Gjatë një bisedë brenda shtëpisë së “BBVA”, Luiz Ejlli ka gjetur një tjetër të vërtetë nga jashtë. Banorët po flisnin për finalen gjigande dhe këngëtari shprehet se me shumë mundësi do të jetë në stadium sepse do ketë shumë të ftuar. Ndërkohë regjizori Eduard Grishaj para ca ditësh la të nënkuptuar që me shumë mundësi finalja do të jetë në stadium, por nuk ka ende një vendim përfundimtar. @andrearaspopi #meluizin #luizejlli #luani🦁🦁 #fypシ #fyp #bbva2 ♬ suono originale – Magmaris
Author: tirana
Për të kuptuar pse helmi i akrepit është kaq me vlerë, është e rëndësishme që fillimisht të kuptoni se çfarë është dhe për çfarë përdoret. Helmi i akrepit është një përzierje komplekse e proteinave dhe enzimave të prodhuara nga gjëndrat e helmit të akrepave. Përdoret nga akrepat si një mekanizëm mbrojtës kundër grabitqarëve dhe për të kapur gjahun. Helmi shpërndahet përmes thumbit të akrepit, i cili e injekton helmin në objektivin e tij. Vetitë unike të helmit të akrepit e kanë bërë gjithashtu një mjet të vlefshëm për studiuesit që studiojnë sistemin nervor dhe zhvillojnë ilaçe dhe trajtime të reja.…
Një pilot britanik është dënuar së bashku me dy persona të tjerë pasi trafikoi me avion katër emigrantë të paligjshëm shqiptarë drejt Anglisë. Piloti u arrestua në aeroportin Deenethorpe në Northamptonshire në marsin e vitit të shkuar, sapo zbriti nga fluturimi me aeroplanin e tij së bashku me tre burra dhe një grua, të cilët po përpiqeshin t’i shmangeshin kontrolleve të imigracionit. Hetuesit e britanik zbuluan Richard Styles, 53 vjeç, kishte bashkëpunuar me ish-pilotin dhe shokun e tij të aviacionit Silvano Turchet, 68 vjeç, për të marrë me qira për 1500 £ nga një fushë ajrore në Lincolnshire. Ata ishin…
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi që po mbahet në Greqi. Në një intervistë, kreu i qeverisë tha se Evropa duhet ta marrë seriozisht Turqinë. Siç shtoi Rama, Turqisë iu kërkua që të realizonte disa reforma, por pavarësisht kësaj, u la pas dere nga BE. “Duhet të kuptojmë arsyet sepse disa vende të ndryshme kanë edhe sjellje dhe reagime të ndryshme. Ajo që mendoj është se përtej asaj që do të sjellin zgjedhjet, cili do të jetë rezultati, mendoj se Erdogani ka bërë një punë të mrekullueshme për vendin e tij. Ka sjellë ndryshime shumë të…
Rivali i presidentit Rexhep Tajip Erdogan për zgjedhjet e muajit të ardhshëm ka sfiduar një tabu politike në Turqi duke folur për prejardhjen e tij si anëtar i sektit të pakicës islamike alevite. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, për shekuj me radhë, grupi ka qenë objekt i diskriminimit dhe dhunës. Duke iu drejtuar në YouTube atyre që do të votojnë për herë të parë, kandidati presidencial Kemal Kiliçdaroglu deklaroi identitetin e tij fetar alevit. Pohime të tilla janë të rralla në politikën turke, pasi alevizmi ka vuajtur prej paragjykimeve dhe diskriminimeve nga shumica suni…
Policia tajlandeze ka vënë në pranga bashkëshorten e një kolegut të tyre, pasi akuzohet për vrasje. Mediat e huaja raportojnë se autoritetet kanë zgjeruar hetimin ndaj saj duke zbuluar se Sararat Rangsiwuthaporn ka vrarë 13 persona duke i helmuar me cianid. Policia beson se motivi i vrasjeve ishin paratë, por bëri me dije se e arrestuara, e cila është 4-muajshe shtatzënë, dhe e diagnostikuar më parë me probleme psikike. Oficerët tani po hetojnë të paktën 13 raste vdekjesh të dyshimta që datojnë nga viti 2020. Ndërsa e arrestuara ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj saj.
Dy shqiptarë të akuzuar për shpërndarje droge janë arrestuar ditën e sotme në Itali. Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrollit në terren për parandalimin e trafikut të paligjshëm të drogës në zonën e Imprunetas, janë gjetur dhe sekuestruar 1.6 kg kokainë, një pistoletë e kalibrit 8 si dhe 25 mijë euro cash. Shqiptarët kishin fshehur kokainë, me një peshë totale rreth 1.6 kg, brenda jastëkëve të divanit, si dhe 25 mijë euro cash të mbështjellë në çarçafët. Sasia e lendes narkotike është zbuluar nga qeni i atidrogës duke konfirmuar të gjithë dyshimet e mëparshme.
Podcast nga Ditmir Bushati Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajton situatën në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar të shkurtit dhe ndikimin e tij në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 Majit, në një bisedë me një prej mendimtarëve më të spikatur të Turqisë, me reputacion ndërkombëtar, Sinan Ülgen, Kryetar i Bordit të Qendrës për Studime Ekonomike dhe Politikë të Jashtme. Tërmeti i shkurtit më i madhi i regjistruar ndonjëherë në vend, ka hapur shumë debate për Turqinë. Sondazhet tregojnë se tërmeti, shoqëruar me situatën e vështirë ekonomike, mund të ndikojnë në përfundimin e pushtetit 20 vjeçar të Presidentit…
Teksa jemi rreth 2 javë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore në Shqipëri, OSBE/ ODIHR ka bërë publik një raport të ndërmjetëm. Ndër të tjera në raport thuhet se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë nëpërmjet kryetarëve të partive të madhe. Në raport thuhet po ashtu se fushata deri më tani nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka qenë e moderuar. Pjesë nga raporti: MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie. Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse…
Vëllai i Madh e vendosi Efin përballë një misioni, ku duhet të bindte Qetsorin që të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP” ditën e shtunë. E duket se pjesë e këtij misioni u bashkuan dhe banorët e tjerë të cilët i kanë bërë disa oferta Qetsorit të cilat duket se e kanë bindur. Ai ka thënë se mëngjesin e sotëm do të flasë në dhomën e rrëfimit, e më pas do të largohet gjatë spektaklit të së shtunës. Mbrëmjen e djeshme, pjesë e misionit të Efit e cila kishte për detyrë që të bindte Qetsorin të largohej u bë pjesë…
Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në Thumanë. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, në aksident janë përfshirë katër vetura dhe një kamion i tonazhit të rëndë. Nuk dihet shkaku i aksidentit, por paraprakisht dyshohet për është bërë shpejtësia dhe mos-respektimi i distancës mes mjeteve. Nuk raportohet as për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale në mjetet e përfshira.
Ronaldo Sharka ishte i ftuar në “Wake Up”, ku foli jo vetëm për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, por komentoi edhe finalistët. Sipas tij, Efi është në finale vetëm nga debatet që ka pasur me Luizin. “Nëse Efi do futej në shtëpi, do vazhdonte marrëdhënien e saj shoqërore me Luizin, ok, bukur, fansat do e pëlqenin, por asgjë më tej. Pra Efi është në finale për shkak të situatës që u krijua me Kiarën, për shkak të situatës që u krijua me Luizin, sepse publiku vazhdon tani, dreqi ta hajë ka kuriozitet. Është kurioziteti më i madh në një…