radio Bianconera’, foli për supozimet që po bëhen tek klubi në lidhje me drejtorin e ri sportiv: “Xhiuntoli do të luftojë të largohet nga Napoli. Më pëlqejnë ata drejtorë që nuk thonë se kanë vepruar vetë, por e bënë me bashkëpunimin e presidentëve, duke u ekspozuar. Igli Tare më pëlqen shumë. Ndoshta nuk do të largohet nga Lacio, por do të përpiqesha ta transferoja”, tha ai.

Read More

Një i ri ka thurur lavde për kandidaten e socialistëve në Bashkinë e Klosit, Valbona Kola. Ai e përkufizoi si një femër të fortë e cila i njeh të gjitha problemet e qytetit, e ndërsa pas këtyre lavdeve nuk ka munguar edhe batuta e kryeministrit Edi Rama. “Mirë, rri tani se Valbola ka 2 çuna, se po të kishte vajzë do duhet të ta jepte mundësinë që paktën që ta takoje, po pastaj të vendoste vajza. Në zgjedhjet e 2031 ky do jetë kryetari i Bashkisë së Klosit, mbani mend këtë”, tha Rama.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e Flamur Nokës për shit-blerje të votës në Elbasan. Gjiknuri, që është dhe drejtues politik i këtij qarku, deklaroi se opozita po përgatit alibinë për humbjen e radhës që i pret më 14 maj. “Dega e Foltores në Elbasan ka valëvitur sot Flamurin me akuza bombastike për blerje e shitje votash. Për të qeshur e për të qarë! Po bëjnë fiks atë që unë e kam paralajmëruar e thënë prej disa ditësh në çdo takim me qytetarë të Elbasanit. E kam thënë qartazi se trajektorja e sjelljes së foltores në…

Read More

Një 30-vjeçar ka sulmuar me thikë dy nxënëse të moshës 7 dhe 8 vjeç në një shkollë fillore në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur në zonën Neukeln të Berlinit. Autoritetet bëjnë me dije se autori i dyshuar është vënë në prangat e policisë. Për arsye hetimore, identiteti i tij nuk është bërë ende publik. Mësohet se dy të miturat janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Read More

Një banakier dhe kamarier që i shërbyen vrasësit dhe informatorëve, por edhe viktimës Ardian Nikulaj, ishin po aq te vlefshëm sa edhe teknologjia e kamerave dhe ADN për të orientuar hetuesit mbi dyshimet e tyre. Ata treguan për një klient të shqetësuar dhe që fliste anglisht dhe që më pas doli se ishte informatori i cili sinjalizoi portugezin për të vrarë. Në fashikullin hetimor që Top Channel disponon, përmendet se ditën kur u vra Nikulaj, kamarieri shpjegon se i kishte tërhequr vëmendjen një i huaj, i cili komunikonte anglisht dhe porosiste birra. “Më bëri përshtypje pasi personi në fjalë kryente…

Read More

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur të mërkurën rajonin verior të Italisë, Emilia Romagna. Një çiklist i moshuar është mbytur në komunën Castel Bolognese dhe një tjetër 70-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij të shembur në fshatin Fontanelice. Shiu i rrëmbyeshëm ndodhi pas muajve të thatësirës që ngriti shqetësime për nivelin e ulët të ujit në Po, lumin më të madh të Italisë që kalon nga perëndimi në lindje përmes pjesës veriore të Emilia Romagna. Kryeministrja Giorgia Meloni ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e përfshira dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer vlerësimet ndaj drejtueses politike të qarkut të Dibrës, Belinda Balluku. Gjatë takimit me qytetarët në Klos, kreu i qeverisë e quajti Ballukun “burrin më të fortë që ka qeveria”. “Ky qark ka edhe një avantazh tjetër. Ka Belindën. Është burri më i fortë që kemi në qeveri. Përveçse është edhe grua, nënë e shoqe, është kokëderre e madhe si person. Kemi parë sa shumë rri këtu. Sa herë ndodh që e kërkoj, thotë ‘jam në Dibër’. Kemi vendosmërinë bashkë me Belindën dhe gjithë të tjerët që t’i japim një shtysë shumë të fortë…

Read More

Nga Migena Aleksi Për shumë shqiptarë, emigrimi është një formë proteste. Një shprehje e revoltës për mundësitë e mohuara në vendlindje, për ndjesinë e padrejtësisë, pabarazinë ekstreme të një pjese të vogël të shoqërisë, krahasuar me masën, për pasigurinë, për mungesën e arsimit cilësor, shëndetësor etj. Është edhe shprehje e mosbesimit tek klasa politike, te vendimmarrja e saj, konflikti që ajo përcjell në shoqëri, gjuha e vrazhdë, pasurimi i saj dhe i një pakice mediokre dhe parazite që i rri pranë, etj. Arsyet janë të shumta dhe të kuptueshme. Largimi është kthyer tashmë thuajse në një psikozë kolektive. Por duhet…

Read More

Teksa qëndroni të dy në verandën e shtëpisë, Efi i tregoi Luizit ëndrrën që kishte parë mbrëmjen e shkuar. Ajo u shpreh se kishte ëndërruar finalen në një mënyrë shumë të bukur, por jo fituesin. Luizi tha se nuk i dihet se kush nga ata mund ta fitojë këtë Big Brother, por shprehu  sigurinë e plotë që Kristi nuk do të jetë fituesi.

Read More

Të votosh për koalicionin Berisha-Meta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një kthim pas për vendin. Kështu deklaron i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar. I pyetur se sipas të gjitha gjasave, e konfirmuar kjo edhe në sondazhe, aleanca mes Berishës dhe Metës është forca kryesore opozitare në vend dhe a do të bashkëpunojë SHBA me Berishën si drejtues opozitar, Escobar e ka thënë qartë se nuk e kupton se pse shqiptarët duhet të shohin mbrapa. “Për mua nuk e di pse njerëzit duhet të shohin mbrapa në të shkuarën për aq kohë sa mund…

Read More

Në një deklaratë për mediat, Flamur Noka nxori emrat e zyrtarëve të bashkisë së Elbasanit, që sipas tij po përgatiten për të manipuluar dhe për të blerë votat më 14 maj. Ai i ka bërë thirrje SPAK të marrë nën hetim personat, si zbatuesit e projektit të blerjes dhe tjetërsimit të votës në këtë bashki. DEKLARATA E PLOTE Në panik se njerëzit i kanë braktisur dhe po i refuzojnë kudo, në çdo lagje të qytetit të Elbasanit, apo njëri administrative, Edi Rama ka urdhëruar Damjanin të bëjë gati platformën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Të refuzuar dhe të përbuzur…

Read More

Bebe Rexha ka treguar se është shumë guximtare dhe nuk ka frikë të eksperitmentojë. Shumë i guximshëm ishte edhe look-u i saj për performancën e “Satellite” në “Jimmy Kimmel Live”. Këngëtarja 33-vjeçare kishte veshur një kostum të gjelbër me disa gjethe pas shpinës, duke marrë kështu pamjen e një gjetheje kanabisi. “Po, unë isha një gjethe gjigande për performancën time në ‘Jimmy Kimmel Live’. Një gjethe sativa për të qenë të saktë. Faleminderit Marta Del Rio që më ndihmove të realizoj idenë time”, shkroi ajo krah fotove në Instagram. “Satellite” është në bashkëpunim me Snoop Dogg dhe videoklipi i saj…

Read More