Author: tirana

Man City është ngjitur në vendin e parë duke mposhtur 1-2 në transfertë Fulham në javën e 33 të Premier League. Sa i përket golave, për qyetarët realizuan Haaland 3′ me panallti, dhe Alvarez 36′, ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht Carlos Vinicius. Ndërkohë, në ndeshjen e radhës Man City pret West Ham. SHIKO GOLAT Fitore ka arritur edhe Man United duke mposhtur 1-0 Aston Villan. Goli i vetëm për ekipin e Ten Hag u realizua nga Bruno Fernandes 39′. SHIKO GOLAT.

Read More

Luizi dhe Dea duket se kanë gjetur një “urë” komunikimi me njëri-tjetrin, por me “pre” Nitën. Së fundmi, këngëtarja ka pretenduar se do ishte fituese e BBV. E për këtë, nisur nga dalja e kësja të fundit nga gara, Dea dhe Luizi e kanë shfrytëzuar këtë gjë për të bërë shaka. Pjesë nga biseda: Dea: Filloi thoshte do shkoj në finale ”Më tha ti më ke frikë se unë do e fitoj’, Luizi: Imagjino kaq shumë e besoi sa tha ti më ke frikë mua se unë e fitoj. Këtu arriti. (Dyshja qeshin) Luizi: Filloi duke thënë ju më keni…

Read More

Agron Malaj, kandidati socialist për një mandat të dytë ka vijuar takimet elektorale me të gjithë banorët e Matit. Në takimin e organizuar me romēt që banojnë në qytetin e Burrelit, kryebashkiaku tha se është treguar vëmendje për rritjen e kushteve për këtë kategori. Malaj u shpreh se disa prej familjeve janë strehuar në banesa sociale dhe të tjera do të sistemohen në të ardhmen, pasi bashkia do të rehabilitojë objekte që ndodhen në territorin e bashkisë. “Një pjesë e këtij komuniteti punojnë në ndërmarrjen e pastrimit. Ajo tashmë menaxhohet nga bashkia. Vite më parë ju nuk i merrnit pagat…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot fushatën në Shkodër ku është ndalur tek projektet e vizioni i Partisë Socialiste. Rama thotë se shumë punë të mira kanë ngelur pa bërë në Shkodër për shkak se Bashkia nuk jep lejen. Edi Rama ka deklaruar në Shkodër, në një takim elektoral, se Benet Becin e gjeti aty nga koha e Berishës, i emëruar nga ai, por që nuk e vlerësuan siç duhet. Në takimin electoral në Shkodër, ku kishte më shumë njerëz siç ishte parashikuar, Rama tha se ujësjellësat nuk ndërtohen sepse nuk jep leje bashkia Shkodër. Rama, duke ju referuar kandidatit…

Read More

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Kievi do të nisë ofensivën kundër forcave ruse pavarësisht se nuk është furnizuar me avionë luftarakë nga perëndimi. Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Brianskut tha se katër njerëz u vranë në orët e vona të së shtunës nga një sulm në një fshat afër kufirit të Rusisë me Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpesh ka bërë thirrje për zgjerimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën. “Të them të drejtën, do të na ndihmonte shumë. Por ne gjithashtu e kuptojmë se nuk mund ta zvarrisim kundërofensivën, prandaj do ta fillojmë atë para se…

Read More

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi sot turin e gjelbër drejt 14 majit në Kavajë, ku mbolli disa pemë me banorët, e u shpreh se ata e kanë zgjedhur që duan të ecin përpara me punë dhe projekte për qytetin. Ai tha se qytetarët e Kavajës nuk janë më ‘mish për top’, siç i ka trajtuar ndër vite Sali Berisha. “Kur bëmë projektin e parë në Tiranë, këndi e lodrave te Liqeni, Partisë Demokratike I duheshin njerëz për protestat dhe Saliu bërtiste: Sillini ata të Kavajës këtu ‘mish për top’. Pastaj, kur vazhduam projektin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ditën e sotme takime elektorale në qarkun e Shkodrës, së bashku me kandidatin për kryetar, Benet Becin dhe drejtuesen e qarkut Elisa Spiropali. Në takimin e tij në Shirokë, Rama kërkoi nga Shkodra që ta shikojë ndryshe mundësinë për të zgjedhur njeriun e duhur në krye të bashkisë. Kryeministri bëri me dije se nuk është ai që ka thënë nuk bashkëpunoj me bashkitë që drejtohen nga kundërshtarët, por janë ata që na pengojnë neve për të bërë punë, si në rastin e Shkodrës. Ai shtoi po ashtu se e vetmja bashki që nuk drejtohet…

Read More

Drejtuesja politike e PS-së në Qarkun Shkodër, Elisa Spiropali, tha nga Malësia e Madhe se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i halleve personale të Ilir Metës dhe Sali Berishës. “Berisha dhe Meta e duan votën për ta mbajtur peng Shqipërinë për hallet e tyre personale. Epo nuk nuk mund të mbetemi peng i halleve të tyre. Ne do të vazhdojmë përpara me Tonin dhe me Edi Ramën për ta zhvilluar Malësinë njësoj për të gjithë. Ne nuk e duam Malësinë e Madhe për ta marrë peng por për ta çuar përpara. Kam shumë besim te Tonini sepse punon për…

Read More

Erik ten Hag thuhet se u ka dorëzuar drejtuesve të Manchester United një listë me pesë emra sulmuesish të klasit botëror që ai dëshiron që klubi të nënshkruajë në merkaton e verës. Trajneri i United mendohet se ka prioritet nënshkrimin e një sulmuesi që nuk fal para portës, me klubin që ka mbetur pa një të tillë që nga largimi i Cristiano Ronaldos. Anthony Martial fillimisht pritej të mbushte boshllëkun e Ronaldos, por një varg dëmtimesh kanë ndikuar shumë në formën dhe qëndrueshmërinë e tij. Ndërsa Djajtë e Kuq ishin në gjendje të nënshkruanin me Ëout Ëeghorst në formë huazimi…

Read More

Skuadra Red Bull ka arritur sot në Azerbajxhan një tjetër fitore të dyfishtë me pilotët e saj. Meksikani Sergio Perez fitoi garën e zhvilluar në pistën qytetase të Baku (e dyta sezonale), duke përsëritur suksesin e një dite më parë në garën sprint. Në vendin e dytë u rendit kampioni i botës në fuqi, holandezi Max Verstappen, duke lënë pas monogaskun Charles Leclerc me Ferrari. Edhe pse ky i fundit e nisi garën nga “pole”, shpejt e dorëzoi kreun dhe më pas u detyrua thjesht të bëjë një garë menaxhuese, duke korrur podiumin e parë sezonal. Verstappen e kishte garën…

Read More

Një makinë tip “Benz” ML që po udhëtonte në autostradën Lushnje – Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Golem, është përfshire nga flakët ditën e sotme. Në mjetin ku udhëtonte një çift bashkëshortesh me vajzën e tyre, është vënë re nga drejtuesi i mjetit që në pjesën e përparme të makinës ka pasur tym. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe sapo familja ka zbritur, makina është përfshire nga flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa edhe ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse nuk ka arritur të ndalojë shkrumbimin e plotë të mjetit. Nga…

Read More

Paraditen e sotme ne qytetin e Kukësit, persona ende të paidentifikuar kanë thyer posterat e kanididatit të Partisë Socialiste Safet Gjici. Kjo ngjarje është bërë publike dhe denoncuar nga Granit Gjana, përfaqësues i Partisë Socialiste Kukës. Në këtë reagim ai dënon ashpër vandalizmin që ka ndodhur paraditen e sotme si dhe kërkon nga institucionet që të gjenden personat të cilët kanë kryer këtë vepër kriminale duke thyer dhe grisur posterat në mes të qytetit. “Dua të bëj një denoncim për këtë që ka ndodhur sot. Shikoni se çfarë ka ndodhur. Është thyer ky xham në mes të qytetit nga hajdutë…

Read More