Mbreti Charles do të kurorëzohet mbret më 6 maj, por janë me dhjetëra fansat e zjarrtë të familjes mbretërore që kanë nxituar që tani të zënë radhën për ta ndjekur sa më nga afër këtë moment. Parakalimi para publikut është një nga momentet kryesore të ditës së kurorëzimit dhe një nga ceremonitë më antike, ku vetë Charles do të përshëndesë miliona britanikë që do të mblidhen këtë të shtunë të 6 majit në Londër. Për 1 javë rresht, janë me dhjetëra britanikët që kanë zënë vendin e tyre, për të qenë në radhë të parë atë ditë e për të…
Author: tirana
Ardian Nikulaj u vra nga një skuadër vrasësish me kombësi të huaj, duke krijuar terror dhe pasiguri në vend. Ekzekutimi i Nikulajt sipas policisë u organizua nga Edmond Haxhia. 4 shtetas britanikë ishin vëzhguesit e lëvizjeve të 51-vjeçarit dhe ekzekutori, killeri, që realizoi detyrën finale, ishte një 28-vjeçar portugez. Kush është vrasësi me pagesë, Ruben Saraiva, si u fut në rrugën e krimit dhe si arriti të vinte në Shqipëri? 28-vjeçari portugez me origjinë arabe, bëhet pjesë e krimit që në moshë të re. Në vitin 2013, ai arrestohet dhe dënohet në Britani, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Killeri portugez…
Bizneset e vogla të kryeqytetit dhe Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës me rastin e një majit ditës së punëtorëve, do të protestojnë në Prishtinë. Kurse, Partia Socialdemokrate për këtë ditë organizon një aksion para Qeverisë së Kosovës. Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri te Teatri Kombëtar, do të protestojë për gjendjen e rënd të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës. Bizneset e vogla do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 09:00. Sabudin Hasani,…
1 Maji është dita në kujtim të martirizimit në sheshin “Haymarket” dhe njihet si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. “Do të vijë një kohë kur heshtja jonë do të jetë më e fuqishme, se zëri që ju po mbytni sot”. Ishin këto fjalët e fundit të August Spies, një nga katër punëtorët e pafajshëm, që u ekzekutuan pas shpërthimit të një bombe në sheshin “Haymarket” në Çikago, në maj të vitit 1886, ku humbën jetën tetë drejtuesit…
Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë fokusi i partisë së tij ka qenë dhe do të jetë te të rinjtë. Në një mesazh në Facebook, Meta pohon se të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes. “Kush punon kundër të rinjve tanë punëtorë, punon kundër vetes. Forca jonë politike ka qenë gjithnjë forcë e të…
Që nga revolucioni i vitit 1959, qeveria komuniste e Kubës vendosi të anulojë paradën tradicionale të 1 Majit për shkak të mungesës akute të karburantit. Çdo vit qindra mijëra njerëz mblidhen nga i gjithë ishulli për të mbushur Sheshin e Revolucionit në Havana në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Javët e fundit janë krijuar radhë të gjata në pikat e karburanteve, ku shoferët presin me ditë të tëra për t’u furnizuar. Presidenti Miguel Diaz-Canel tha se Kuba po merrte vetëm dy të tretat e karburantit që i nevojitet, duke shtuar se furnitorët nuk po përmbushnin detyrimet kontraktuale. Dërgesat e naftës së…
Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania së ndërtimi i kullave është gjëja më e bukur që i ka ndodhur Tiranës. Veliaj u shpreh se gjëja më e shëmtuar e qytetit janë shtesat dhe katet pa leje, ndërsa kullat moderne janë dëshmi e zhvillimit të qytetit. “Nëse do ketë interes nga privati për të bërë kulla pas teatrit është çështje e tyre. Kulla përballë kishës ortodokse do hapet punë ditësh, do jetë ambasada izraelite dhe misione të tjera diplomatike. Kjo e bën Tiranën moderne, Tiranën e qerpiçit e kishim. Kur themi…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bën të ditur se forcat turke kanë eliminuar liderin e Shtetit Islamik në Siri. Abu Hussein al-Qurayshi nuk kishte shumë muaj që qëndronte në krye të grupi terrorist, pasi paraardhësi i tij u vra në muajin shtator. Lideri turk informoi mes të tjerash publikun dhe lideri i ISIS u neutralizua pas një operacionit të inteligjencës MIT që u realizua të shtunën, pa dhënë shumë detaje. “Ne do të vazhdojë përpjekjet tona për të luftuar të gjitha organizatat terroriste pa asnjë dallim”, u shpreh Erdogan duke shtuar se terroristi po mbahej në vëzhgim prej kohësh.…
Nga: Roland Qafoku Kur kanë kaluar dy javë nga nisja e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 14 majit, mund të bëhet bilanci i parë. Mënyra e komunikimit të kandidatëve, imazhi, mesazhet e përçuara, lajmet në rrjetet sociale dhe emisionet politike. Përse kandidatët nuk debatojnë në publik dhe ku dallojnë projektet e reklamuara. Nga fushata “One Man Show” e kryetarëve që duket sikur janë zgjedhje parlamentare, te kandidatët e bashkive të vogla që nuk duken fare. Jemi në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe në këto dy javë kanë rënë në sy mjaft detaje, tendenca apo…
Në orët e para të mëngjesit në rajonin e Kalabrisë në Italisë, një lëkundje e fortë sizmike është regjistruar. Sipas Institutit të Gjeoshkencës tërmeti ishte me magnitudë 4.8 Rihter, teksa epiqendra ndodhej në det, 46 km larg Kozencës. Si pasojë e lëkundjeve që zgjatën për disa momente dhjetëra njerëz dolën në rrugë, teksa fatmirësisht nuk raportohen as dëme dhe as të lënduar.
Nga sot, 1 Maj, nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Ky është plani që vihet në zbatim në kuadër të fazës së dytë të implementimit të hartës së re gjyqësore. Prej 1 majit, Gjykatat e Shkallës së Parë riorganizohen dhe nga 22 mbeten 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore. Dosjet e Gjykatës së Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit…
Dashi Kjo është një ditë disi apatike, prej disa kohësh ndiheni paksa pa ndjenja, por duhet të punoni fort që dashuria të kthehet te protagonisti i jetës suaj. Gjithçka shkon mirë në punë, por është më mirë të mos e teproni. Demi Të hënën mos u shqetësoni nëse ka ndonjë keqkuptim në çift, do të ketë një mënyrë për t’u rikuperuar së shpejti. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje kolegëve që mund t’ju mashtrojnë. Në fakt, ka nga ata që do të përpiqen të vendosin një çelës në punët tuaja, ndoshta sepse e kanë zili suksesin tuaj. Binjakët Keni…