Ilir Meta ka takuar sot banorët e Pustecit. Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se ata do të bëjnë çmos që të kthejnë të rinjtë dhe të rejat që janë larguar nga vendi. “Kënaqësi e madhe që jam me kryebashkiakun e ardhshëm të Pustecit, Pandi Jani. Është kaq i pastër e qelibar dhe kështu do të jetë edhe në drejtim të këtij Pusteci. Ai edhe shkollën e ka mbaruar fiks për të drejtuar Bashkinë e Pustecit. Për Agroturizëm në Shkup. T’i japim mundësinë Pandit që ta shndërrojë Pustecin në qendër të agroturizmit. 14 maji është dita të ndahemi me këtë…
Author: tirana
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, tha të shtunën në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei, se Kina paraqet një kërcënim global. Zoti Bolton ndodhet në Tajvan me ftesë të grupeve pro pavarësisë së Tajvanit, duke përfshirë Aleancën e Kombit të Tajvanit dhe Shoqatën Formosan për Çështjet Publike. “Ne nuk kemi nevojë të hamendësojmë për këtë kërcënim. Pekini pothuajse çdo ditë lëshon kërcënime për Tajvanin, duke bërë përpjekje të vazhdueshme dhe të pandërprera për t’i hequr legjitimitetin Tajvanit përmes ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe”, tha ai. “Kërcënimi kinez është global, mendoj se është e rëndësishme ta përsërisim këtë”, tha ish-këshilltari i sigurisë kombëtare. Zoti…
Nga Mero Baze Sali Berisha ka shpërndarë spotet e një “letre të hapur” për shqiptarët, ku ilustrimet kryesore të saj janë me vizitat në SHBA, takimet me zyrtarë amerikanë dhe përurimin e “Rrugës së Kombit” ndërtuar nga një kompani zbatuese amerikane. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me lobistin e ri që ka angazhuar në Uashington, i cili po justifikon marrjen e lekëve nga Berisha me argumentin se ai ka qenë dikur pro amerikan. Edhe pse e shikoj si gjë të mirë që po harxhon ca para për lobistë, nuk e kuptojë pse mendon që do gënjejë shqiptarët me të…
Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja ka ndarë në Instagramin e saj së fundmi foton e parë me të birin, të cilin e ka quajtur Theo Mal. “Mama Fifi”, shkruan ajo krahas imazhit ku duket duke mbajtur djalin e saj në krahë. Kujtojmë që Fifi dhe Adisi u bënë prindër më 25 prill. Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale vetë ajo, ku zbuloi edhe emrin e djalit të saj.
Ben Blushi ka ndarë në rrjetet sociale një bisedë të zhvilluar me të bijën e poetit të mirënjohur shqiptar Lasgush Poradeci, Marian. Postimi: MARIA, VAJZA E LASGUSH PORADECIT Marian e mora në telefon. Takohemi te Nefeli, tha. Ça është Nefeli, e pyeta. Ka ëmbëlsira, tha Maria. Unë dua një çaj të ftohtë, i thashë. Edhe unë dua çaj, tha Maria. Çfarë pune ke bërë Mari, e pyeta. Ekonomiste te Ministria e Drejtësisë. Aty dole në pension? Aty dola. Nuk u martove kurrë? Pata një histori që nuk shkoi siç duhet. Pra je vetëm? Kam shpëtuar nga demonët, tha Maria. Nga…
Një 34-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 muaj burg, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij në Selanik. Ai deklaroi se nuk kishte mundur që të kontrollonte nervat nga të qarat e fëmijës dhe më pas ka goditur gruan me shkelma.“U mërzita kur ajo shkoi në tualet dhe mbylli derën. Vogëlushja filloi të qante dhe unë nuk mund të bëja asgjë. Unë i bërtisja që e vogla po qante dhe ajo nuk dilte nga banja. E humba, pashë fëmijën duke qarë, dhe e humba. E godita me dorë”, tha 34-vjeçar. Gruaja 30-vjeçare deklaroi në dëshminë e saj se ishte…
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj sipas të cilit rusët e shpallur fajtorë për tradhti tani do të dënohen me burgim të përjetshëm. Spiunazhi, dhënia e informacioneve sekrete shtetërore për të huajt, anashkalimi i armikut ose sigurimi i ndihmës financiare, logjistike ose të tjera në aktivitete kundër Rusisë mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Më parë, këto krime dënoheshin me 20 vjet burg.
Pesë persona, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, mbetën të vrarë nga sulmi me armë në një shtëpi në Klivelend, në shtetin e Teksasit, njoftoi rrjeti ABC News të shtunën, duke cituar policinë dhe autoritetet lokale. Të shtënat ndodhën të premten vonë dhe policia është ende në në kërkim të autorit të dyshuar. Autoritetet policore thanë se kishin marrë një telefonatë nga Klivëlendi për sulmin, por kur arritën në vendngjarje gjetën trupat e viktimave. I dyshuari kryesor është një shtetat meksikan, i cili ishte i dehur dhe i armatosur. Policia nuk bëri të ditur identitetin e viktimave apo lidhjen e tyre të…
Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një takim me banorët e Laprakës në kryeqytet, ku prezantoi kandidatin për Tirannë, Roland Bejkon. Sipas tij, Partia Demokratike është vënë në agresion të trefishtë nga trinomi Rama-Berisha-Meta. “Bashkë, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Kjo trini e shenjtë, Rama-Berisha-Meta, po e vijon sulmin që e nisën të tre së bashku ndaj Partisë Demokratike një vit e gjysmë më parë. Sulm i mirëkordinuar nga të tre. Haptazi dhe fshehurazi. Me media dhe para. Me kërcënime e me shantazhe.” Për Alibeajn, çdo votë për Berishën, shkon për pazarin e radhës të Ilir Metës. “Parti të rithemeluar me Ilir Metën…
Turqia ka zgjedhur Alper Gezeravcı dhe Tuva Cihangir Atasever si udhëtarët e parë hapësinorë të vendit që do të dërgohen në hapësirë në tremujorin e fundit të këtij viti, njoftoi sot presidenti Recep Tayip Erdogan. Duke folur në ngjarjen e madhe teknologjike të vendit TEKNOFEST, ai tha se Gezeravci, pilot në Forcat Ajrore Turke, do të dërgohet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ndërsa Atasever, inxhinier sistemesh në prodhuesin turk të raketave Roketsan në fushën e sistemeve të lëshimit në hapësirë, u zgjodh si kandidat rezervë. Turqia themeloi Agjencinë Hapësinore Turke në vitin 2018 dhe njoftoi programin hapësinor të vendit në…
Moti për ditën e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në jug në orët e para të mëngjesit e më pas përgjatë relieveve malore pasdite. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare1-7m/s. Valëzimi në dete i ulët I forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 4-19°C Në zonat e ulëta 5-23°C Në zonat bregdetare 10-23°C.
Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Gjirokastër, ku zhvilloi disa takime elektorale. Në një video të postuar në “Instagram”, Rama shihet teksa kërcen me një vajzë të vogël në Dropull nën ritmin e këngës së fushatës. Krahas videos, Rama shkruan: “Kur të merr kalamoni përpara”. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)