Author: tirana

Nëndrejtoresha e një shkolle 9 vjeçare në Shtetet e Bashkuara është dhunuar nga nxënësi dhe përfundoi në spital me plagë të lehta në kokë dhe trup. Ngjarja shokuese ndodhi në shkollën “Westfield High School” në Teksas, ku shihen nxënësit që dhunojnë mësuesen, teksa kjo e fundit kishte ndërhyrë për të shuar një sherr mes dy djemve të klasës së nëntë. Videoja u filmua nga fëmijët e tjerë që shihnin ngjarjen, dhe si në çdo rast të ngjashëm u postua me shpejtësi në rrjetet sociale.

Read More

Armaldo Kllogjeri, maestro që mbetet një nga banorët më të komentuar të “Big Brother Albania Vip 2”, ka dhënë një sqarim për fansat e Luizit në “Wake Up. Ai tregoi pse u ftoh marrëdhënia e të dyve dhe jep sqarimin e plotë se çfarë kishte ndodhur me nominimin e Luizit, Kiarës dhe Bledit nga Olta. Neada Muçaj: Një person tjetër që është prekur shumë në momentin që ke dalë, është Luizi, i cili po këto ditë ka thënë që nuk ia fal maestros që nuk ma dha dorën kur u largua, por zgjodhi vetë Kiarën dhe Oltën që ta përcillnin.…

Read More

Sonte në mbrëmje do të luhet derbi në Londër. Arsenal dhe Chelsea masin forcat në duelin e dytë mes tyre, një përballje që vjen në momentin jo të mirë për dy ekipet. Arsenal synon të mbaj hapin e Manchester City-t në garën për titull, dhe një fitore e mundshme do shërbente për të parakaluar në renditje pikërisht skuadrën e Pep Guardiolës. “Blutë e londrës” duan që të rikthehen tek fitorja dhe të hedhin pas krahëve një ecuri zhgënjyese. Të dy skuadrat po kalojnë një ngërç në këtë pikë të sezonit. Arsenal ka koleksionuar 4 pikë, një fitore dhe një barazim,…

Read More

Kur ende nuk ka shenja se çfarë është bërë me dy 46-vjeçarët e zhdukur në Sarandë, familjarët e Fatmir Sulovarit dhe të Leonard Thodhorit këtë të martë mbajën një protestë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë. Vëllai i Fatmir Sulovarit, Gëzim Sulovari foli pas ballafaqimit të tij dhe të afërmve të Leonard Thodhorit me Muhamet Rrubullakun. Ai tha se do të ndërpriten protestat pasi besojnë se hetimet janë në rrugën e duhur. Pas komunikimit me kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, familjarët thonë se kanë shpresë që të paktën të kërkojnë për trupat e tyre. “Nuk na dhanë shpjegime,…

Read More

Në Gjykatën Kushtetuese këtë të martë po mbahet seanca e tretë për padinë e grupit të Partisë Demokratike, kjo për operacionin e ndërtimeve pa leje. Pasi u shty për dy herë radhazi, Gjykata Kushtetuese ka nisur ditën e sotme shqyrtimin e kërkesë padisë së PD-së. Gjykata ka pranuar Marash Logun si përfaqësues të deputetëve demokratë në seancë, përveç Gazment Bardhit. 28 deputetët kanë dhënë firmën e tyre dhe autorizuan Logun si përfaqësues të tyre në seancë, kërkesë kjo që u bënë seancën e javës së kaluar nga Gjykata.

Read More

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë një aktiviteti rëndësinë e financimit së bashku me Federatën Shqiptare të Futbollit të të gjithë infrastrukturës mbështetëse të futbollit me fushat e stërvitjes apo fushat e lojës së futbollit për më të vegjlit. “Në këtë rast nuk kemi problem financimin, por koordinimin me pushtetin vendor për të vënë në dispozicion terrenet e përshtatshme për të mbuluar të gjithë Shqipërinë dhe komunitetet me këtë infrastrukturë të aksesueshme nga të gjithë fëmijët. Kjo është shumë e rëndësishme në gjithë projektin tonë të sportit në shkolla ku me FSHF kemi potencial progresi nëse arrijmë t’i bashkojmë forcat”, shtoi…

Read More

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari vijojnë që të jenë të zhdukur. Familjaret e dy 46-vjeçarëve të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në Sarandës, po protestojnë këtë të martë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tre përfaqësues kanë hyrë brenda dhe po priten nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku. “Nëse kanë vdekur të paktën të na thonë dhe t’u hedhim një dorë dhe. Ata nuk kanë pasur konflikte, ndryshe s’do dilnin rrugëve. Nuk e kuptojmë pse policia ka nërprerë kërkimet”,-thanë ata. Kush janë të zhdukurit Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa herë. I dyshuar…

Read More

Kandidati i PS-së për kryetar të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka folur për Luiz Ejllin, pak ditë pasi ai foli në Big Brother për ndihmën e dhënë nga Beci në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar kur ishte në krye të KESH. Beci tha se është mirënjohës që ai është mirënjohës dhe tha se Luizi është një djalë i mirë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë. “Ndonjëherë ndodh që ti mund të bësh shumë ndere dhe kam punuar shumë. Gjendet një mënyrë për ta kthyer nderin. Kjo është një mënyrë që…

Read More

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Bledar Zenelit, i akuzuar për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. SPAK bën me dije se Zeneli në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, bënte postime publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 tetor 2020 në Nicë të Francës, sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02 nëntor 2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste.…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se një nga objektivat kryesore të qeverisë është shndërrimi i sportit dhe veçanërisht i futbollit, në një motor për zhvillimin turistik dhe ekonomik. Nga Korça, Rama pohoi edhe se plani është zhvillimi i infrastrukturës sportive në mënyrë që skuadra të njohura europiane të vijnë dhe të zhvillojnë seancat përgatitore në Shqipëri. “Kemi ambicien për të transformuar sportin dhe futbollin në një mundësi të shtuar për turizmin, duke ofruar infrastrukturë dhe logjistikë për skuadrat e huaja të stërviten në Shqipëri. Korça besoj se do jetë e para, që këto skuadra të kalojnë periudhën përgatitore dhe në këtë…

Read More

Jani Rustema pas arrestimit për vjedhje, kaloi në gjendje kome, por kjo nuk u raportua nga ana e policisë. Nëna e tij ngriti dyshimin se kjo gjendje e të birit vjen si pasojë e pakujdesisë nga ana e rendit. Në një intervistë për “Uniko”, ajo foli me lot në sy duke thënë se djalin po e rrihnin dhe e kishin arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atelete. Po ashtu konfirmon se 27-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe nga spitali i kishin thënë se i kanë dhënë metadon, ilaç kundër varësisë. “Pasi u kap, i shkova njëherë…

Read More

Duke bërë një rezyme të ecurisë ekonomike të vendit në 3-mujorin e parë të vitit, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se të ardhurat kanë ardhur duke u rritur gjatë këtij tremujori, duke u ndikuar nga rritja e çmimeve, por edhe nga aktiviteti ekonomik. Për më tepër, nënvizoi edhe se të dhënat e punësimit vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike, ku sektorët me ndikimin dhe rritjen më të madhe kanë qenë: ndërtimi, prodhimi, transporti dhe tregtia. “Të ardhura kanë ardhur duke u rritur gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Rritja e të ardhurave ka vijuar të ndikohet nga rritja e…

Read More