Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një fotoalbum nga takimet në qarkun e Dibrës. Rama zhvilloi takime me qytetarë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga turi i takimeve nga Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia. Kreu i PS-së thekson se në këtë qark “po fryn e fortë, era e besimit për të ecur vetëm përpara”. Gjatë takimeve u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë për koalicionin e drejtuar nag Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ai ka theksuar se ata i kërkojnë bashkitë që t’i marrin peng…
Author: tirana
Parregullsia konsiderohet si një tipar i njerëzve të pavëmendshëm e për rrjedhojë edhe atyre më pak të zgjuar. Këtë thotë edhe një studim i vitit 2013 nga Universiteti i Minesotas, i publikuar në revistën “Psychological Science”. Ambienti ku jetojmë, ndikon shumë mënyrën se si sillemi në përditshmëri dhe përgjatë gjithë jetës. Në këtë eksperiment u trajtuan dy grupe punonjësish ku grupi i parë me zyrat më të rregullta ishin më të përpiktë në procesin e punës dhe zakonisht konsumonin ushqim të shëndetshëm. Ndërsa grupi tjetër i cili vepronte në një ambient më kaotik u vu re se ishte me kreativ…
Dyshja që u përball për fitoren në edicionin e kaluar të “Big Brother Albania Vip 1”, Donald Veshaj dhe Iliri Shaqiri, befasuan mbrëmë katër finalistët duke hyrë në shtëpinë e famshme. Donaldi dhe Iliri kanë darkuar me katër banorët Efin, Luizin, Kristin dhe Deamishel. Donaldi madje në një moment për t’i thënë Luizit që të relaksohej dhe të shijonte ditët e fundit të kësaj aventure i tha se ai do ta fitonte.“Po lëre ore, qetësohu o zemra ime, ç’ke ore, do ta fitosh zemra”, i tha Donaldi-Luizit. Luizi përveç si pretendenti kryesor për ta fituar ai është konsideruar si fenomen…
Gazeta amerikane “New York Times” ka bërë një investigim të hollësishëm të jetës para angazhimit në politikë dhe më pas në poste të rëndësishme, të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë gjithë karrierës së tij është përfolur për lidhjet me bandat kriminale, por dhe me krimet më të rënda të në shtetin serb. Shkrimi i titulluar “Presidenti, holiganët e futbollit dhe një “shtëpi horrori e botës së nëndheshme” i bën një skaner Vuçiçit, me një dëshmi tronditëse. Gazeta thotë se evidenton prirjet e tij të dhunshme dhe një episod ku ai që udhëheq sot Serbinë u përfshi në një…
Krahas vrasësve me pagesë të cilët e kanë profesion këtë punë, grupet shqiptare janë përpjekur të përfshijnë edhe të huaj që kanë shërbyer në strukturat policore apo ushtarake. Efthymoius Eftthymiou (Eftimius Eftimiu) dikur kishte qenë një oficer i lartë policie në shtetin grek. Emri i tij u bë i njohur në Shqipëri, gjatë hetimeve për zbardhjen e vrasjes së shtetasit Dejvi Kasmi, i. cili mbante edhe emrin Dëfrim. Ngjarje kjo e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 29 janar 2018, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, gjatë momentit kur viktima po kthehej në apartamentin tij, pasi kishte dalë…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur ditën me një foto në Facebook bashkë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryebashkiak të Skraparit, Euglen Mustafallari. Meta shkruan edhe se ky është maj i luleve dhe i ndryshimeve. “Maji i luleve dhe i Ndryshimit. Mirëmëngjes të gjithëve së bashku me Kryebashkiakun e Skraparit, Euglen Mustafallari”, shkruan Meta.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Holandë të mërkurën vonë për një udhëtim të paparalajmëruar më parë. Ai arriti në aeroportin e Amsterdamit me një aeroplan të qeverisë holandeze që vinte nga Helsinki dhe më pas u drejtua në një autokolonë drejt Hagës nën shoqërimin e policisë. Ligjvënësit holandezë konfirmuan në Twitter se një takim me presidentin ukrainas ishte planifikuar në Hagë të enjten. Mediat holandeze raportuan se ai do të takohet gjithashtu me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe do të mbajë një fjalim në Hagë. Raportohet se është planifikuar gjithashtu një vizitë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Gjykata e…
Dashi Tani duhet të jeni veçanërisht të durueshëm, gjë që nuk është e lehtë pasi është një aftësi disi “e errët” për ju, por duhet bërë një përpjekje. Drejtpërdrejtësia juaj nga njëra anë vlerësohet dhe nga ana tjetër lëndon ata që e urrejnë të thuhet e vërteta. Demi E enjten po jetoni një periudhë të rëndësishme por pa pushim. Ka shumë situata për të menaxhuar dhe angazhime të shumta, aftësia juaj për të vepruar është e jashtëzakonshme dhe suksesi nuk mungon. Do të duhej qoftë edhe një pushim i vogël për të marrë frymë. Binjakët Më shumë se yje të…
Këtë të enjte, moti do të jetë i karakterizuar nga kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale në mesdite në zonat malore dhe zonat kodrinore. Temperaturat minimale do të luhaten 5- 12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 11 -15°C ne veri , 18 -22°C ne zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim te forcës 3 -4 balle në det të hapur.
Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj në emisionin Now në Euronews Albania, Aishe Haklajt për padinë e saj në SPAK ku e akuzon për vrasjen e vëllezërve të saj. Berisha u shpreh se njëra nga motrat Haklaj, Zylfia është vrasëse dhe ka vrarë 2 njerëz në mes të kafenesë. Sipas tij, Haklajt kanë kryer më shumë vrasje në Tropojë se 100 vjet të marra së bashku. “Njëra prej tyre është vrasëse e mirëfilltë, Zylfia, ka vrarë në mes të kafenesë 2 vetë dhe absolutisht kjo ka vrarë. Është bandë shtetërore, ishin kapitenë, oficerë të gjithë me grada ishin ata. Ata e…
Erion Veliaj ka thelluar edhe një herë tjetër avantazhin me rivalin e tij kryesor për garën për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Kandidati socialist, njëherazi kryetar aktual, është rritur me 1% në mbështetjen e tij ndërkohë që Këlliçi ka rënë me 3% krahasuar me sondazhin e Piepolit më 19 prill, pra 2 javë më parë. Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 49-53% e qytetarëve në Tiranë do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë. I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë…
Grida Duma ka sfiduar kandidatin e çiftit Berisha-Meta për Tiranën, Belind Këlliçi duke i kërkuar të bëjë live në emision simbolin e tij të fushatës me gishtat e mesit. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, Duma iu drejtua Këlliçit duke thënë që ai që shfaqet në atë poster nuk është Belindi i vërtetë, por është në kuadër të strategjisë elektorale. Belindi u tërhoq duke mos pranuar sfidën e Grida Dumës, duke thënë se nuk mund të thyejë etikën në televizion publik, edhe pse drejtuesja e emisionit u zotua që do të retushojë ekranin. Kjo deklaratë e Këlliccit bie ndesh…