Kryeministri Edi Rama ka treguar me foto sesi po shkojnë punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Rama shkruan se ky projekt pritet që përfundimin fizik ta ketë në vitin 2024. Me përfundimin e kësaj hekurudhe udhëtimi nga Tirana në Durrës do të zgjasë vetëm 12 minuta. “Hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024. Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis. Falë kësaj linje…
Author: tirana
Sot banorët e “Big Brother Albania vip 2”, kanë përjetuar emocione të bukura. Ata ishin vendosur rreth pishinës, kur panë se qielli u mbush me parashuta, të cilat mbanin emrin e të katërt finalistëve. Parashutistët bënë një spektakël mbi shtëpinë më të famshme të Shqipërisë “Big Brother”, ku ky moment do mbetet i paharrueshëm për banorët. Të katërt u gëzuan për këtë dhuratë të bukur dhe shprehen me brohoritma emocionet e tyre.
Pas dy ditësh, Charles II do të kurorëzohet si mbret dhe ka ardhur momenti që nga garderoba mbretërore të dalin veshjet speciale, disa prej të cilave nuk janë veshur në shtatëdhjetë vjet që nga kurorëzimi i Mbretëreshës Elizabeth II. Dy veshje veçanërisht të rëndësishme historike, të njohura si Supertunika dhe Manteli Imperial, do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë ceremonisë. Supertunika është një pallto e gjatë mëndafshi e zbukuruar me dantella ari. Fillimisht u dizenjua për kurorëzimin e Mbretit George V në 1911. Si Supertunika, ashtu edhe Manteli Imperial janë veshur për herë të fundit në kurorëzimin e Mbretëreshës…
Nga Kreshnik Spahiu 33 vite pas përmbysjes komunizmit, fantazma e sovranitetit kundër gjithë planetit por rishfaqet sërish në Shqipëri. Djaloshi komunist i vitit 1968 Sali Berisha, besniku i partisë që militoi dhe u zgjodh 50 vjet më parë sekretar i PPSH në spitalet shqiptare, por rikthen kauzën e dikurshme, por ndryshe nga Enver Hoxha që shpalli sovranitet ndaj lindjes dhe perëndimit, kundër Rusisë dhe Amerikës, kundër Kinës dhe Europës nxënsi i tij Berisha ka shpallur teorinë e sovranitetit vetëm kundër perëndimit, Amerikës dhe Anglisë. Pasi shkatërroi të gjithë avionët MIG ushtarak dhe i shiti për skrap. Pasi shkatërroi gjithë sistemin…
Lekë Vuksani do të përballet me drejtësinë për vrasjen e 51-vjeçarit Petrit Vuksanin, pas sherrit për qiranë e banesës. 34-vjeçari ishte fshehur në shtëpinë e një gruaje në Shkodër, kjo pasi e kishte kërcënuar. Autori Lekë Vuksani e njihte atë pasi zonja në fjalë ishte fqinje me vëllain e tij. Ajo është habitur kur ai i ka shkuar me armë. Nga errësira dhe nga frika ajo nuk ka reaguar. Gruaja në dëshminë e saj në polici, ka thënë se Lekë Vuksani ka shfaqur një sjellje normale. Ajo e ka parë atë duke komunikuar me familjarët dhe duke i treguar vendndodhjen,…
Serbia është në gjendje shoku, pas masakrës në një shkollë fillore të Beogradit, ku një 14-vjeçar hapi zjarr dhe vrau 8 bashkëmoshatarë dhe një roje sigurie. Në një fjalim televiziv për kombin, presidenti Vuçiç tha se 14-vjeçari i cili sipas ligjit serb nuk mund të mbajë përgjegjësi penale, do të dërgohet në një klinikë psikiatrike. Ai e cilësoi sulmin si ditën më të vështirë në kohët moderne të vendit. Vuçiç sugjeroi që mosha e përgjegjësisë penale të ulet në 12-vjeç pas sulmit të së mërkurës dhe propozoi gjithashtu një sërë reformash të tjera, përfshirë kontroll i licencave të armëve të…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me Forumin e Gruas në Kavajë, ku vuri në dukje se qyteti ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm nën drejtimin e kryetarit Redjan Krali, i cili kandidon për një mandat tjetër në 14 Maj. Veliaj tha se Kavaja ka zgjedhur të ecë përpara me Partinë Socialiste dhe nuk mund të kthehet më mbrapa. “Pyetja është se çfarë vendimi do marrim pas 10 ditësh? Do shkojmë mbrapa apo do të vazhdojmë përpara? Më kujtohet Kavaja kur plehrat ishin mullar. Sa hyje në qytet më shumë shikoje tufa…
Kryetari i grupit parlamentar dhe njëherësh drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, zhvilloi këtë të enjte një takim me qytetarët në Patos dhe me kandidatin e tyre Fatjon Durajn. Balla bëri thirrje që askush mos ta çojnë votën dëm tek hijet e së shkuarës. “Nëse doni një bashki që punon dhe nuk fle gjumë atëherë të votojnë Partinë Socialiste pasi është e vetmja zgjidhje për të çuar përpara Shqipërinë dhe shqiptarët. Më 14 maj vota juaj është vendimtare për Patosin dhe për gjithë Shqipërinë. Nëse doni punë keni Fationin, nëse doni ta çoni votën dëm…
Në Pogradec të dhunuar janë burrat, madje janë lëshuar edhe urdhra mbrojtje për burrat e dhunuar. Ekspertët mendojnë se rastet e kësaj dhunë janë shumë herë më të larta nga ato që raportohen. Sipas koordinatorit kundër dhunës në familje dhe barazisë gjinore, dhuna e ushtruar ndaj burrave është kryesisht psikologjike dhe ndryshe nga gratë që për raste të tilla kanë qendra këshillimi, për burrat ende nuk një shërbim të tillë në qytetin e Pogradecit. Në harkun kohor të një viti në Pogradec janë regjistruar 7 raste, kur burrat janë pajisur me urdhra mbrojtje. Ndërsa për të njëjtën periudhë janë gati…
Dy finalistët e vitit të kaluar të “Big Brother VIP 1 Albania”, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, surprizuan mbrëmë katër finalistët e BB Vip 2. Vëllai i Madh kishte përgatitur një darkë për ta në oborr, të cilën e shijuan të gjithë. Në momentin që Iliri dhe Donaldi po largoheshin, katër finalistët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkuan t’i përcillnin te dhoma e rrëfimit. Teksa Shaqiri dhe Veshaj po hynin te dhoma e rrëfimit, Luiz Ejlli duke qeshur tha: “Po ikim në aeroport ne tre fituesit”.
Sot është kryer testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik për zgjedhjet e 14 majit, ku kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se ky test ka shkuar shumë mirë. Ai është ndalur edhe te vota e emigrantëve, ku tha se po punohet që të jetë e mundur brenda 2025. Për këtë arsye i bëri thirrje partive politike që me të përfunduar këto zgjedhje, të ulen në tryezë dhe të diskutojnë dhe të përfundojnë Reformën Zgjedhore. “Dua që 2025 të mundësojmë që votimin e shqiptarëve që votojnë jashtë Shqipërisë, është një proces me shumë të panjohura, me rëndësi që…
Për vrasjen e bujshme të Ardian Nikulajt në Shëngjin, nga një grup vrasësish nga Anglia, ka bërë që dy prokurorë britanikë të mbërrijnë në Shqipëri, kjo për tu njohur me dosjen hetimore. Hetuesit anglez po zhvillojnë takime me drejtues te prokurorisë se Lezhës dhe grupin hetimor ne lidhje me këtë çështje. Autoritetet angleze kërkojnë që të njihen me provat për të vendosur me pak rreth ekstradimit te personave te arrestuar në Angli me kërkesë të prokurorisë së Lezhës. Kujtojmë se katër persona që u shpallën në kërkim në Shqipëri u kapën dhe u arrestuan në Britani. Steven Hunt, 49-vjeç, Thomas…