Një 24-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi është ka përndjekur për një vit një 17-vjeçare në rrugë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar si M.R. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi”- njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Fishkëllima e veshëve është një ndjesi subjektive: perceptohet një tingull i lartë, që nuk vjen nga dridhjet e valëve të jashtme të zërit, por buron nga pjesa e brendshme e veshit, shkruan “focus.it”. Mjafton një bllokim i kanalit të veshit për shkak të dyllit të veshit për të gjeneruar një ”bilbil”. Nëse, nga ana tjetër, kanali është i lirë, fishkëllima është për shkak të muskujve të brendshëm (muskuli timpanik stapedius dhe tensor), që tkurren për të mbajtur membranën timpanike të tendosur dhe për këtë arsye zbehin dridhjet para se të arrijnë në pjesën më delikate të veshit. Megjithatë, ndonjëherë muskujt…
Eshtë hapur sot Urgjenca Polivalente në Spitalin Qendror, duke përmbyllur transferimin e shërbimeve spitalin e ri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i cili tashmë është plotësisht funksional me të gjitha shërbimet për trajtimin e urgjencave dhe sëmundjeve të brendshme, sipas standarteve bashkëkohore. “Tashmë bëhet funksional i gjithë Spitali Qendror, me integrimin e Urgjencës Polivalente që e kishim lënë në fazën e fundit, hyrjen dhe fillimin e funksionimit të saj. Sepse donim që të gjithë shërbimet e tjera, katërmbëdhjetë shërbimet të ishin të integruara së pari në këtë spital. Me fillimin e punës në shërbimin e urgjencës polivalente, që tashmë…
Partia Socialdemokrate në Kosovë, këtë të hënë ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e qeverisë. Aktivistët e kësaj partie kanë bërë “plazh” duke vendosur një karrige dhe një peshqir. “Jemi në pushim vjetor (365 ditë) ndaj të drejtave të punëtorëve”, shkruante në parullën e kësaj partie. Ky aksion u realizua për 1 Maj, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në ditën e sotme në shumë vende të botës protestohet për të kërkuar më shumë të drejta për punëtorët.
Paetongtarn Shinawatra, e cila parashikohet të jetë kryeministrja e ardhshme e Tajlandës, është bërë nënë. 36-vjeçarja publikoi një foto nga materniteti së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj të sapolindur, të cilin e ka quajtur Pluenkthasinsuksawat. Votimet e 14 majit shihen në Tajlandë si një përballje e fortë mes familjes miliardere Shinawatra, e cila drejton partinë më të madhe opozitare dhe kryeministrit aktual Prayut Chan-o-cha, shkruan CNN.
Për analistin Frrok Çupi, është koha që SPAK t’i vendosë një emër vrasjeve të Haklajve në Tropojë. Në studion e Tirana Live, Çupi tha se krimi është i njohur para të gjithëve, dhe drejtësia fundoset nëse edhe këtë herë nuk do t’i vendosë një emër. “Nëse bëhet fjalë për parashkrimin është çështje që i takon drejtësisë. 20 vitet që i kanë kaluar asaj date, nuk kanë cënuar asgjë. Krimi është i njohur, drejtësia varet se cfarë emri i ve. Nëse nuk i ve emër, drejtësia fundoset. Krimi ekziston, është i dëshmuar në sy të njerëzve. Kalvari i vrasjeve në Tropojë,…
Kryeministri Edi Rama është bërë kryefjalë e medias “The Independent”. Shkrimi nis me një deklaratë të Ramës, ku ka thënë se Britania e Madhe ndodhet në një pozicion jo të mirë. Teksa komentonte krizën e emigracionit në Kanalin Anglez, Rama tha në forumin ekonomik Delphi në Greqi se ai mendon se Britania është duke kaluar një “krizë nervore” për emigracionin. “Janë shumë keq, të shkretët britanikë, aq sa duhet të shkojnë pas shqiptarëve që të ndihen sikur kanë ende “muskuj”. Nuk ka problem. Ne kemi respekt të madh për Britaninë dhe për atë që përfaqëson Britania dhe për historinë dhe…
The Economist Çfarë është arritur në këtë komunikim me video? Jared Spataro-s i duhen vetëm disa klikime për ta zbuluar. Kreu i softuerit të produktivitetit në Microsoft nxjerr një shirit anësor në Teams, një shërbim për konferencat me video. Kalojnë 30 sekonda ndërkohë që një model i Inteligjencës Artificiale analizon një regjistrim të takimit të mbajtur. Më pas shfaqet një përmbledhje e saktë e gjithë takimit. Zoti Spataro nuk mund ta përmbajë entuziazmin. “Kanë kaluar kohërat e vjetra”, thotë ai me krenari. Teams nuk është i vetmi produkt ku Microsoft ka përfshirë Inteligjencën Artificiale. Më 16 mars, kompania njoftoi se…
“Cërriku është kthyer një nga bashkitë model për gjetjet innvative”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ku bashkë me Kryeministrin Edi Rama kërkuan mbështetjen për rikandidimin e Andis Sallës më 14 maj. Numri dy i socialistëve deklaroi se Salla ka treguar se di të punojë, duke ndërhyrë në çdo lagje. “Në fakt në 14 maj ne kemi zgjedhjet vendore dhe patjetër Partia Socialiste, Kryesia e saj dhe të gjithë ne ju sollëm përsëri djalin tuaj që ka merituar respektin e çdo cërrikasi me punën që ka bërë. Andi vërtet ishte i ri, por në 4-vjeçarin e…
Një 17-vjeçare ka përjetuar një “makth” për plot 1 vit, pasi është përndjekur në mënyrë sistematike nga një 24-vjeçar. Pasi duroi për gati 12 muaj, ajo ka vendosur që të bëjë denoncimin në polici, e për pasojë uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e të riut. Në pranga ka rënë M.R, 24 vjeç, banues në Elbasan. Referuar njoftimit të policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, arriti të marrë shumë vëmendje pas deklaratës të pazakontë për ish-bashkëshortin e saj Fisnik Syla. Fjolla ka përmendur historinë e arrestimit të saj dhe eksperiencën në burg, duke shtuar emra personash të cilët sipas saj, i kanë bërë keq dhe kanë dashur ta helmojnë atë dhe të bijen. Fjolla ka folur rishatazi sërish për këtë ngjarje, së cilës duket se i ka ndërruar version. “Të them të drejtën, unë jam pak tip temperament, edhe kur njeriu ndoshta pak emocionet flasin në ato momente, normalisht kam qenë shumë e shqetësuar. Se pa qenë e shqetësuar, akush…
Partia Demokratike pretendon se është e vetmja alternativë e djathtë. Kryesuesja e listave të PD-së të këshilltarëve në Tiranë, Enriketa Papa thotë se demokratët duhet të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Nga ana tjetër, ajo komentoi edhe posterin e kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçit për Tiranën ku tha se është bajate por edhe gafë e fortë nga ana e tij. Papa tha se një përfaqësues i së djathtës do duhej të mendonte për fyerjet dhe etikën përpara se të bënte një poster të tillë. “Në 32 vjet politika në vend nuk ka emancipuar në kuptimin e politikave gjinore.…