Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me demokratët në Durrës, ku prezantoi listën me kandidatët e PD për Këshillin Bashkiak. Alibeaj tha se Durrësi dhe durrsakët do të vendosin në 14 Maj e do të votojnë për veten, do të votojnë për qytetin e tyre, do të votojnë për të ardhmen dhe familjet e tyre duke votuar Partinë Demokratike. “Sot e shoh këtë shpresë dhe kam besim që edhe një herë si në 1990-ën e rimarrim edhe një herë rrotën e historisë atje ku ngeli në mes, ta çojmë përpara. Atë histori…
Author: tirana
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për arrestimin e 34-vjeçarit Lekë Vuksani, autori i dyshuar i vrasjes së Petrit Vuksanit, ngjarje e ndodhur në qytetin e Shkodrës. Policia sqaron seai arriti që t’i shpëtonte arrestimit për 21 orë duke u strehuar në një shtëpi në rrugën “Pjetër Budi”. Vuksani kishte mundur të futej dhe të qëndronte në këtë banesë duke kërcënuar me armë pronaren e saj. “Strukturat operacionale të DVP Shkodër dhe ato të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, pasi 21 orësh, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve…
Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain thuaj se janë të divorcuar tashmë. Pleshti ka udhëtuar drejt Riyadh-it pa leje dhe parisienët e kanë pezulluar për dy javë. Fituesi i Kupës së Botës po mendon tashmë të largohet njëherë e përgjithmonë nga Franca. Kontrata e Messit me PSG përfundon këtë verë dhe duket se nuk ka asnjë gjasë rreth rinovimit të tij. Sipas mediave, Messi është i gatshëm të heqë dorë nga një pagë e madhe vetëm që të rikthehet te Barcelona. Fillimisht, katalanasit duhet të rregullojnë bilancin e rrogave të lojtarëve që ka shkuar gati në 200 milionë euro.
Bashkia e Tiranës ka hapur në Tufinë “Strehëzën Veterinare”, qendrën e kafshëve të rrugës që i jep zgjidhje përfundimtare problematikës së qenve endacakë në kryeqytet. “Strehëza” do të funksionojë me konceptin e “shtëpisë së përhershme” për qentë endacakë, por edhe si qendër veterinare, ku do të kryhen proceset e sterilizimit, vaksinimit dhe matrikullimit, e më pas edhe adoptimi i tyre nga kafshëdashësit. “Vitet e fundit kemi trajtuar 6 mijë qen në situatë rruge, të cilët janë vaksinuar dhe kanë marrë shërbimin mjekësor, e më pas janë adoptuar. Sigurisht, tani që kemi një hapësirë më dinjitoze, ky proces ndodh me kushte…
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha pasi kallëzoi këtë të mërkurë në SPAK kryetarin e Bashkisë së Vorës, zonë ku ai garon. Në një dalje për mediat, ai ftoi organet e drejtësisë që të hetojnë tenderin për pastrimin. Mes të tjerash Hoxha i bëri thirrje SPAK që të hetojë dhe të sekuestrojë dokumentet e bashkisë sa i takon këtij tenderi, ndërsa ftoi institucionet e drejtësisë që të hetojnë pasurinë e tij dhe të kryebashkiakut aktual të Vorës. “Vora ka qenë vatër e nxehtë elektorale. Unë inkurajoj qytetarët që të dalin të lirë, të mos bien pre e shantazhit dhe…
Kryeministri Edi Rama vijoi sot takimet elektorale në Mat, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në 14 Maj, kryebashkiakun aktual Agron Malaj. Rama kujtoi sesi ishte Mati kur PS-ja mori detyrën për drejtimin e bashkisë. “Kujtoni se çfarë braktisjeje, rrënimi, zymtësie dhe dëshpërimi kishte pothuaj në gjithë bashkitë e Shqipërisë. Madje edhe në ato bashki ku drejtonin socialistët ishte një situatë shumë e rëndë, sepse ata që rikthehen këtu rikërkojnë vota pa pikën e turpit. Edhe kur kanë pasur qeverinë, në asnjë rast nuk kanë pasur sens të zhvillimit të qyteteve dhe komuniteteve. I kanë parë njerëzit si mish për…
Gjatë fushatës në Mat, kryeministri Edi Rama ndër të tjera pati edhe një amanet për gratë e të djathtëve. “Kam një lutje për gratë e Matit. Kapini të gjitha gratë, komshiet, dhe gratë që i kanë burrat djathtas, nxitini për t’i marrë me vete për të ecur vetëm përpara në 14 maj, Bashkia është grua, qeveria është burrë. Imagjinoni sikur të ikni ju një muaj t’ja u lini një muaj shpinë burrat, shihni ça bëhet. Do i gjeni burrat rrugëve që s’do i dinë më shtëpitë, kështu është dhe bashkia, është nikoqirja e gjithë komunitetit. Do merret me pastrimin, do…
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Matit, ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama dhe e deleguara politike Belinda Balluku, kryebashkiaku Agron Malaj siguroi se investimet dhe projektet transformuese do të vijojnë dhe 4 vitet e ardhshme. Teksa falënderoi kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme, Malaj tha se Mati ka pësuar ndryshime rrënjësore. “Në emër tuaj dua të them falenderime dhe shumë mirënjohje kryeministrit dhe qeverisë së tij ku në të vërtetë në këto 4 vite, ka qenë mbështetja kryesore e të gjithë punëve të mëdha që ne kemi bërë në Bashkinë e Matit. Ju e mbani mend para 4 viteve,…
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama vijoi fushatën në Mat. Gjatë një takimi me qytetarët, Rama u bëri thirrje atyre që të mos votojnë për koalicionin Berisha-Meta. Po ashtu Rama tha se ata i kanë pasur në dorë bashkitë, por edhe kur kanë qenë në qeverisjen qendrore nuk kanë bërë asgjë për zhvillimin e vendit. “Ata që sot rikthen rikërkojnë vota pa pikën e turpit, nuk kanë pasur asnjë sens të zhvillimit të qyteteve. I kanë ndarë njerëzit si mish për top, e kanë propaganduar demokracinë si monopolin e tyre. Duke i trajtuar socialistët si komunistë, si persekutorë edhe pse…
Drejtuesja politike e qarkut Dibër, zv/kryeministrja Belinda Balluku zhvilloi sot një takim me qytetarë të Matit ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së saj, Balluku u ndal tek investimet e bëra në Mat, të cilin e cilësoi shembull për premtimet e mbajtura. “Kur vizitoj Matin është një shembull për t’u marrë se cilat janë planet tona dhe sesi ne duhet të punojmë në çdo bashki në të ardhmen. Këtu janë bërë premtime të cilat janë mbajtur, janë shtruar rrugë, janë ndërtuar ujësjellësa, kanalizime, janë rikonstruktuar shkolla dhe plane të rëndësishme kemi për të ardhmen. Këtu nuk…
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim priti këtë të mërkurë një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri në Ditën e Lirisë së Shtypit. Kim theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira. Diplomatja amerikane i nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm. “Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të…
Një masakër është regjistruar në Beograd të Serbisë, ku një nxënës 14 vjeç qëlloi me armë zjarri drejt shkollës fillore, “Vladislav Ribnikar”. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 ku nxënësi i klasës së shtatë ka vrarë rojën e shkollës dhe 8 nxnës që ndodheshin në korridor. I mituri nuk ishte i vetëm kur kreu masakrën, ai ka qenë së bashku me 6 të tjerë të cilët kanë qenë të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike. Mediat serbe raportojnë se i mituri që kreu masakrën është student shembullor dhe prindërit e tij janë pjesë e “bluzave të bardha”. Nga të shtënat ka…