Author: tirana

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI) ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave dhe diskursit të zhvillimit global. Është përdorur për të bërë thirrje për investime më të rëndësishme në shëndetësi, arsim dhe programe të mbrojtjes sociale dhe për të theksuar nevojën për vëmendje më të madhe ndaj aspekteve të shpërndarjes së zhvillimit. Më shumë njerëz kanë vuajtur për shkak të luftës në Ukrainë dhe gjetkë. Temperaturat rekord, zjarret, stuhitë dhe përmbytjet janë shenja paralajmëruese të sistemeve planetare gjithnjë e më të pabalancuara. Ato po shkaktojnë një krizë të kostos së jetesës që po ndihet globalisht, duke krijuar…

Read More

Policia në Krujë ka evidentuar një parcelë që do të mbillej me fidanë kanabisi në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi. Bëhet e ditur se në vëzhgimet e bëra me dron janë zbuluar dy persona teksa tentonin të mbillnin në tokë fidanët. Një prej tyre u identifikua nga policia si L.M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi dhe u shpall në kërkim. 224 fidanë të kultivuar në kubikë u asgjësuan.

Read More

Tirana u bë dje kryeqyteti evropian i RETRO-s, duke mirëpritur në sheshin “Skënderbej”, koleksionin e mjeteve RETRO. Kryeministri Edi Rama ndau fotoalbumin me disa nga momentet më të shënuara, teksa e shoqëroi me diçiturën: Retro po, mbrapa jo. Pazari vintage i punimeve artizanale, artefakteve, punime artistike me metal, dru e qeramikë, orendive të vjetra, si dhe një hapësirë dedikuar traditës folklorike shqiptare si pjesë e identitetit tonë kombëtar e si një aset kulturor. Qilima shumëngjyrësh, veshjet me motive tradicionale, ushqimi i mirë, muzikë Jazz&Swing, së bashku me stendën e Targave Suvenir që asnjëherë nuk mungon në sheshin “Skënderbej”.

Read More

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë Kurbin Behar Haxhiu, zhvilloi një takim me banoret e fshatit Sanxhak. Kjo zonë dhe gjithë Kurbini është lënë në harrese nga pushteti vendor, por ky realitet do të ndryshojë pas 14-majit u shpreh Haxhiu. Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtuesja politike e opozitës për Qarkun e Lezhës Jozefina Topalli si dhe deputetët Kastriot Piroli dhe Elda Hoti të cilët kërkuan mbështetje maksimale për kandidatin Behar Haxhiu.

Read More

Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III do të jetë më 6 maj. Ai është pasues i fronit mbretëror të Anglisë dhe mes hapave drejt kurorëzimit do të përfshihet edhe betimi me zë të lartë i publikut për besnikëri ndaj mbretit Charles. Miliona njerëzve do t’u kërkohet të thonë fjalët: “Betohem se do t’i kushtoj besnikëri të vërtetë Madhërisë suaj, dhe trashëgimtarëve dhe pasardhësve tuaj sipas ligjit, kështu që më ndihmo Zot”. Për herë të parë në histori, publikut do t’i jepet një rol aktiv në kurorëzimin, me Kryepeshkopin e Canterbury-t duke u bërë thirrje atyre që shohin ose dëgjojnë…

Read More

Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka prezantuar programin e plotë që përmban 15 pika, ndërsa thekson se përfshin çdo fushë të rëndësishme për qytetarët. Bejko shprehet se kandidatët e tjerë për Bashkinë e Tiranës, kanë deklaruar se kanë program, por nëse bën një kontroll në adresat e tyre, ai thotë se nuk kanë asgjë. “Vetëm premtime dhe “zotime”, asgjë konkrete. Ne kemi programin tonë me 15 pika për çdo aspekt të jetës në qytetin tonë”, shprehet Bejko në një postim në rrjetet sociale.

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte i pranishëm në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokristiane, një ndër partitë formuese të këtij koalicionit. Në takimin e zhvilluar me strukturat në kryeqytet, lideri i kësaj partie, Nard Ndoka, e cilësoi Belind Këlliçin një misionar, jo vetëm për të ndryshuar Tiranën por edhe një misionar politik, për të sjellë një model të një politikani të ri dhe të suksesshëm në shërbim të qytetarëve. “Belind Këlliçi sot ka një mision, të jemi të qartë, nuk është thjesht një kandidat. Unë mund ta quaj një “misionar…

Read More

Banorët e Bërxullës prej më shumë se 7 muajsh protestojnë për të përfituar shpronësime në vlerën e tregut për pronat e tyre që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar, kanë dalë edhe sot në protestë duke bllokuar njërin kah të rrugës së Rinasit. Pavarësisht se morën një premtim nga drejtori i Kadastrës për zonën Kamzë-Vorë se pronate tyre do certifikohen, ata kërkojnë një vlerësim të banesave me vlerën e tregut si dhe duan që shteti t’u gjejë tokën ku do stabilizohen. Banorët u shprehën edhe ditën e sotme se nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre duke u…

Read More

Mbrëmë pas Prime-it, banorët shijuan një atmosferë me muzikë. Efi pas disa gotave u deh dhe pati momente pajtimi me Luizin. Ajo i tha ndër të tjera se e ka shumë xhan si shok dhe se i uron fitoren më 6 Maj. Kurse Luizi u kujdes për të, pasi nuk ishte në gjendje të mirë nga pija. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Tregani është një nga zonat turistike më të zhvilluara në bashkinë e Elbasanit. Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve të zonës, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja siguruan se falë investimeve dhe projekteve që po bëhen në bashkëpunim me qeverinë, Tregani do të kthehet në një zonë me turizëm të zhvilluar gjatë gjithë vitit. “Zhvillimet e mëdha të Elbasanit do ndikojnë në rritjen e ofertës dhe portofolit turistik. Vërtet ju jeni vend me ujëra termalë, vjen një kategori e caktuar pushuesish, por kur oferta e Elbasanit rritet, se për shembull Automotoparku nuk do zhvillojë…

Read More

Njëzetegjashtë pako me lëndë narkotike, heroinë me peshë totale 13 kilogramë e 750 gramë janë gjetur nga policia në Portin e Durrësit, të fshehura në një autobus. Bëhet e ditur se lënda narkotike u gjet pasi autoritetet në port kaluan për kontroll të detajuar në vijën e dytë një autobus të linjës “Durrës-Milano”. Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën të fshehura në pjesën e pasme të autobusit, 26 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, e cila u sekuestrua. Për rastin, në flagrancë u arrestuan Mikel Pici, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, pronari…

Read More

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora i ka dërguar një mesazh kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Rita Ora ka mbështetur Veliajn në garën e tij të radhës më 14 Maj, për mandatin e ardhshëm për bashkinë e Tiranës. Ajo shprehet se e di që Veliaj i pëlqen sfidat dhe të gjithë kanë nevojë për energjinë e tij ndërsa shton se do e mbështesë atë deri në fund. “Përshëndetje Erion! Rita Ora jam! Dua të të uroj më të mirën në sfidën tënde të radhës. E dimë që ti i pëlqen sfidat, dhe ne e duam këtë, kemi…

Read More