Një 39-vjeçar shqiptar pa vendbanim në Itali u arrestua nga policia e Pistoias për vjedhje banesash. Në datën 21 prill, policë me rroba civile të ekipit të policisë gjyqësore rrugore Pistoia, gjatë aktivitetit të tyre të zakonshëm të kontrollit të qarkullimit rrugor, kanë vënë në krah një Peugeot 208 të bardhë, me të shkruar “Shërbimet Postare” anash. Në datën 21 prill, policë me rroba civile në Pistoia gjatë aktivitetit të tyre të zakonshëm të kontrollit të qarkullimit rrugor, kanë vënë re një Peugeot 208 të bardhë ku anash shkruhej “Shërbimet Postare”. Pavarësisht normalitetit në dukje, hetuesit nisën të dyshonin sepse…
Author: tirana
Senati amerikan ka miratuar këtë të premte kandidaturën e diplomatit David Kostelancik për ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri. Kujtojmë që Kostelancik është propozuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden për të zëvendësuar ambasadoren aktuale, Yuri Kim. Kostelancik ka një karrierë të gjatë në diplomaci, madje ka punuar dhe në ambasadën amerikane në Tiranë. Gjatë seancës dëgjimore në fund të Marsit, Kostelancik u shpreh para senatit se është i duhuri për të qenë ambasadori i ri në vendin tonë bazuar tek eksperienca e tij 30-vjeçare dhe dëshira e madhe për të përforcuar partneritetin SHBA-Shqipëri. Kostelancik e cilësoi si qëllim kryesor…
Avokati Ergys Selmani është dhunuar në ambientet e zyrës së tij pranë mjediseve të gjykatës së Fierit. Autori i dyshuar, Daniel Shkrela, ka qenë në proces divorci dhe Selmani ka qenë avokat i palës paditëse. Debati mes tyre ka qenë i ashpër, duke përfunduar në dhunimin e Selmanit. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa mësohet se Shkrela është shpallur në kërkim. “Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë…
Për herë të parë që nga viti 2015, indeksi Fischer në tregun e banesave në Shqipëri pësoi një rënie me 9% gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar, bëhet e ditur nga Raporti i Stabilitetit Financiar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë vërejti se rënia e këtij tremujorit mund të jetë një fazë normalizimi pas rritjes dramatike me 28% në gjashtëmujorin e parë. Në terma vjetorë, çmimet e banesave mbeten më të lartat në histori dhe në krahasim me gjashtë vjet më parë, janë sërish gati dy herë më të shtrenjta. Indeksi sipas BSHMatja e çmimit…
Një azilkërkuese shqiptare e cila është strehuar në një hotel në Devon me dy fëmijët e saj ka treguar për kushtet e mjerueshme që po jeton, duke përmendur se fëmijët e saj nuk po hanë për shkak të ushqimit që është “i pangrënshëm”. 45-vjeçarja shqiptare e quajtur Hyre mbërriti në Britaninë e Madhe në shtator 2022 me dy fëmijët e saj dhe dy muajt e fundit ata janë vendosur në një hotel që në zonën e Devonit Lindor. Ajo ka treguar për median lokale ‘Devon Live’ se fëmijët e saj, 16 dhe 14 vjeç, “nuk hanë asgjë nga ushqimi që…
Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane. Ai u pikas nga policia teksa ishte në mjetin tip “Peugeot 208” të bardhë, ku shkruante “Shërbimet Postare”. Policia dyshoi sepse fonti i shkrimeve dukej ndryshe nga ai i përdorur përgjithësisht nga mjetet postare italiane. Për këtë arsye ata vendosën të ndiqnin automjetin në fshehtësi, duke mbërritur deri në Cantagrillo, ku makina ndaloi para një vile. Pas disa minutash vëzhgimi, oficerët panë shqiptarin që doli, i cili me nxitim veshi rrobat tipike të dikujt që punonte si postier, xhaketë fluoreshente, doreza dhe kapelë me të shkruar “shërbim postar”, u fut në makinë, me…
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburanteve, ku duke filluar nga sot datë 28 prill nafta do të shitet me 174 lekë/litri, duke e ulur me 3 lekë. Benzina do të shitet me 177 lekë/litri, pasi është ulur me 1 lekë si dhe gazi do të shitet me 66 lekë/ litri, duke rënë me 9 lekë. Për gazoilin për përshkim është caktuar çmimi 81 lekë/ litër. Njoftimi i plotë: Vendim i Bordit të Transparencës- 28.04.2023 Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 28 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.…
Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tërheqës për emigracionin shqiptar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishte vendi që kishte numrin më të madh të shqiptarëve me lejeqëndrime, por edhe numrin më të madh të refugjatëve shqiptarë që hynin pa dokumente në territorin grek nga kufiri i gjelbër. Të dhënat e Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit për tre muajt e parë të vitit 2023 flasin se numri i qytetarëve shqiptarë me lejeqëndrimi në Greqi, në muajin mars të këtij viti ishte rreth 281 mijë, të cilët përbëjne 60.1 % të të huajve me lejeqëndrimi të…
Një seancë e pazakontë plenare është zhvilluar ditën e sotme ku përpos debateve të ashpra, njërit prej deputetëve i ra të fikët. Gjatë debatatit për një projektligj, për të cilin Partia Demorkatike nuk ishte dakord, deputetit Angelo Bonelli, i ranë papritur të fikët. Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve dhe asistentëve të cilët e nxorën nga dhoma dhe e shoqëruan në infermieri për kontrollet e para. Kur puna rifilloi, Matteo Richetti (Iv) i uroi “fat”. Fjalët e tij u nënvizuan nga një duartrokitje unanime nga Asambleja Montecitorio. “Dëshiroj t’i drejtoj urimet e mia më të sinqerta për një shërim të shpejtë…
Dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë kryenin pastrim parash, nëpërmjet tregtisë së floririt në vendin tonë. Kreshnik Kurti, Klejda Kurti, Pietro Cosentiono dhe Nicoleta Isabella Jolanda de Petris Borroni Trebbi janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale fshehje e të ardhurave dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, shkruhet se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e Brokërimit, e kamufluar pas aktivitetit Call Center, ku janë përfshirë disa operatorë ekonomikë që operojnë në vendin tonë dhe synojnë përfitimin e paligjshëm me vlera të konsiderueshme nëpërmjet mashtrimit të…
Moti i fundjavës duket se do të jetë i favorshëm për të realizuar plane tuaja. Meterologu Hakil Osmani thekson se moti do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve, përveç ditës së dielë ku do të kemi prezencë të shtuar të vranësirave por pa praninë e reshjeve. Ndër të tjera ai thekson se temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të ndjeshme si në orët e para të mëngjesit ashtu edhe në mesditë. Sipas metereologut pritet që vlerat maksimale gjatë fundjavës të shkojnë deri në 28 gradë.
Personi që shihni në foton e mësipërme është shtetasi portugez Ruben Saraiva, i cili ekzekutoi brenda lokalit të tij në Shëngjinm biznesmenin Ardian Nikulaj. Ky është një imazh më i plotë dhe më i qartë i “killerit” portugez, që përshtatet plotësisht me foton e mjetit të tij të identifikimit që policia publikoi. Shtetasi portugez ka jetuar për mbi dy muaj në banesën e Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq, por herë pas here shkonte dhe në Shkodër dhe Lezhë. Ai ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Rinasit dhe menjëherë pas krimit është larguar nga pika kufitare e Kapshticës.