Author: tirana

Katër finalistët kanë vijuar me bisedat e tyre nga më të ndryshmet teksa presin ditën e madhe të shtunën. Një nga temat që ata hapën ishte “gjëja më e çmuar” që kanë. Ata vendosën të përjashtojnë familjen duke qenë se të gjithë atë do thonin. Dea: E heqim familjen se të gjithë familjen do themi Efi: Dakord, unë pas familjes, kam personin me të cilin jam në marrëdhënie Kristi: Po pas familjes, truri im Luizi: Unë prapë te Kiara përfundoj, ndërsa gjëra materiale gjëja më e çmuar që kam është një makinë Golf 5.

Read More

Garën se kush është politikani me i besuar në këto zgjedhje, e fiton Edi Rama me 49% të qytetarëve që e kanë votuar atë në sondazhin e bërë nga Piepoli. Në vendin e dytë qëndron Sali Berisha me 34%. Ia vlen për t’u theksuar se politikani më pak i besueshëm nga shqiptarët edhe për këtë proces zgjedhor është Ilir Meta, me vetëm 1%. Atij ia ka kaluar edhe Enkelejd Alibeaj, të cilin e kanë votuar 6% e qytetarëve të pyetur në sondazh.

Read More

Nga Kastriot Dervishi / Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit, një artikull i botuar vite më pare, në revistën “Në shërbim të popullit” (organ i dikurshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme), nga Nuri Mehmeti, me titull “Kur hidheshin themelet ekonomike të pushtetit popullor”. Ky shkrim, është botuar në faqet 14 – 15, të numrit të gushtit 1984, në revistën në fjalë, me okelion “40 vjet çlirim, rrugë lufte e fitoresh”!  Polemikat e mëvonshme në lidhje me këtë artikull lindën pasi shifra prej 43.816.682 monedhash ari që përmendej në artikull, e grabitur nga Sigurimi i…

Read More

Efi ka bërë pasditen e sotme një bisedë të sinqertë me fansat, e vetme në oborrin ë shtëpisë. Ajo ka treguar se vetëbesimi dhe arrogance e saj ka qenë pjesë e lojës, ndërkohë që ajo që i intereson është dashuria nga fansat. “A se kam dashur t’ju them që ka qenë pjesë e lojës arroganca në një moment, vetëbesimi i tepërt. Jo se s’kam vetëbesim por për pjesën e fitores. Mjafton të më doni ju dhe jam në rregull, nëse s’më doni është problem.”- tha Efi.

Read More

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi akuzohet se ka rrahur një 16-vjeçar grek i cili kishte veshur fanellën e PAOK-ut, skuadër futbolli në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Sarada Ecclesias të Selanikut. Sipas dëshmitarëve okularë, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një fanellë me logon e skuadrës kundërshtare. Pasi e kanë rrahur e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur. Dëshmitarët që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë…

Read More

Policia greke ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar, pasi ka dhunuar një 16-vjeçar, i cili mbante veshur fanellën e PAOK-ut, skuadër futbolli në Greqi. Sipas dëshmitarëve, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor, të cilët e kanë goditur me shkelma e grushte, vetëm për faktin se mbante veshur një fanellë me logon e skuadrës kundërshtare. Autorët, pasi e kanë rrahur, e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur me shpejtësi nga vendngjarja. Ishin kalimtarët ata që i ofruan ndihmën e parë dhe telefonuan ambulancën.

Read More

Njohja e pensioneve me Greqinë nuk është me një çështje e lënë nëpër sirtarë. Qeveritë e të dy vendeve kanë mbyllur fazën e parë të bisedimeve ne Athinë e Tiranë, duke treguar vullnet për të përmbyllur marrëveshjen së shpejti. Marrëveshja për njohjen e pensioneve me Greqinë ka përparuar dhe të dy palët kanë rënë dakord parimisht. Në muajin prill, drejtuesit e sigurimeve shoqërore të dy shteteve kanë mbyllur diskutimet teknike në Tiranë, për t’i hapur rrrugë njohjes së viteve të punës së emigrantëvë shqiptarë në Greqi, si një prej komuniteteve më të mëdha të diasporës shqiptare. Në shtator të vitit 2022, biseda…

Read More

Stilistja Christine Baumgartner ka bërë kërkesë për divorc ndaj bashkëshortit të saj, aktorit Kevin Costner, duke i dhënë fund martesës së tyre 18-vjeçare për “mospërputhje karakteresh”. 49-vjeçarja kërkoi kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre: Kayden, 15, Hayes, 14 dhe Grace, 12 vjeç. Pas një ndarje të shkurtër në 2003, Baumgartner dhe Costner u rilidhën dhe u martuan. Në maj të vitit 2007, erdhi në jetë djali i tyre më i madh, Kaiden, dhe në shkurt 2009, djali i tyre i dytë, Hayes. Një vit më pas, çifti mirëpriti vajzën Grace.

Read More

Edhe pse deklaron se ka përfunduar studimet e larta për Shkenca Politike, kandidati i Foltores Indrit Hoxha duket se ka probleme të mëdha në njohjen e gjuhës shqipe. Mjafton ky tekst i postuar nga ai në rrjete sociale gjatë një takimi në Bashkinë e Vorës, për të kuptuar gafat drejtshkrimore që edhe një nxënës në ciklin e ulët nuk do t’i bënte. Aktualisht, Hoxha garon për Kryetar të Bashkisë Vorë nën logon e Koalicionit të drejtuar nga Berisha dhe Meta.

Read More

Kristi ka folur për herë të parë në lidhje me marrëdhënien që kishte lënë jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”. Gjatë një bisede me Dean, ai u shpreh se fakti që ishin larg, takoheshin rrallë, dhe kjo gjë e bënte të vështirë raportin e tyre. “Mund të bëhej shumë serioze. Do shkonte drejt asaj. Nuk ishte një njohje, ishim takuar ne, por jetonim dhe larg dhe nuk takoheshim shumë. Ishte shumë e vështirë. E doja? E kisha qejf, nuk ishim takuar aq shpesh sa të duheshim, sa ta doja unë. Ku duhet një njeri kaq thjesht”, u përgjigj ai. 

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat. Shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga. Si pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, ndërkohë që ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Read More