Author: tirana

Kuvendi i Shqipërisë ka deklasifikuar pas 25 vitesh dokumentimin e seancës plenare të 14 marsit 1998, me objekt shkarkimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata, babai i Çlirim Gjatës, ish kandidat për deputet i Partisë Demokratike. Në hyrje të procesverbalit të seancës me dyer të mbyllura, mbajtur sekret për 25 vite, thuhet se Rustem Gjata, i emëruar nga PD-ja e Sali Berishës anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kishte qenë bashkëpunëtor vullnetar i ish Sigurimit të Shtetit, fakt që provohej nga dy relacione të shkruara dhe të firmosura nga Gjata, ku raportonte kundër shokëve të tij kosovarë, shumica njerëz të shkencës…

Read More

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.2 janë ndjerë në Janinë, në veriperëndim të Greqisë, teksa orët e fundit është vënë një aktivitet intensiv sizmik. Epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në lindje-juglindje të Leptokaryas në Janinë. Thellësia fokale vlerësohet në 9.6 kilometra. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendrën e vendosur 19 kilometra në perëndim-jugperëndim të Janinës. Ndërkohë, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë po ashtu edhe në jug të Shqipërisë.

Read More

Aktivistët nga organizata norvegjeze për të drejtat e njeriut, Hengaw, kanë raportuar të hënën, më 1 maj, për raste të reja helmimi në shkollat për vajza në Iran. Rastet raportohet të kenë ndodhur në kryeqytetin Teheran dhe në rajonin e Kurdistanit, i cili është kapluar nga protestat përgjatë muajve të fundit. Në vendlindjen e Jina Mahsa Amini, vrasja e së cilës nxiti protestat mbarëkombëtare në Iran, forcat e sigurisë thuhet gjithashtu se kanë ushtruar dhunë ndaj nxënëseve. Fillimisht nuk kishte asnjë informacion zyrtar lidhur me këto incidente në Iran, ku ka pasur trazira për rreth pesë muaj pa ndërprerje. Në…

Read More

Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, ku ka prezantuar kandidatin socialist për bashkinë e qytetit Ilir Xhakolli. Rama tha se mandatin e ardhshëm qeveria do i dedikohet Pogradecit më tepër sesa Korçës, pasi sipas tij ka potencial të madh dhe të pazbuluar. “Atyre iu pëlqen erësira, iu pëlqen pisllëku, nuk e kanë problem fare. U pëlqejnë ndërtimet pa leje. U pëlqejnë ndërtimet e shëmtuara. Ndërkohë për ne është shumë e qartë. Duhet të luftojmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan në vitin 2030”, u shpreh Rama. Kreu i Partisë Socialiste i…

Read More

Nga Pogradeci, kryeministri Edi Rama, duke folur për synimin e qeverisë për rritjen e pagave, deklaroi se në vitin 2025 paga minimale do të jetë 45 mijë lekë. “Në prill 25 do të jemi në 45 mijë lekë dhe nuk do ta mbyllim detyrën pa e çuar në 60 mijë lekë dhe pa e çuar pagën mesatare në 950 euro. Të ardhurat për frymë do t’i çojmë patjetër në 10 mijë euro. Nuk jemi akoma aty ku duhet”, tha Rama, ndërsa shtoi se “do të vazhdojmë të mos lëmë rast pa i shpërblyer pensionistët”. Rama bëri me dije se ka në…

Read More

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë pas gjendjes së saj disa javë më parë në rrjete sociale, ku shfaqej e përlotur dhe akuzonte disa persona se kanë dashur t’i vrasin fëmijën. Në një intervistë për “Prive”, Morina tha se gjithçka ndodhi pasi ka qenë shumë e rënduar emocionalisht. “Të them të drejtën, unë jam pak tip temperament, edhe kur njeriu ndoshta pak emocionet flasin në ato momente, normalisht kam qenë shumë e shqetësuar. Se pa qenë e shqetësuar, akush nuk e bën një video ashtu. Ka vite shumë që unë kam vuajtur nga kjo pjesë, normalisht është…

Read More

Ilir Meta shprehet optimist për zgjedhjet e 14 majit. Kreu i Partisë së Lirisë, përmes një postimi në Facebook, shkruan se pas dy javësh Shqipëria do të festojë për çrrënjosjen e monizmit nga pushtet vendor. Postimi: Sot dy javë Shqipëria do të jetë në festë, sepse ka çrrënjosur monizmin në pushtetin vendor. Parashikimi është shumë optimist, një triumf i opozitës së bashkuar, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një shumicë e padiskutueshme përsa i takon fitores së kryetarëve që janë dhe kandidatët më të mirë, më të padiskutueshëm. Kandidatët tanë kanë programe të jashtëzakonshme, kanë një integritet të shkëlqyer, por kanë edhe…

Read More

Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIC) e konfirmoi të hënën, më 1 maj, se banka e madhe amerikane, First Republic, ka falimentuar. Gjiganti bankar i investimeve, JP Morgan Chase, do ta marrë përsipër tani këtë bankë. Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga rregullatorët, JP Morgan Chase do t’i marrë përsipër të gjitha depozitat dhe shumicën e aksioneve të bankës First Republic. First Republic është banka e tretë amerikane që ka falimentuar gjatë muajve të fundit, gjë që ka nxitur shqetësimet për një krize më të gjerë bankare. Aksionet e bankës me seli në San Francisko ranë për më shumë se…

Read More

Një autobus që po transportonte turistë nga Guadalajara, në Meksikë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë një shkëmbi. Si pasojë e aksidentit, 18 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  “Një autobus i një kompanie private që po transportonte turistë nga Guadalajara, në shtetin e Jalisco perëndim në Guayabitos u rrëzua dukë rënë poshtë një shkëmbi, në shtetin Nayarit, një destinacion i famshëm për plazhet e tij, në bregun e Paqësorit të Meksikës”, bëri me dije Pedro Nunes, shefi i zjarrfikësve në zonë.

Read More

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një dyqan bizhuterish të markës luksoze Bulgari, në Paris. Grabitje ka ndodhur në mes të ditës, më datë 29 prill, ndërkohë që këtë të hënë janë publikuar dhe pamjet e grabitjes të filmuara nga kalimtarët në rrugë. Dyqani i bizhuterive luksoze ndodhet në Place Vendome në qendër të Parisit, ku tre persona që lëviznin me dy motoçikleta hynë në dyqan në zonën e njohur turistike rreth orës 13:45 të së shtunës. Shkalla e dëmit dhe vlera e bizhuterive që ata morën është ende duke u vlerësuar nga ekspertët. Videoja e postuar në rrjete…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur sot drejt Brukselit, pasi nesër pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. KosovaPress ka siguruar pamjet nga nisja e delegacionit kosovar, i kryesuar nga kryeministri Kurti. Në takimin e nesërm të dialogut pritet të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit dhe do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Read More

Gjatë intervistës në “Mos i bjer me top”, tek “E Diell”, Armaldo Kllogjeri ka treguar se sapo ka dalë Kiara nga “Big Brother”, e ka marrë në telefon dhe e ka uruar për propozimin që ka marrë nga Luizi për martesë. I pyetur nga Ronaldo nëse do këndojë në dasmën e tyre, maestro u shpreh që nëse e ftojnë për të kënduar, patjetër që do këndojë. Sa për lekët që do i hedhë në dasmë, Armaldo u shpreh se do i japë aq lekë sa do i japë Luizi për të kënduar në dasmë. Ronaldo Sharka: Do këndosh aty? Armaldo…

Read More