Dy punonjës të hekurudhës janë goditur për vdekje nga një tren këtë të enjte në Gjermani, në afërsi të qytetit të Kolnit. Në momentin e aksidentit, thuhet se ata ishin duke kryer punime në binarët e trenit. Siç shkruan gazeta gjermane Bild, ekipet e emergjencës, oficerët e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Organet e rendit e të drejtësisë po i zhvillojnë hetimet për ta zbardhur rastin.
Author: tirana
Në shumicën e rasteve jemi mësuar që të dëgjojmë lajme se gratë denoncojnë dhunën që u shkaktojnë burrat, por ndryshe ndodh në Pogradec. Tashmë nuk është më tabu që një burrë të denoncojë bashkëshorten për dhunë. Personat e specializuar që merren me rastet e dhunës, tregojnë se ky fenomen ka ekzistuar gjithmonë, por kohët e fundit kanë nisur edhe denoncimet nga ana e burrave. Shkaqet janë të ndryshme. “Rastet e denoncimit të burrave kryesisht për dhunë psikologjike ka ardhur duke u rritur vit pas viti. Kjo vjen për shkaqe të ndryshme. Dinamikat e familjes kanë nisur të ndryshojnë, situata social…
Një 16-vjeçare ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në shkollën private “Ruđer Bošković” në Beograd, Serbi. Ajo është futur në ambientet e shkollës me një thikë kuzhine në duar dhe ka sulmuar një nxënës dhe mësuesin. Fatmirësisht nuk kanë pësuar plagë të rënda dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Kujtojëm se ditën e djeshme një 14-vjeçar shkaktoi një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore.
Për të dytën ditë radhazi, Bordi i Transparencës ka rishikuar (me ulje) çmimet tavan të karburanteve. Çmimet e reja Nafta: 169 lekë/litri me pakicë, 157 lekë/litri me shumicë Benzina: 172 lekë/litri me pakicë, 161 lekë/litri me shumicë Gazi: 62 lekë/litri me pakicë, 50 lekë/litri për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 75 lekë/litri Bordi i Transparencës, 04/05/2023 Sipas njoftimit, vendimi wshtw marrw referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.05.2023, ku rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 740, -35 nga data 02.05.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 633, -24 nga data…
Një 14 vjeçar shqiptar në Greqi, humbi jetën pasi u rrëzua nga biçikleta, teksa përplasi kokën në një shkëmb. Tragjedia thellohet Akoma edhe me shumë, kur prindërit e të miturit, po përballen me skandalin nga pika kufitare doganore ku nuk iu lejohet të hyjnë në Greqi, vendin ku punojnë dhe jetojnë. Pasi varrosën djalin në Shqipëri, dy prindërit janë përballur me vështirësi kur kanë vendosur që të rikthehen në punë, duke mos u lejuar që të hyjnë në territorin grek, pasi burrit i kishte mbaruar leja e qëndrimit. Kryetari i komunës Kipseli në Agrinio, Stratos Iliadhis i ka bërë thirrje…
Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku një makinë ka përfunduar përmbys në rrugë. Policia bën me dije se shoferi që drejtonte me shpejtësi Benz-in, ka qenë në gjenjde të dehur dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një pemë dhe më pas ka përfunduar përmbys në rrugë. Mjeti i cili ka fluturuar për pak sekonda në ajër dhe më pas është përmbysur.
Edmond Haxhia dhe e fejuara e tij kanë blerë në Tiranë motorin që u përdor nga portugezi Ruben Saraiva për vrasjen e Ardian Nikulajt. Personi i cili i ka shitur motorin tregon se është marrë në telefon nga një person i cili nuk i ishte prezantuar, por vetëm e kishte pyetur nëse ende e kishte motorin për ta shitur. Pasi ranë dakord, u takuan në zonën e njohur si ‘Kryqëzimi i 21 dhjetorit’ ku Edmond Haxhia dhe e fejuara e tij e prisnin pronarin e motorit brenda një automjeti tip “Mercedez Benz”. Më pas kanë shkuar të shtëpinë e tij…
Dea dhe Luizi kanë rikthyer sërish pakënaqësitë që kanë pasur gjatë rrugëtimit në “Big Brother”. Dea ka përmendur rastin kur Luizi me nerva i ka thënë se do e zhargavittë, një kërcenim që Dea nuk e ka harruar. Ajo i thotë Luizit se ka nevojë për terapi sepse kur i ngrihen nervat, nuk e menaxhon dot veten dhe bëhet i frikshëm. Dea: Kur më the mua do të të zhargavit në mur nuk e kishe as garë as lojë. Luizi: Në garë ishim. Dea: Edhe e luajte shumë bukur ë? Po ty të ishin errësuar sytë mo, të ishte tharë…
Largimi në mënyrë të beftë nga pa lejen e klubit drejt Arabisë Saudite, duket se i ka vënë vulën “divorcit” mes “pleshtit”, Leo Messi dhe “gjigandëve” francezë të PSG, mirëpo teksa gjithë bota pret një rikthim të 7 herë fituesit të “Topit të Artë” te Barcelona aty ku shkroi historinë gjithçka duket se ka marrë një rrjedhë tjetër dhe tashmë Messi mund të transferohet te “rivalët” e Al-Nassr të Cristiano Ronaldos, Al-Hilal. Këtë “informacion” e zbuloi në një intervistë për prestigjiozen spanjolle “MARCA”, agjenti i FIFA-s, Marco Kirdemir, i cili mban gjithashtu dhe një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin e…
Këngëtarja dhe kantautorja e njohur britanike Linda Lewis është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare. Familja e saj konfirmoi vdekjen e saj të mërkurën mbrëma, kur motra e saj Dee Lewis Clay ndau lajmin në mediat sociale. “Me pikëllimin dhe pikëllimin më të madh ndajmë lajmin se motra jonë e dashur, bukuroshe Linda Lewis ndërroi jetë sot në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj. Familja kërkon që ju të respektoni privatësinë tonë dhe të na lejoni të pikëllojmë këtë kohë zemërthyese”, ka shkruar ajo. E njohur për gamën e saj vokale me pesë oktavë, Lewis shijoi suksesin solo në vitet 1970 dhe një…
Kombet e Bashkuara në një deklaratë të fundit të bërë ka njoftuar se çmimi më i lartë për lirinë e shtypit iu dha tre gazetareve të burgosura në Iran, “për përkushtimin e tyre ndaj të vërtetës dhe llogaridhënies”. Sipas OKB fituesja e parë është gazetarja Niloufar Hamedi, e cila nxori lajmin për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini shtatorin e kaluar, ndërsa ishte ndaluar nga policia e moralit se nuk e kishte veshur siç duhet shaminë e kokës. Fituesja e dytë është gazetarja Elaheh Mohammadi, e cila shkruajti për funeralin e zonjës Amini. Fituesja e tretë është Narges Mohammadi, e cila…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit në Hagë bëri thirrje që të respektohet liria, drejtësia dhe paqja. Ai tha se rreth 6,139 krime lufte janë kryer vetëm nga rusët në prill, dhe se 207 civilë kanë humbur jetën nga këto krime përfshirë 11 fëmijë. Ai tha se kjo luftë ishte padrejtë ndaj brezave të ardhshëm dhe se nuk mund t’i lëmë ata me probleme që nuk mund t’i zgjidhin. “Gjykatat në Ukrainë do të bëjnë të pamundurën që të gjithë personat që kanë kryer krime të mbajnë përgjegjësi”,-theksoi Zelensky duke falënderuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Zelensky falënderon sërish lidershipin politik holandez…