Author: tirana

Vrasja e Ardian Nikulajt të mërkurën e 19 prillit tronditi mbarë opinion publik, duke rikthyer dhe një herë fenomenin e gjakmarrjes në vendin tonë. Persona të afërt të familjes Nikualj kanë konfirmuar mbrëmjen e sotme për gazetaren Brixhilda Deda, se familja Nikulajt ka nxjerrë nga ngujimi familjen e Edmond Haxhisë, të cilët pas përfshirjes së tij në këtë ngjarje u ngujuan. E gjithë kjo vjen si pasojë e zbardhjes së shpejtë të kësaj ngjarje nga Policia e Lezhës, gjithashtu dhe bashkëpunimi me shtetin anglez dhe arrestimin e shpejtë të Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij. Familja Nikulaj la pas…

Read More

Në zgjedhjet e vitit 2007, Viktor Tushaj, një biznesmen fitoi zgjedhjet në bashkinë e qytetit të Lezhës përballë demokratëve, pasi garoi në emër të një koalicioni ku në atë kohë bënin pjesë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës. Tushaj e përsëriti suksesin në vitin 2011, kësaj here me rezultat shumë të ngushtë, kur garoi sërish në emër të LSI, e cila ishte bërë pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike. Tushaj doli me sukses në zgjedhjet e vitit 2015, kur partia e tij ishte bërë pjesë e koalicionit të PS-së, së paku për votimin në qytetin e…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me Zv/Kryeministren Belinda Balluku, kanë vizituar Spitalin Rajonal Dibër, ku është prezantuar projekti për rehabilitimin e spitalit, një investim madhor për shëndetësinë në qarkun e Dibrës. “Pjesë e planit spitalor është rehabilitimi i plotë i Spitalit Rajonal Dibët, një spital i cili në 2 vitet e ardhshme do të ketë parametra evropian të infrastrukturës, duke bërë të mundur që ne të kemi një spital i cili të integrojë në një strukturë unike shërbimin e pediatrisë, shërbimin obstretrik-gjinekologjik dhe të gjithë infrastrukturën duke filluar nga imazheria, tek laboratori, shërbimi patologjisë, kirurgjisë, blloku…

Read More

Rreth orës 18:20, në By Passin e Fierit, ka marrë flakë, në lëvizje e sipër, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. B. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Llambi Gegprifti, ish-ministër dhe ish-kandidati i Byrosë Politike të Partisë së Punës. Gegprifti ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë periudhës komuniste si zëvendës ministër i Mbrojtjes dhe më pas ministër i i Industrisë dhe Minierave në qeverinë e parë të kryeministrit Adil Çarçani. Në Shqipërinë post-komuniste, Gegprifti u dënua me 20 vite burg për aktivitetin e tyre gjatë diktaturës. Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka bërë me dije vajza, Sonila Qato. “Llambi Gegprifti! Lamtumirë babi ynë i shtrenjtë! Në këtë ditë të bukur fillim maji ti mbylle sytë përgjithnjë, duke…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku pas një sherri mes 4 personave, kanë mbetur të plagosur dy shqiptarë. Dy të plagosurit janë babë e bir dhe janë plagosur po nga shqiptarë. Policia ka lokalizuar makinën me të cilën janë arratisur shqiptarët dhe i ka shoqëruar në spital, ndërsa dy të lënduarit ndodhen në spital.

Read More

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas lajmeve të publikuara ditën e sotme se 22-vjeçarja nga Kenia, Joy Ayoko nga hetimet ka rezultuar se ka favorizuar një lojtar kazinoje. Por, sipas gazetares së kronikës kjo nuk është një pistë e re dhe as zbulim dhe shton më tej se ka shumë detaje rreth atij lojtari dhe është folur më parë në 3 emisione për të. Lala shkruan në rrjetet sociale se rreth kësaj çështje po bëhet shumë zhurmë, por pa fakte. Sipas saj, lojtari i kazinosë i cili mori informacione nga krupierja Joy Ayoko ka fituar shumë para dhe është marrë…

Read More

Ditën që Leonard Palushi u shpall fajtor, dënimi i tij nuk ishte për shpërdorim detyre, por për korrupsion në cilësinë e një oficeri që dyshohet se ishte blerë nga një individ i botës së krimit me dhurata. Kjo mënyrë falenderimi i Erjon Alibej duke i falur policit të Elbasanit automjete dhe duke e ndihmuar me kamerat për sigurinë e lokalit u vlerësua si korrupsion. Por dosja hetimore e monitoruar nga Qendra FOL, tregon gjithashtu se nuk u arrit të shkohej tek policët e tjerë të dyshuar e të lidhur me Palushin, i cili e ka kundërshtuar dënimin në një shkallë…

Read More

Një makinë tip “Nissan Qashqai” është përfshirë nga flakët këtë të hënë në bypassin Mbrostar-Levan. Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili fatmirësisht ka shpëtuar. Shkak i zjarrit dyshohet se mund të jetë bërë një defekt teknik. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Analisti Edvin Kulluri thotë se gara për Bashkinë e Tiranës, do jetë ajo e cila do të tërheqë më shumë vëmendje në zgjedhjet lojkale të 14 majit. Në një intervistë per ABC, Kulluri u shpreh se kandidati i Partisë Demokratike për kryeqytetin, Roland Bejko nuk ka asnjë shans për të fituar dhe se po hyn në garë për të marrë sa më shumë vota. Sipas Kullurit, kandidimi i tij, e bën edhe kandidatin e koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin jo fitues, pasi edhe në Tiranë, vota e opozitës është e përçarë. Ndër të tjera, analisti shtoi se të 3 kandidatët…

Read More

Ndarja e Getinjos dhe Vivien Thanos, ka qenë temë mjaft e diskutuar e mediave rozë, teksa vetë reperi me anë të disa postimeve apo lëvizjeve në Instagram e kishte pranuar ndarjen. Ndërkohë duket se për ndarjen ka folur për herë të parë edhe Vivien, duke konfirmuar zyrtarisht gjithçka. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, promo-ja e së cilës tregon momentin kur Vivien pranon dhënien fund të historisë. “Nuk jam më me Getin. Ndoshta gjërat i nxituam pak”, dëgjohet të thotë ajo.

Read More

Katër fjalitë që nuk duhet t’ia thoni kurrë një personi që ka probleme me peshën: Ke humbur peshë? Dukesh shkëlqyeshëm “Ke humbur peshë, dukesh mirë” është një shprehje që shumë prej nesh e përdorim kur shohim se një person ka rënë nga pesha, por krijon shumë pasiguri. Një pjesë e mire e personave të cilët dobësohen, mund të shtojnë sërish peshë e kështu do të mendojnë se nuk do të ngjajnë aspak mire. Ndonëse je e shëndoshë je e bukur Njerëzit mund të fillojnë të mendojnë se ngjanin shumë shëmtuar më parë dhe se bukuria ka të bëjë vetëm me…

Read More