Këtë të dielë, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte në Pogradec ku është takuar mes të tjerëve edhe me qytetarë. Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se kandidati i “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie, Zini Tollozhina dhe kandidatët për këshillin bashkiakë, janë të përgatitur për të sjellë Ndryshimin në këtë qytet duke u shërbyer qytetarëve. Meta ka shtuar se ekipi garues i këtij koalicioni, është garanci e fortë se transparenca absolute dhe interesi i qytetarëve do të udhëheqin vendimet e tyre pas fitores të 14 Majit.
Author: tirana
Në Napoli ka nisur super festa edhe pse ende zyrtarisht nuk janë kampionë të Seria A. Në rast se Lazio nuk fiton kundër Interit dhe në rast se Napoli mposht Salernitana-n në orën 15:00 atëherë të besuarit e Spaletti-t do sjellin për herë të 3 në histori titullin në qytet. Hera e fundit me Maradonën në 1990. Sot rrugën e qytetit kanë filluar të mbushen me tifozë që në orën 10:00, ndërsa në orën 12:00 disa prej tyre kanë hyrë në stadium. Të gjithë rrugët që të çojnë drejt stadiumit janë të bllokuara për makinat dhe autoritet kanë marrë masat…
Për të festuar pjesëmarrjen në finale, dje, Efi, Luizi, Dea dhe Kristi festuan dhe ndër të tjera, Efi u deh, i tregoi Luizit se sa shumë e do dhe se nuk i vjen aspak keq nëse fiton ai dhe sigurisht, vërshuan komente të tipit “i dehuri thotë gjithnjë të vërtetën”. Sa e vërtetë është kjo shprehje? Së pari, duhet të themi se konsumimi i alkoolit, i tepruar ose jo, ka efekte biokimike dhe psikologjike në funksionimin e trurit. Sipas Gary Malone, psikiatër i varësisë në universitetin “Baylor”: “Sa më i lartë të jetë niveli i alkoolit në gjak, aq më…
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Malësi të Madhe ku kërkoi një mandat të dytë për kryebashkiakun Tonin Marinaj. Ai tha para banorëve se Shqipëria kurrë nuk ka qenë e përfaqësuar kaq denjësisht para botës sa ç’është sot. “Kujt i shkonte mëndja se ne do të kishim një vend në Këshillin e Sigurisë në OKB përkrah superfuqive. Apo që do të merrnim drejtimin e OSBE. Në Tiranë u mbajt samiti i BE, për herë të parë në histori jashtë kufijve të BE. Të gjitha këto nuk erdhën prej bukurive të Shqipërise se këtu ishin bukuritë edhe para nesh, por…
E ardhmja e Leo Messit vijon që të jetë në qendër të vëmendhes, mes rinovimit me PSG dhe rikthimit në Barcelonë. Pikërisht për këtë mundësi të fundit, trajneri i katalanasve, Xavi, ka shprehur mendimin e tij dhe ka bërë një bilanc të situatës. “Deri më sot, ne nuk e dimë nëse Leo do të kthehet në Barcelonë. Është shumë herët për të folur për këtë. Interesi ynë i vetëm duhet të jetë titulli i La Liga-s. Ndërsa për merkaton, do të shohim në të ardhmen”. Tifozët e duan, klubi nuk ëndërron asgjë tjetër. Kthimi në shtëpi te Barcelona do të…
Nga Ilir Beqaj Ditët e fundit, me të drejtë, ka diskutime publike lidhur me forcimin e lekut kundrejt euros dhe monedhave të tjera të forta. Duke mos marrë përsipër të bëj një analizë shterruese, po përpiqem të sjell disa argumenta shtesë bazuar në të dhëna publike zyrtare të tremujorit të parë 2023 pasi kam përshtypjen sepse i kanë munguar diskutimeve publike të deritanishme. Tregëtia me Jashtë Sipas INSTAT, Në tremujorin e parë 2023 eksportet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 janë rritur me 2,5 %. Ndërsa importet janë rritur me 0,5 %. Kjo ka sjellë që defiçiti tregëtar…
Shtatë shqiptarë, në mesin e 13 të arrestuarve, u arratisën nga një qendër emigracioni, ku prisnin të merrnin dënimin e tyre, gjatë një trazire. Pesë prej tyre u kapën por tetë prej tyre përfshirë shqiptarëve janë në kërkim, sipas gazetës The Sun. Disa prej tyre janë të dënuar për trafik droge. Burimet për gazetën, thonë se përçarja filloi kur 40 persona të arrestuar u penguan të përdornin palestrën në qendrën e emigracionit Yarl’s Wood, në Milton Ernest, Beds, vonë të premten në mbrëmje. Të arratisurit, të cilët mbahen në këtë qendër në pritje të dënimit të tyre, kanë përdorur pajisjet…
Mamaja e Luizit mbrëmjen e djeshme ishte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për të surprizuar djalin e saj. Ndonëse një moment ajo u pyet nga djali i saj për takimin me Kiarën, Anxhelina ia bëri si me shenjë, por nuk foli pasi kjo konsiderohet si informacion nga jashtë. Por, ditën e sotme, është publikuar fotoja e tyre parë bashkë duke shuar kështu zërat se mes tyre mund të ishte një marrëdhënie jo e mirë. Kujtojmë që të shtunën e 6 majit është edhe finalja e madhe e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania.
Këtë të dielë, drejtuesja politike e PS-së në Qarkun Shkodër, Elisa Spiropali, tha nga Malësia e Madhe se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i halleve personale të Ilir Metës dhe Sali Berishës. “Berisha dhe Meta e duan votën për ta mbajtur peng Shqipërinë për hallet e tyre personale. Epo nuk nuk mund të mbetemi peng i halleve të tyre. Ne do të vazhdojmë përpara me Tonin dhe me Edi Ramën për ta zhvilluar Malësinë njësoj për të gjithë. Ne nuk e duam Malësinë e Madhe për ta marrë peng por për ta çuar përpara. Kam shumë besim te Tonini…
Kryeministri Rama ka vijuar sot takimet në kuadër të fushatës elektorale në bashkinë e Malësisë së Madhe në Shkodër, për të prezantuar kandidatin Tonin Marinaj. “Në bashkinë e Veriut që ndryshon e shikon vetëm përpara me drejtuesit e duhur dhe mbështetjen e qeverisë sonë Vijojmë rrugëtimin e gjelbër drejt 14 Majit edhe në Malësinë e Madhe për të ecur VETËM PËRPARA me Tonin Marinajn në krye të bashkisë”, ka shkruar Rama.
Sali Berisha prezantoi sot kandidatin në Fushë-Arrëz. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për gjendjen ekonomike ku ndodhet vendi dhe prandaj shqiptarët ikin, Sipas Berishës shqiptarët ikin nga dhimbjet e urisë, ikin nga lotët e mjerimit, sepse nuk mund të jetojnë në vendin e tyre. “Po a ndryshoi gjë në 9 vite? 3 ditë më parë Banka Botërore deklaroi se Shqipëria është vendi në të cilin vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, marrin ndihmë ekonomike. Ikin nga dhimbjet e urisë, ikin nga lotët e mjerimit sepse nuk mund të jetojnë në vendin e tyre. Ikin dhe vetëm…
Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Fushë Arrëz, Hil Curri. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se kandidatët e koalicionit “BF” kanë marrë mbështetjen e të gjithë popullit opozitar. Për kandidatin Hil Curri, kryedemokrati Berisha ka thënë se ai është kandidati i votës dhe dinjitetit të tyre. ”Këto zgjedhje në të vërtetë, më shumë se çdo zgjedhje tjetër ndonjëherë që nga 1992, janë zgjedhje në të cilat, çdo shqiptar, demokrat, socialist, i paparti, voton për veten e tij në radhë të parë, voton për fëmijët e tij, për të ardhmen e këtij vendi, dhe…