Tre nga gjashtë personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin janë kapur. Policia britanike ka rënë në gjurmët e 3 të shpallurve në kërkim nga telefonat celular, pasi ishin njoftuar edhe nëpërmjet letërporosive të dërguara pak ditë më parë nga policia shqiptare. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 3 të arrestuarit kanë qenë në zona të afërta me njëri tjetrin, teksa dyshohet se dhe 1 nga 3 të shpallurit në kërkim ndodhet në Londër. Sa i përket ekzekutorit portugez, Ruben Saraiva, burimet thonë se nuk ndodhet në Britani. Ka dyshime të forta se pas…
Author: tirana
Drejtuesja politike e PS për Dibrën, Belinda Balluku, në një takim me gratë dhe vajzat e këtij qarku vlerësoi kryebashkiakun Agron Malaj për transformimin që i ka bërë Matit. “Agroni i ka ndryshuar totalisht faqen Matit, dhe sot t’i ke dëshirë të shkosh në Mat qoftë për të pirë një kafe për të kalur pasditen, për të ecur në parkun më të bukur që unë kam parë në Shqipëri. Matjanet e tua do të qëndrojnë në krah gjatë gjithë mandatit të dytë për ta bërë më të mirë seç është”, tha Belinda Balluku. Ndërsa kryebashkiaku Malaj, njëherësh dhe kandidat për…
Avokat Spartak Ngjela thotë se Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit. Në një intervistë për Report Tv, avokat Ngjela, u shpreh se kjo fitorja e sigurt e PS-së është për faktin e përçarjes së Partisë Demokratike. Duke u ndalur tek Sali Berisha, Ngjela tha se ky i fundit po i bie vendit në qafë, megjithëse ka një non grata mbi supe. ‘Rama është në pushtet! Këta tjerët nuk janë! Se kuptojnë dot kohën moderne këta e dinë shtetin pronë. E dinë pronë pasi nuk ka pushtet gjyqësor. Nuk ka garë, e…
Pagë minimale 60 mijë Lekë brenda këtij mandati, është zotimi që kryesocialisti Rama bëri para qytetarëve të Gjirokastrës, nga ku vijon takimet elektorale. “Ambicia jonë është që të shkojmë me patjetër në 60 mijë Lekë pagë minimale. Pa 60 mijë lekë pagë minimale detyra jonë është e papërmbushur”. Kërkoi besimin e qytetarëve për të vijuar transformimin e qyteteve. “Kush shkonte në Libohovë për turizëm? As që bëhej fjalë. Sot Libohova ka filluar të kthehet në një destinacion turistik. Mos t’ju flas pastaj për Tepelenën se po fillova pastaj për Tepelenën rëndohet biseda. Një xhep fals atje ku hynin e dilnin…
Shkatërrimi i varrit të Fatmir Haklajt po bën jehonë edhe më shumë pas hapjes së dosjes nga SPAK për vrasjet në Tropojë. Ka qenë motra e tij, Zylfie Haklaj e cila ka bërë me dije këtë lajm. Ajo ka postuar në llogarinë “Haklajt e Tropojës” foto nga varri i dëmtuar teksa shkruan se e prisnin një gjë të tillë. “Ju po ngelshi tanë kohën në Kodër të varrezave tona se edhe të vdekur jau keni frigën a mos po çohen. Na e kena ditë që do t’i prishni dhe me qellim i kena punue me ditë të saktë kush merret…
Vijon intensivisht puna për transformimin e lagjeve të Burrelit. Kryetari i Bashkisë Agron Malaj ka publikuar fotot nga punimet që po realizohen në Lagjen e Re në këtë qytet, për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës kryesore. “Lagjia e Re në qytetin e Burrelit, ku po punohet për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës kryesore. Rruga do të ketë të gjithë parametrat e duhur përfshirë asfaltimin e aksit kryesor, ndërtimin e trotuareve dhe vendosjen e ndriçimit”, tha Malaj.
Katër shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi janë kapur në një fermë kanabisi. Mediat gjermane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 26 prill dhe se të arrestuarit janë të moshave 23 deri në 46 vjeç. Gjatë kontrollit fizik policia ka gjetur dhe sekuestruar 2000 bimë kanabisi, shumica e tyre gati për korrje. Katër shqiptarët aktualisht ndodhen në paraburgim, në pritje të dënimit.
Kiara Tito ishte një nga banoret më të përfolur të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. I ftuar në emisionin “Më lër të flas”, mbrëmjen e djehsme ishte Gent Zenelaj, i cili ka folur për fillimet e kiarës në televizion si velinë në një emision ku Genti moderonte. Ai ka thënë se Kiara sapo ishte kthyer nga Italia në atë kohë, ndërsa shtoi se ai ka respekt për të dhe punën e saj. “Duke shfrytëzuar audiencën tuaj, Kiara ka qenë një bashkëpunëtore e jona në emision, sa ishte kthyer nga Italia në atë kohë, një vajzë si shumë të tjera…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, angazhohet për restaurimin e Kishës së Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit. Ai vizitoi nga afër këtë monument kulture të kategorisë së parë, me afreske të rralla të piktorit te madh shqiptar të shekullit XVI, Onufri. “Janë të gjitha gjurmët e Onufrit , një nga krenaritë e kësaj zone, një simbol i ikonografisë shqiptarë dhe natyrisht gjithë Shqipëria duhet të krenohet me të. Jam i bindur që shumë shpejt shteti do të vërë në dorë dhe Ministria e Kulturës e ka në planet e saj. Jam i bindur se do të jetë një…
Këngëtarja Kejsi Tola, e cila njihet si një nga artistet me këngët e saj shumë të bukura të dashurisë, ka publikuar albumin e saj të ri titulluar “Luminous”, i cili përmban pesë këngë të shkruara në gjuhën angleze. Por, pse u shkëput për një kohë kaq të gjatë Kejsi nga tregu muzikor dhe televizioni? “Ka qenë një zgjedhja ime sepse kam patur shumë ftesa për të folur për këtë shkëputje, por kam qenë duke punuar për këtë projekt. Arsyeja pse morën kaq kohë projektet është sepse janë punuar të gjitha jashtë Shqipërisë. Ka qenë procesi pak më i vështirë”. Në…
Dashi-Pa humor dhe ditë me tension sot. Kjo ndodh për shkak të pozicionit të Plutonit, planetit tuaj kujdestar, i cili ndodhet në një kënd të papërshtatshëm me shenjën e Bricjapit. Jupiteri ju mbështet, por do të ketë humor të luhatshëm dhe disa pengesa të vogla karakteri gjatë ditës. Demi-Sot do të favorizoheni nga Hëna dhe Jupiteri. Gjithçka është në anën tuaj dhe mund të konsideroheni me fat. Çiftet e reja do të marrin një lajm shumë të mirë dhe do të gëzohen pa masë. Binjakët-Disa njerëz kërkojnë vëmendjen tuaj. Askush prej tyre nuk ia vlen për një lidhje serioze. Sidoqoftë…
Drejtuesja politike e PS për Dibrën në një takim me gratë dhe vajzat e këtij qarku tha se nuk duhet të humbet kohë por duhet të ecim përpara për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të rritur fëmijët tanë. “Për mua si mbesë Dibre por si një person që e do Matin shumë se janë njerëz të mirë, është nder që PS më ka dhënë të drejtoj këtë qark, ku njerëzit kujtojnë se gratë janë jo si pjesa tjetër e Shqipërisë dhe nuk e dinë se gratë e Gibrës janë shumë më të forta se pjesa tjetër…