Në Pogradec të dhunuar janë burrat, madje janë lëshuar edhe urdhra mbrojtje për burrat e dhunuar. Ekspertët mendojnë se rastet e kësaj dhunë janë shumë herë më të larta nga ato që raportohen.
Sipas koordinatorit kundër dhunës në familje dhe barazisë gjinore, dhuna e ushtruar ndaj burrave është kryesisht psikologjike dhe ndryshe nga gratë që për raste të tilla kanë qendra këshillimi, për burrat ende nuk një shërbim të tillë në qytetin e Pogradecit.
Në harkun kohor të një viti në Pogradec janë regjistruar 7 raste, kur burrat janë pajisur me urdhra mbrojtje. Ndërsa për të njëjtën periudhë janë gati 10-fish më të larta rastet kur gratë kanë marrë urdhra mbrojtje.