Author: tirana

Edhe qytetarët në Tiranë kanë dalë këtë të hënë në shenjë proteste me rastin e 1 Majit, Dita Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ata janë shfaqur në protestë me pankarta në duar, teksa kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta, për të përballuar vështirësitë që po rriten dita-ditës. Më 1 Maj punëtorët dhe sindikatat e tyre në çdo vend të botës, protestojnë për të kërkuar të drejtat dhe kushte më të mira pune.

Read More

Gjatë takimit me banorët e Lagjjes 13 në kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj, njëkohësisht kandidat i PS për Tiranën, u kërkoi votën edhe të demokratëve, të cilët po fyhen rëndë nga Sali Berisha, duke i çuar në listën e Ilir Metës. “Fyerje më të madhe për demokratët, t’i çosh si cjapi te kasapi e të votojnë Ilir Metën, s’ka”, u shpreh Veliaj. “Mos ua jepni lejen t’ju poshtërojnë. Votoni Partinë Socialiste dhe e keni kollaj se është numri 2, për të çuar gocat dhe çunat tanë në Këshill Bashkiak”. Ai tha gjithashtu se të gjitha projektet e realizuara nga Partia Socialiste,…

Read More

Gazetari Artan Hoxha informon se pas rrëmbimit të dyfishtë në Sarandë të Fatmir Sulovarit (Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit është i njëjti grup kriminal që ekzekutoi Aleksandër Sadikaj. Po ashtu Hoxha deklaron kjo strukturë kriminale, rezulton të ketë një aktivitet të gjatë në trafikun e narkotikëve. Për të aktualisht ky grup kriminal ka siguruar një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. Shkrimi i plotë Pas rrëmbimit të dyfishtë në Sarandë, i njëjti grup kriminal që ekzekutoi Aleksandër Sadikaj…Një grup i strukturuar kriminal, i specializuar kryesisht për trafikun e narkotikëve, ka organizuar rrëmbimin dhe më pas eliminimin fizik…

Read More

10 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike, vetëgjyqësinë dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit S. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe F. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit F. C., 63 vjeç, dhe G. Xh., 49 vjeç, të…

Read More

Ende nuk ka të arrestuar për vdekjen e kenianes Joy Ayoko. Hetuesit dyshojnë se e reja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë, i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash. Kjo është pista e re e ngritur së fundmi. Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet te merret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e ngjarjes. Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinose dhe kjo gjë të…

Read More

Vijon fushata elektorale në 61 bashkitë e vendit. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara zhvilloi takime me qytetarë dhe tregtarë në tregun e fruta perimeve në qytet. Sipas tij, te tregu i fruta-perimeve të qytetit, produktet nuk mungojnë, por fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. “Ndryshimi nuk është thjesht dëshirë e përbashkët, por domosdoshmëri, me synimin për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së çdo qytetari të Durrësit, qoftë tregtar ose konsumator”, theksoi Cara.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thekson se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Srpskas në veri të Kosovës. Një ditë para takimit në Bruksel, Kurti pohoi edhe se është në dijeni se do pritet të prezantohet draft-statuti i Asociacionit, por thekson se ende nuk ka asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Ai thotë se do ishte më e ndershme nëse ky propozim do i prezantohej fillimisht në Prishtinë, e më pas në takimin që pritet të mbahet në Bruksel. “Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shohë se çfarë…

Read More

Nga Belshi, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Luçiano Boçin për të cilin thotë se është një zar i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Për ta Rama thotë se kanë hallet e tyre personale dhe nuk e kanë mendjen te problemet e njerëzve. Për Luçiano Boçin, Rama thotë se i kujton Lulzim Bashën, por në ndryshim nga Basha, sipas kryeministrit Boçi fle më pak gjumë dhe kështu gënjen më shumë. Rama thotë se Boçi i kujton edhe filmin ‘Zonja nga qyteti’’, pasi sipas tij është i vetmi kandidat në historinë e zgjedhjeve në botë që firmos një…

Read More

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale dhe e ka konsideruar Belshin një potencial të mahnitshëm, dhe se sipas tij, brenda një viti vijnë 150 mijë vizitorë e turistë. Në takimin me banorë të Belshit, ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, Arif Tafani, kryeministri Rama tha se “e kam njohur Dumrenë edhe më gjerë se sa qyteza këtu, bukuri të mahnitshme, potencial i mahnitshëm që më besoni vetëm sa kemi filluar ta vëmë në punë. Nëse sot jemi në një situatë kur brenda një viti vijnë 150 mijë vizitorë e turistë…

Read More

Të jesh kryetar shteti, nuk do të thotë të mos jesh si populli. Këtë e ka treguar më së miri presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen. Ai ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, që ka bërë shumë bujë. Presidenti austriak ka treguar se është nisur me tren në takimin zyrtar me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella. Ai udhëtoi i vetëm dhe pa truproja, madje edhe me transport publik, duke u dhënë shembull liderëve të tjerë, sidomos atyre të Ballkanit. Më parë edhe liderë të tjerë kishin vepruar ngjashëm, ndërsa kishin bërë bujë për modestinë e tyre.

Read More

Një nxënës i shkollës së mesme në Masaçuset, thotë se u përjashtua nga shkolla pasi një ditë kishte veshur një bluzë me mbishkrimin që thoshte se ka vetëm dy gjini. Liam Morrison rrëfeu përpara Këshillit të Shkollës së Middleborough se babai i tij duhej ta merrte nga shkolla e mesme “John T. Nichols Jr” një muaj më parë, kur ai refuzoi të ndërronte bluzën e tij ku shkruhej “Ka vetëm dy gjini.’ Ai tha se zyrtarët e shkollës i thanë atij se nxënësit e tjerë po ankoheshin se kjo i bënte të ndiheshin “të pasigurt”. Duke e detyruar atë të…

Read More

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se mbështet kandidatët e opozitës, pasi është domosdoshmëri rikthimi i normalitetit politik në pushtetin vendor i cili drejtohet nga Partia Socialiste në 60 bashki të vendit. Duka gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në Qarkun e Lezhës, i quajti anormale kërcënimet e kryeministrit Edi Rama për bllokim të fondeve nëse votohen kandidatet e opozitës. Kurse kordinatori i Partisë Agrare Ambjentaliste në Qarkun e Lezhës Gjok Jaku, u shpreh i bindur se kjo force politike do të arrije rezultate pozitive në të tre bashkitë e këtij qarku. Krahas mbështetjes për…

Read More