Author: tirana

Papa Françesku po zhvillon një vizitë në Hungari ku falënderoi hungarezët për mirëpritjen e refugjatëve ukrainas dhe u kërkoi atyre të ndihmojnë këdo që ka nevojë. Ai bëri thirrje për një kulturë bamirësie në një vend, ku kryeministri ka justifikuar politikat e forta kundër imigracionit me frikën se migrimi kërcënon kulturën e krishterë të Evropës. Në ditën e dytë të një vizite në Hungari, Papa Françesku u takua me refugjatë dhe njerëz të varfër në kishën Shën Elizabeth. Mes refugjatëve që u takuan me Papën në Hungari pati edhe qytetarë ukrainas që u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre…

Read More

Një shqiptar është gjetur pa shenja jete në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 41-vjeçari është gjetur në një zonë rurale në Heralikon. Autoritetet kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së shqiptarit.

Read More

Modelja Kejvina Kthella ka bërë një veprim që shpreh mbështetje ndaj Luizit, pasi Kiara i hapi një profil të ri në Instagram këngëtarit. Ajo ka shpërndarë profilin në faqen e saj, duke iu bërë thirrje ndjekësve që ta mbështesin Luizin. “Follow mistresit dhe unfollow mua”, shkruan me batutë Kejvina në story. Kejvina pati debate shumë të ashpra gjatë kohës sa ishte në Big Brother me këngëtarin shkodran. Debate që më vonë ajo i shndërroi në personale dhe goditi atë me “shuplakë”. Kjo sjellje rezultoi me përjashtimin e modeles nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar spotin e zgjedhjeve vendore, ku iu është drejtuar me një letër të hapur shqiptarëve. Ai kërkon prej zgjedhësve që në 14 maj të votojnë kundër shpopullimit. Sipas tij kjo është një ndër problematikat më serioze që kanë prekur ndonjëherë vendin, ndërsa shprehet se sa më shumë pushtet të mbledhë Edi Rama aq më shumë do ikin shqiptarët. “Kjo letër e hapur i drejtohet çdo shqiptari, demokrat, socialist, të paparti. Unë Sali Berisha kam patur nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër. Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite. Por kurrë në asnjë fushatë, kurrë nuk…

Read More

Policia ka lënë të lirë gjashtë të shoqëruarit që kanë dëshmuar në lidhje me vdekjen e kenianes, Joy Aoko. Pas dëshmisë u lanë të lirë shoferi i kazinosë Rodin Barçi, si edhe disa shokë të tij. Barçi e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej në gjendje të rëndë. Barçi ka qenë edhe më herët i shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për faktin se një nga dëshmitë e të afërmve, konkretisht të shoqes së 22 vjeçares, theksohet se kanë pasur një lidhje intime. Ky fakt nuk është mohuar nga shoferi i kazinosë, por ka…

Read More

Shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” do t’i bashkohen 4 personazhe të njohur të ekranit. Të parët që konfirmuan ishin dy moderatorët të cilët na shoqërojnë çdo mëngjes nën valët e “Top Albania Radio” dhe Top Channel, me programin e përditshëm “Wake Up”. Enxhi Nasufi dhe Blendi Salaj do të futen këtë të diel në shtëpinë e “BBV”. Më pas, kanë konfirmuar edhe dy moderatoret e “Pardon my french”, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro. Kujtojmë se herë pas here banorët kanë zhvilluar talk-show, ndërsa këtë herë do kenë mundësinë të flasin me vetë moderatorët e emisioneve.

Read More

Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me banorët e Libohovës, ku ka prezantuar kandidatin për në krye të kësaj Bashkie, Leonard Hide. Kryeministri u shpreh se është e rëndësishme që me 14 maj, në Libohovë, të shkohet përpara dhe të vijojnë projektet e nisura. “Gjithçka ishte zymtë në këtë vend dhe realisht pyeta veten që si ka mundësi që ka akoma njerëz në Libohovë që vazhdojnë të rrinë në këtë lloj kurthi ku ishte gjëja më e natyrshme të dilje ndërsa të rrije ishte gjëja më e pabesueshme. Libohova ishte një nga pikat ku ndërhyrjet tona do të sillnin…

Read More

Aktorja e humorit, Renada Caci, e njohur me rolin e Luzes, në një diskutim në studion e Panorama Tv, u shpreh se “bukuria në Shqipëri të hapë rrugë”. Sipas saj, për të qenë pjesë e ekranit duket patjetër të kesh 13 kg silikon në buzë dhe të kesh hequr nja 13 brinjë për të zvogëluar belin. “Bukuria në Shqipëri të hap rrugë, duhet të kesh buzë të fryra dhe sy bojëqielli që të jesh aktore kryesore në një film. Shyqyr nuk jam moderatore sepse duhet të isha patjetër një super yll që të isha moderatore shumë e mirë. Është bërë bozë…

Read More

“14 maji është një përpjekje për grusht shteti politik. Kjo është e qartë si drita e diellit. 14 maji 2023 është një tentativë për puç nga ana e perëndimit”, ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu befasoi me deklaratën, e cila i drejtohej më tej presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. “Këtë nuk po e them unë. Njeriu që drejton sot SHBA-në e ka thënë këtë vite më parë”, vazhdoi Soylu, duke nënkuptuar kështu ekzistencën e një plani për ndryshimin e pushtetit në vend. “Kur të gjitha përpjekjet e tyre dështuan vite më parë, Biden u shpreh se kjo është mënyra…

Read More

Një shtetas shqiptar 42-vjeçar, pronar i një lokali në Montecchio Maggiore (Vicenza), është zënë në pritë nga një i panjohur, i cili e ka plagosur rëndë pasi e ka goditur dy herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme. Mediet italiane bëjnë me dije se 42-vjeçari ka qenë duke hapur biznesin, “Seven Lounge bar”, kur pas tij është shfaqur një burrë, me sa duket me kombësi italiane, i cili e ka sulmuar me thikë. Shiptari ka marrë një goditje në mushkëri dhe një në lartësinë e kofshës. Më pas sulmuesi u zhduk, duke humbur gjurmët e tij.Pavarësisht plagëve të…

Read More