Author: tirana

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë. Stano nuk deshi të komentojë kritikat e bëra nga krerët shtetërorë serbë për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 23 prill në veriun…

Read More

Kiara Tito dhe Armaldo Kllogjeri krijuan raporte të mira gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Pas daljes së Kiarës nga “Big Brother”, Maestro duket se i ka lënë pas hatërmbetjet dhe e ka telefonuar Kiarën për të pyetur sesi po e përjetonte fazën e post-Big Brotherit. Ai zbuloi gjithashtu se së fundmi pas daljes së saj ai e ka marrë në telefon dhe e ka uruar për propozimin që ajo mori nga Luizi. Maestro është shprehur se dasma e tyre do të jetë dasma e vitit dhe duhet të jepet live në Top Channel. Ai ka dhënë gjithashtu edhe…

Read More

Kryetarja e Bashkisë Durrës, kandidatja për një mandat të dytë, Emiriana Sako ka folur për vizitën e saj në klubin e e Manchester City. Akademia e klubit të të Manchester City, do të ketë në Durrës kampusin e tyre. Ajo shprehet se është një mundësi e jashtëzakonshme për fëmijët që bëjnë sporte si që qytetin e Durrësit, por edhe në të gjithë Ballkanin. Blendi Salaj: Të pashë në një video me bluzën e Manchester City. Emiriana Sako: Ne ishim atje për të vizituar klubin e Manchester City dhe të njëjtin projekt duam që ta zbatojmë në qytetin e Durrësit. Është…

Read More

Kandidatja e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Adriana Kalaja ka kallëzuar penalisht në SPAK Edi Ramën, në lidhje me deklaratat publike të këtij të fundit për të mos bashkëpunuar me bashkitë ku fitojnë kandidatët e “Bashkë Fitojmë”. Në kallëzimin e saj, Kalaja e akuzon kreun e qeverisë shqiptare për fyerje, nxitje të urrejtjes, pengim të subjekteve zgjedhore dhe përdorimin të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Letra i drejtohet kreut të SPAK Altin Dumani, dhe në dijeni të prezencës së OSBE-së, vëzhguesve të ODIHR dhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Pak ditë më parë, kur u pyet…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi për mediat se lideri i opozitës sot është ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo theksoi se Berisha gëzon respektin e saj për faktin se nuk ra pre e shantazheve dhe e presioneve. “Lideri i opozitës është Sali Berisha sot. E di për çfarë e respektoj unë Berishën? Që Berisha nuk e rruajti fare për asnjë shantazh e presion dhe për këtë e përshëndes. Ja ku ka Tik Tok-un e radhës. Opozita ka dashin e kopesë. Dashi pra, dashi me brirë. Ai drejton tufën, dashi me brirë është Sali Berisha. A na ka mbledhur Sali…

Read More

Hipokondrikët janë persona që në përgjithësi shqetësohen vazhdimisht për shëndetin e tyre dhe ata që vazhdimisht mendojnë për të e teprojnë, pra mendimet e tyre rëndohen nga ajo temë. Kur bëhet fjalë për aspektet astrologjike, Virgjëreshat dhe Binjakët më së shumti merren me këtë temë. Ata kanë si sundimtar planetin Mërkur dhe janë shpesh në atë humor, edhe pse Virgjëreshat janë shumë më të dashur për këtë sepse flasin për të publikisht dhe hapur. Virgjëresha është shenja e gjashtë në rend dhe sundon shtëpinë e gjashtë, shtëpinë e shëndetit dhe zakoneve të shëndetshme. Pra, barra e Virgjëreshës është e kuptueshme për shkak të ndikimit të asaj fushe dhe…

Read More

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kijevë të Malishevës, ku nipi ka vrarë xhaxhain e tij dhe dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur për çështje prone. Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës dhjetë të mëngjesit është raportuar për një rast vrasjeje në fshatin Kijevë të Malishevës. Pas daljes në vendin e ngjarjes, është gjetur një person i moshës madhore që dyshohet se ishte pa shenja jete. Vdekjen e tij siç konfirmon policia e ka konstatuar ekipi mjekësor në venin e ngjarjes. Për rastin është arrestuar një i dyshuar derisa hetimet po…

Read More

Rregullat rreth qëndrimit afatgjatë dhe lëvizjes nëpër bllok mund të jenë më të thjeshta nga viti i ardhshëm. BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për banorët jo-BE lëvizjen përreth bllokut në të ardhmen. Gjithashtu synon të shkurtojë kohën që ju nevojitet për të jetuar në një shtet anëtar përpara se të fitoni statusin e qëndrimit afatgjatë nga pesë në tre vjet. Parlamenti Europian kohët e fundit tha se po kërkonte të bënte ndryshimet, por qeveritë do të duhet të bien dakord para se të mund të vazhdojë. Shtetasit jo të BE-së mund të marrin teknikisht statusin e rezidentit afatgjatë në bllok…

Read More

E shtuna do vulosë përfundimisht se cili mes Kristit, Qetsorit dhe Nitës do shpallet finalisti i katërt. Kjo javë ka qenë e shoqëruar me debate të shumta mes banorëve, ku përqindjen më të madhe të vëmendjes në 24 orët e fundit e ka marrë Nita. Kjo pas debatit që ajo pati me Kristin, ku u përfshi e gjithë shtëpia. Ditën e sotme, Nita u kthye sërish në faktor, duke vijuar debatet që pati me banorët. Në një bisedë me Luizin, ajo u shpreh se ai dhe banorët e tjerë kanë frikë prej saj, nëse ajo shkon në finale. Sipas Luizit,…

Read More

Sali Berisha fton kryeministrin Edi Rama në debat, këtë herë në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në konferencën e përjavshme të së premtes, Berisha i bëri thirrje medieve që të vendosin në studio dy karrige dhe të ftojnë kandidatët për debat dhe të lënë bosh karrigen e kandidatit që nuk paraqitet “Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe refuzimin e ballafaqimit të kandidatëve nga Edi Rama si një akt të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve shqiptarë. Rama nuk i nxjerr kandidatët sepse mbi ta rëndojnë fatura dhjetëra milionë euro vjedhjesh nga më të ndryshme. U bëj…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kërkoi vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetasit shqiptarë K.K., dhe K.K. si dhe dy shtetas italianë P.C. dhe N.T. të akuzuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal. Prokuroria Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 840, të vitit 2020, në lidhje me Subjektin TIRANA-BULLION Sh.p.k me administratore shtetasen K. K. “Gjatë hetimeve, nga ana e Prokurorisë u arrit të evidentohej një skemë e…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” në bashkinë e Durrësit, Igli Cara këtë të premte në një takim me përfaqësues të biznesit, tha se të bësh biznes në Durrës është gjithmonë e më vështirë. “Ndaj jam falënderues për këdo që kontribuon, jo vetëm për familjen, por për zhvillimin ekonomik të qytetit. Krijojmë mundësi, ndërtojmë vlera. Kjo do të jetë motoja jonë, që do të bazohet në hapa konkretë, për të qenë një mbështetje e vazhdueshme, për çdo subjekt tregtar në Durrës”, tha Cara. Në këtë drejtim, ai premtoi rishikimin e menjëhershëm të taksave dhe tarifave vendore, me qëllim reduktimin e tyre,…

Read More