40-vjeçari Florian Mehmeti është arrestuar nga policia në Himarë, pasi i ka vjedhur makinën një personi, dhe nuk i është bindur udhërave të bluve për të ndaluar. Mehmeti kishte precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë dhe shërbimet e DVKM Vlorë, operacioni policor i koduar “Swift”. Vodhi automjetin e një shtetasi dhe u largua me shpejtësi, kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, 40-vjeçari me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve. Sekuestrohen 2 automjete. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet…
Author: tirana
Tre nga 6 të kërkuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe. Mes të arrestuarve është edhe Edmond Haxhia. Po ashtu sipas të njëjtave burime në pranga janë vënë edhe Thomas Mithan dhe Steven Hunt.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning”. Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi M. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje,…
Shoqërohen në policinë e Tiranës 6 persona që po merren në pyetje në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Aoko. Në mesin e të shoqëruarve është edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi. Policia shoqëron 6 persona në lidhje me dhunimin barbar që çuan drejt vdekjes së të resë nga Kenia, Joy Aoko. Mësohet se janë ushtruar 4 kontrolle banesash. Vajza ndërroi jetë në Kenia pasi u transferua atje pas muajsh të tere qëndrimi në spitalin e Traumës. Kujtojmë se 22-vjeçarja dyshohet se u dhunua barbarisht me 13 gusht 2022 dhe më pas u hodh nga banesa. Ajo qëndroi për disa…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhe-Balldre. Mësohet se një kamion ka përplasur një këmbësore, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. E dëmtuara është transportuar drejt spitalit rajonal te Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ana tjetër shoferi i kamionit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm “podcast”-in e tij të radhës, ku kësaj here ka intervistuar biznesmenin Agim Xhindoli. Gjatë bisedës, Rama tregoi një histori nga e shkuara, kur kishin dashur që ta vrisnin në Lushnjë. Ai rrëfeu se fillimisht e morën në telefon, më pas dikush i shkoi në dhomë e i bëri presion të heqë mjekrën. “Më kujtohet kur kam ardhur në Lushnjë për herën e parë. Ishte duke u ndërtuar Muzeu, e bashkë me Vladimir Myrtezain morëm porosi që të përshkuanim Shqipërinë e kohës së Zogut. Ishte mundësi që të kishim dorë të lirë se…
Juria prestigjioze e Muza Competition ka përzgjedhur 10 finalistët që do të marrin pjesë në finalen e madhe që do të bëjë bashkë të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë në muajin qershor. Në fazën fillestare aplikuan 1,000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët prezantuan koleksionet e tyre në fushën e modës dhe të dizajnit. Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon Andriola Kambo, theksoi se ky projekt është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata të rinj dhe të reja që të mund të promovohen dhe në tregun…
Policia e Tiranës zbardh detaje nga konflikti mes disa të rinjsh pranë spitalit Nënë Tereza. Ngjarja ndodhi gjatë natës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi 37-vjeçari me inicialet Xh. C., ndërsa është sekuestruar dhe një pistoletë. Shtetasi me inicialet Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e…
Krimi i Vrasjes në Shqipëri 1997-2023 Pjesa e parë. Vrasjet në Shqipëri janë ende edhe rrjedhojë e anarkisë së vitit 1997. I.Duhet të kujtohemi se viti 1997 i solli shqiptarët që, në disa muaj, ata të jetonin pa shtet, domethënë pa forcën e ligjit. Sipas teorisë moderne të shtetit, ajo periudhë historike ku njeriu nuk e kishte formuar ende shtetin si mbrojtës të jetës shoqërore dhe jetës individuale nëpërmjet ligjit, quhej belum omnis contro amnis – lufta e të gjithëve kundërtën të gjithëve.Në kohët moderne, kjo quhet anarki. Gjithsesi ne duhet të kujtohemi gjithmomë se, në këtë periudhe paskomuniste që…
Vrasja e biznesmenit dhe politikanit lokal në Lezhë Ardian Nikulaj riktheu dhe njëherë fenomenin e në plage të vjeter në shoqërinë shqiptare, atë të gjakmarrjes.Hasmeria mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Balldre të Lezhës e ka zanafillin në vitit 1996, teksa u vra Pëllumb Nikulaj i cili ndërhyri për të shuar një sherr në një pikë karburanti në dalje të qytetit të Lezhës.Diçka e tillë bëhet e ditur nga misionari i Pajtimit të Gjaqeve Pjeter Gjoka sipas të cilit gjithçka ka nisur nga fisi Lekstakaj, por pas vitit 2005 situata mes tyre ishte qetësuar. “Ngjarja ka filluar diku nga 97-ta…
Gazetari Mero Baze vë në dukje disa probleme mes koalicionit “Bashkë Fitojmë” e përbërë nga PL dhe Foltorja e Sali Berishës. Sipas tij, kjo gjë reflektohet gjatë fushatës elektorale ndërsa shtoi se mosdakordësi ka edhe mes Foltores për Belind Këlliçin. “Një problem është moskomunikimi që duket qartë mes PL dhe Foltores së Berishës. Po ta vësh re edhe nga fushata elektorale, më të sinqertë afër Berishës ndihen Duka, Shehi, Mediu apo Dule sesa PL. Duket se secili bën llogaritë e veta. Ka një komplikim brenda Foltores, ku në tre objektivat kryesore Shkodër, Elbasan dhe Durrës. Në Shkodër dhe Elbasan jo…
Kuvendi nuk u mblodh të enjten në seancë plenare sipas programit të punës. Anulimi i seancës u njoftua nga zyra e shtypit e kryetares Lindita Nikolla, si vendim i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të datës 30 mars, mbledhje ku u miratua Kalendari i Punës për periudhën 10-28 prill 2023. Kjo ishte seanca e dytë e anuluar pas asaj të datës 20 prill, ndërkohë që ka pasur vetëm dy mbledhje të komisioneve parlamentare që prej datës 13 prill, kur ishte seanca e fundit plenare, duke shënuar një paralizim të jetës parlamentare gjatë muajit të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të…