Kjo e dielë do jetë një ditë përgjithësisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në veri, veriperëndim. Sipas parashikimit temperaturat minimale do të luhaten 4-12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen pa luhatje 16 -18°C në veri, 19 -22°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.
Author: tirana
Luizi, Efi, Dea dhe Kristi janë 4 finalistët e “Big Brother VIP Albaia 2”. Finalisti i katërt i këtij edicioni të dytë të Big Brother Vip është Kristi. Kristi i bashkohet Luizit, Efit dhe Deas në këtë rrugëtim, në garë për çmimin e madh. Kristi falenderoi publikun që votoi për ta dërguar atë në finale.
Një sherr me thika është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen 12 të qytetit të Durrësit. Bëhet me dije se sherri ka ndodhur mes disa personave, ku si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Nuk dihet ende se kush janë autorët apo personi që ka mbetur i plagosur dhe as shkaku i konfliktit. I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e dinamikës së plotë.
Gjysmëfinalja ka qenë e mbushur me emocione të mëdha protagonistin e BBV, Luizin. Pas debateve dhe zhurmës, sot pas 126 ditësh Luizi ka treguar linjën e jetës. Ai ka folur edhe për historinë e dashurisë me Megi Topallin, vajzën e Jozefina Topallit, ku ka treguar se është detyruar që të heqë dorë prej muzikës, për të ndjekur atë në Paris. Ai tha se la pas karrierën për dashurinë, por më pas i dhanë fund lidhjes 10 vjeçare, vetëm për një zënkë. “Natën e ndarjes kam fjetur në makinë dhe kam patur vetëm 37 mijë lekë të vjetra në xhep”, u…
“Prime” e sotëm u rikthye edhe njëherë debati që ndodhi mes Luizit dhe Efit spektaklin e kaluar. Debati mes tyre u komentua edhe gjatë javës nga banorët e tjerë, më së shumti mes Efit dhe Deas, e cila nuk ishte aspak darkord me deklaratën e Luizit. Ky i fundit u shpreh se Efi ka dalë nga programi “Përputhen” dhe se është mashtruese. Efi: Unë nuk dua ta ul veten që t’ia kthej në të njëjtën mënyrë. Mua nuk ma ndjen se çfarë thotë Luizi. Luizi është si ata komentuesit në Instagram që nuk dinë se çfarë thonë. Ne kemi faktorizuar…
Në këtë ditë të 126-të Luizi u surprizua nga nëna e tij. Në një skenë të improvizuar nga Vëllai i Madh, Luizi shkoi në Shkodër me biçikletë aty ku takoi nënën e tij. Nëna e Luizit i tha atij që në këtë javë të fundit që ka mbetur duhet të bëjë vetëm humor brenda në shtëpi me të gjithë banorët. Ajo tha se banorët duhet të kalojnë të gjithë shumë mirë. Luizi i tha Arbanës se tani e humbi Big Brotherin, pasi u përfshi në shumë emocione kur takoi të ëmën e tij. Ai tha që dëshira e tij është…
Në emsionin Review në Euronews Albania, u rikthye dhe njëherë në vëmendje historia e vrasjes së vëllezërve Haklaj. Gazetarja Jonida Shehu lexoi dhe dëshminë e dhënë për mediat nga Zylfie Haklaj, ku ka rrëfyer dhe dinamikën e nisjes së konfliktit të familjes së saj me ish-kryeministrin Berisha. “Më datën 22 qershor 1997 pas mesit të natës në dalje të Milotit vriten nga bandit e Saliut, Sokol Haklaj, jurist i cili punonte në Skrapar dhe Ibrahim Rustemaj të cilët udhëtonin me Fatmirin në drejtim të Tropojës. Fatmiri i shpëtoi sulmit dhe ka marrë trupat e vdekur dhe u drejtua te trageti,…
Vijon të mbetet në arrati Harry Simpson, një prej pesë anglezëve të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt. Simpson kishte mbërritur në Shqipëri si pjesë e skuadrës të vrasësve me rolin e vëzhguesit të viktimës. Top Channel duke iu referuar prokurorisë angleze CPS raporton se Simpson, ka precedentë penal dhe dënime në të shkuarën. Ky në këtë foton e mëposhtme është Harry Simpson banues në Abbey Wood në Jug të Londrës.Një prej precedentëve penal lidhet me shitjen e drogës në rrugët e kryeqytetit anglez. Sipas prokurorisë angleze të cilës i referohet Tch, në Shkurt të vitit 2015, Simpson, është arrestuar…
Këngëtarja Gigliola Haveriku ka folur për lidhjen 6-vjeçare me ish të dashurin e saj, Amos Zaharia. E ftuan në “S’e luan Topi”, ajo tregoi se ndarjen me Amos e përjetoi shumë keq, dhe se kaloi në një gjendje depresioni. “Rashë avash avash një gjendje depresioni, e përjetova shumë keq. Mbaj mend që nuk ushqehesha. Unë e përjetova shumë keq, dhe kur një lidhje është mediatike është akoma më e vështirë. Atëherë me duhej edhe të buzëqeshja në ekran. Kisha gjendje ataku paniku. Familja ime ishte dakord, e prisnin një ndarje, i dhamë shanse herë pas here, por nuk funksionoi. Nuk…
Një tërmet me madhësi 4.2 të shkallës Rihter ka goditur pasditen e së shtunës Greqinë. Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit u regjistruar 7 kilometra lindje-juglindje të Marathia Fokida. Thellësia fokale vlerësohet të ketë qenë 5 kilometra.
Katër persona të armatosur kanë marrë peng në shtëpinë e tij drejtorin e një banke në Brazil, të cilin e lidhën, i vendosën një bombë në gjoks dhe e çuan me forcë në degën e bankës, së bashku me një tjetër drejtues, një punonjëse dhe dy roje. Plani i grabitjes dështoi pasi pastruesja arriti të arratisej nga banka dhe lajmëroi policinë. Brenda pak minutash, policia arriti të arrestonte dy nga grabitësit, ndërsa dy të tjerë u arratisen.
Në një bisedë që ka bërë me Nitën, Luiz Ejlli ka folur për momentet e vështira që ka kaluar. Para se të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe të niste këtë eksperiencë, ai rrëfeu se kishte humbur gjithçka, përfshirë edhe shpresën, dhe se në mendje kishte një largim përfundimtar nga Shqipëria, për shkak se nuk e gjente veten askund edhe sa i përket karrierës. Si rrallë herë, ai ka folur edhe për historinë e dashurisë me Megi Topallin, vajzën e Jozefina Topallit, ku ka treguar se u detyrua që të hiqte dorë prej muzikës, për ta ndjekur atë…