Author: tirana

Edhe këtë të enjte që në mëngjes, kandidatët kanë vijuar me takimet elektorale. Nga lagjja 1 e qytetit të Korçës në takimet e zhvilluara në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit, ministri i mbrojtjes, njëherazi drejtues politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, vuri theksin tek rritja e nivelit të jetesës dhe kalimi i Korçës në një tjetër nivel mirëqenieje. “Ky mandatë do të mbahet mend gjatë aq sa ne mbajmë mend çfarë ka ndodhur në Korçë. Ndryshimin e Korçës ne do ta kalojmë në një nivel tjetër. Edhe Shqipëria po kalon në nivel tjetër. E kemi filluar…

Read More

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka thotë se është finalizuar me sukses projekti “Ishujt 2023”. “MEPJ dhe ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi finalizuan me sukses projektin “Ishujt 2023” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për të gjitha kërkesat e dërguara nga bashkatdhetarët tanë me banim në Kretë, Rodos dhe ishujt përreth”, njoftoi Xhaçka. 809 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, nga bebe të porsalindura e deri te personat në moshë të thyer, kanë përfituar shërbimin, duke reduktuar kostot e dokumenteve të tyre biometrikë si dhe distancat e largëta. “Projekti zbatohet për…

Read More

Një tjetër shqiptar është vrarë në Spanjë. Viktima është Endrit Sinaj. Ai është qëlluar me një plumb në bark. Sinaj është një emër i njohur për policinë pasi rezulton me precedent kriminal në fushën e mariuanës dhe grabitjeve me dhunë në Shqipëri dhe Spanjë.

Read More

Simon Toska vuante dënimin në burgun e Fierit që prej vitit 2021, dhe mëngjesin e sotëm gjatë rrugës për në spital ai ka humbur jetën. Mësohet se viktima ka qenë i arrestuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Sipas njoftimit nga Drejtoria e Burgjeve, dje Toska ka referuar për lodhje dhe dobësi trupore. “Në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, i është dhënë ndihma mjekësore (goditja me kardio-version), në EKG konstatohet asistoli. Me gjithë ndihmën mjekësore që i është dhënë këtij shtetasi, mjekët e Spitalit Fier konkluduan se, shtetasi Simon Toska ka bërë exitus letalis (vdekje)”,-thuhet më tej në njoftim. Njoftimi…

Read More

Kalanë e Rozafës këtë herë e ka vizituar një grup përfaqësuesish ushtarakë nga vendet anëtare të NATO-s, pjesë e komandës së NATO-s, Norfolk Virginia. Specialistët e DRTK Shkodër, patën mundësinë t’i njihnin vizitorët me historinë e kalasë, si një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Grupit të ushtarakëve të NATO-s, iu prezantua “Rozafa”, si një monument i rëndësishëm i promovimit të vlerave historike të Shqipërisë, që së fundmi ka njohur rritje të numrit të vizitorëve. Vizitat turistike në Kalanë Rozafa kanë vijuar me ecurinë pozitive gjatë muajit prill, duke reflektuar rritje…

Read More

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, dhe kandidate e PS-së për një mandat të dytë, Emiriana Sako këtë të enjte ishte e pranishme në finalen e Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit “Niko Dovana”, ku garojnë për finalen 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore: 51N4E (Belgjik) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë). Ajo tha se bashkë me qeverinë shqiptare i hapet rrugë një tjetri projekti madhor, stadiumit të ri të Durrësit. “Ka nisur një vit më parë një angazhim dypalësh me ministrin e Arsimit dhe Sporteve dhe bashkinë e Durrësit për ngritjen e klasave sportive, sot kemi mbi 300 nxënës…

Read More

Këtë të enjte nga Durrësi, kryeministri Edi Rama ka folur për sportin, dhe më konkretisht për futbollin. Ai u ndal të fliste për marrëveshjen e arritur me klubin e futbollit, Manchester City. Rama tha edhe se Shqipëria ka marrë ekskluzivitetin për krijimin e kësaj akademie në Ballkan, e cila do të shndërrohet në një “fabrikë talentesh”. Rama tha se shumë shpejt do ndërtohet ekipi “Durrës City”, që do të jetë një vazhdimësi e akademisë së të rinjve të kësaj skuadre, por theksoi se kjo shkollë futbolli do i shërbejë të gjitha ekipeve. “Kemi marrë ekskluzivitetin që të jemi një qendër…

Read More

Një 52-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën rrugës për në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në burgun e Fierit dhe dyshohet që shkak i vdekjes ka qenë një infarkt. Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor i ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital. 52-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Fierit.

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi u kap me 104 kg kanabis gati për shitje. Kristian (Nikola) Skëndaj u kap në flagrancë teksa drejtonte mjetin që po transportonte 10 pako me kanabis. Shërbimet e policisë e pikasën pasi 48-vjeçari po transportonte drogë me makinë luksi, tip “Chrysler”. Drogën e kishte fshehur në bagazhin e automjetit. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë te kursi i këmbimit. Guverantori Gent Sejko, thotë se nga analizat e kryera në tregun valutor, rezulton se rënia e euros po ndodh për shkaqe objektive dhe jo nga paraja informale. “Lidhur me kursin e këmbimit, BSH ka sqaruar se Kursi i Këmbimit ka qenë në epërsi prej disa vitesh, duke u mbiçmuar. Forcimi është më i fortë sepse vjen si pasojë e disa faktorëve. Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë rritje të konsiderueshme të investimeve të huaja, të të ardhurave nga turizmi, rritje të eksporteve në total”, tha Sejko. Banka e…

Read More

Policia në Serbi ka dhënë detaje në lidhje me sulmin me armë zjarri në një shkollë në kryeqytetin e vendit, ku humbën jetën 8 nxënës dhe një roje i shkollës. Sipas policisë autori i sulmit, një 14-vjeçar, kishte krijuar skica të klasave si dhe kishte një listë të personave që synonte të vriste. Autori i sulmit, Kosta Kecmanovic, fillimisht vrau një roje në shkollën në qendër të Beogradit dhe më pas tre nxënës në një korridor, sipas zyrtarit të lartë të policisë Veselin Milic. Vuçiç tha se vrasësi u dërgua në një repart special të një klinike psikiatrike dhe se…

Read More

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se ndarja përfundimtare me Sali Berishën ndodhi kur ai bëri koalicion me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta. Gjatë një interviste televizive, Alibeja tha se rrugët me Berishën u ndanë kur, siç shprehet, “u strehua në një parti të majtë”. “Momenti politik i cili bëri ndarjen finale nuk ishte 8 Janari edhe pse i shëmtuar ishte, nuk ishte 30 Prilli, nuk ishte Tetori i vitit të kaluar kur dolëm, ishte momenti kur Sali Berisha mori dhe shkoi e u strehua tek një parti e majtë, Ilir Meta. Aty ndahen rrugët…

Read More