Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat garantoi qytetarët në Elbasan, Kamëz dhe Vorë për fshehtësinë e votës, pasi në këto qytete, votimi më 14 Maj do të kryhet elektronikisht. Celibashi theksoi se kushdo që thotë të kundërtën është një spekulant politik. “Kemi patur jo në mënyrë fare zyrtare, por kemi patur disa shqetësime të tilla që janë adresuar në KQZ në lidhje me sigurinë dhe garancinë e fshehtësisë së votës. Jam këtu për ta rikonfirmuar për të disatën herë si personi i duhur për ta bërë këtë, për të thënë që garancia është e plotë…
Author: tirana
51-vjeçari Petrit Vuksani u vra në banesën e tij, që e kishte dhënë me qira tek Lekë Vuksani, banesë të cilën autori i krimit e kishte marrë me qira. 34-vjeçari u arrestua pas 21 orësh kërkime, dhe ka dhënë dëshminë e tij në policinë vendore të Shkodrës, por në fund nuk ka pranuar ta firmosë. Në bisedë të lirë me efektivët, 34-vjeçari ka deklaruar se njihej me viktimën pasi të dy janë nga Dukagjini dhe se i kishte marrë shtëpinë me qira prej disa kohësh. “Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me…
Edhe pse kanë mbetur vetëm dy javë nga zgjedhjet, Partia Demokratike nuk ka çuar ende listën me komisionerët e saj. Në këto kushte, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji i kërkon Ilirjan Celibashit listën e anëtarëve. “Së fundmi, jemi vënë në dijeni se në disa Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, subjekti zgjedhor “Partia Demokratike” ende nuk ka dërguar propozimet dhe dokumentet për anëtarë në Komisionet e Qendrave të Votimit, në tejkalim te afateve të përcaktuara në nenin 36 pika 2 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar. Nisur nga sa më…
Kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi sot një takim me ish-drejtorin e kulturës në bashkinë Berat, Kadri Kukën. Në një postim në rrjetet sociale, Bejko vuri theksin tek bashkëpunimi mes tyre për hartimin me sukses të dosjes për ta bërë Beratin pjesë të UNESCOS. “Me Kadri Kukën, ish-drejtorin e kulturës në Bashkinë Berat, diskutuam për periudhën që unë kam qenë prefekt i qarkut në 2005- 2007. Më vjen mirë që edhe pse kanë kaluar vite nga ajo periudhë kolegët që kemi punuar ruajnë respekt për angazhimin tim. Kadriu ka shkruar edhe një libër, “Beratasit…
Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka bërë një deklaratë raciste kundër shqiptarëve. Gjatë një interviste për një media greke, Beleri është shprehur se shqiptarët janë të zbritur nga Kaukazi. “Ka dhe shqiptarë që me shumë gjasa kanë zbritur nga mali Alba i Kaukazit”, deklaron ai për një televizion grek. Nuk është e qartë nëse Beleri i është referuar ndonjë studimi shkencor të bërë prej tij, apo deklarata ishte thjeshtë zbatimi i një porosie nga qarqe nacionaliste greke, të cilave ai u përket. Kandidati i Berishës nuk njihet si dashamirës i shqiptarëve në…
Një 27-vjeçar nga Tirana është arrestuar këtë të enjte për veprën penale “dhunë në familje”. Policia thotë se i riu ka dhunuar motrën e tij. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur motivet e dhunës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin O. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij”, njofton policia.
Ermal Meta i bashkohet artistëve të shumtë të cilët përkrahin në zgjedhjet e 14 majit Erion Veliaj. Përmes një videomesazhi, ylli i skenës italiane me origjinë shqiptare Ermal Meta shprehet se nuk ka njohur ndonjëherë një person që punon më shumë se kryebashkiaku Veliaj. Teksa e uron për fitoren më 14 maj, Meta thekson se Tirana dhe qytetarët e saj kanë nevojë për punën e tij. “Përshëndetje Lali Eri! Shpresoj që ky mesazh të të gjejë mirë! Do të të tregoj një gjë. Para disa vitesh, kur më pyesnin nëse unë do kthehesha në Shqipëri të jetoja, unë i përgjigjesha…
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi këtë të enjte turin e takimeve me banorë të zonës së Kasharit, ku bisedoi me banorët për programin e tij. Këlliçi preku disa nga prioritetet, duke vënë theksin te transporti publik falas. Duke u ndalur në një stacion urbani krejtësisht të amortizuar, Belind Këlliçi premtoi që pas 14 majit, urbani do të jetë jo vetëm falas në qytet dhe në fshat, por njëkohësisht ky shërbim do të modernizohet. “Ky është stacioni më i mirë që ka Kashari dhe shiheni se në çfarë gjendje është. Për një stacion autobusi,…
Presideti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar për gazetarët se atij ju kërkua që Serbia ta njohë de facto e de jure Kosovën pasi pala kosovare ka tentuar të krijohet një lloj i ri i planit zbatues. “Ishte një truk e qëllim për ta shtyrë Serbinë që ta njohë Kosovën de facto e de jure, duke u tentuar të krijohet një lloj i ri i planit zbatues”, deklaroi Vuçiç. “Në atë plan, pika 1 do të ishte prezantimi i planit, e pika 2 që ne t’i lejojmë ata të hyjnë në institucione ndërkombëtare, ndërsa pika 3 përmbushja e detyrimeve të…
Analisti Ben Andoni, thotë se do të ketë lajme të mira nga Spanja për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Ai shtone dhe se serbët duhet t’i kesh sërish frikë sepse po mendojnë një plan tjetër për të fituar. “Do kemi lajme të mira nga Spanja për Kosovën. Vuçiç po i shikon me shumë të drejtë këto. Por serbët duhet ti kesh sërish frikë se po mendojnë një plan tjetër për të fituar”,-tha ai.
Dy turistë gjermanë janë gjetur pas disa orësh kërkime nga policia, pasi ditën e djeshme kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë në Gjirin e Gramës në Vlorë. Sipas policisë, dy turistët ishin bllokuar për shkak të terrenit të thepisur në këtë zonë teksa eksploronin Gjirin e Gramës. Pas gjetjes, ata janë transportuar me mjet lundrues të Policisë Kufitare me qëllim për të marrë sa më shpejt ndihmën mjekësore. “Kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë, për shkak të thepisjes, në Gjirin e Gramës, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum dhe ato të Delta Forcës, në…
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me këshilltarët republikan të bashkisë së Tiranës që mbi 90% janë të rinj. Mediu theksoi se është momenti i tyre dhe e domosdoshme që të luftojmë fort në çdo rrugicë, lagje apo fshat të Tiranës, të bisedojmë dhe dëgjojmë njerëzit dhe ti kërkojmë të votojnë Nr4 Partinë Republikane. “Ky është një moment jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mendoj që jemi në situatën më të vështirë të historisë sonë kombëtare. Shpopullimi, varfëria, korrupsioni, krimi, dominojnë shoqërinë, duke krijuar një problem shumë të madh me bindjen se çfarë duhet bërë dhe çfarë po bëhet…