Author: tirana

Një portugez është i dyshuari kryesor si vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, në lokalin e tij, teksa ishte duke pirë kafe. Ruben Saraiva dyshohet që është vrasësi, ndërsa policia ka krijuar edhe një identikit të tij. Referuar emrit, pasionit për motorat (mjet me të cilin u largua vrasësi i Nikulajt), por dhe ngjashmërisë fizike, mediat publikuan foto dhe video të Ruben Saraivës. Pikërisht ky shtetas ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale ku thotë se mediat shqiptare po i përdorin fotot e tij dhe se ai nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në Shëngjin. “Ky…

Read More

Motra e Fatmir Haklajt, Aishe Haklaj është paraqitur këtë të premte në SPAK. Ajo ka qenë e shoqëruar me avokatin Idajet Beqiri, por në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ajo ka hyrë e vetme. Motra e Haklajve ka pasur një flet thirrje në kuadër të një hetimi. Muharrem dhe Ajshe Haklaj, kanë çuar ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.

Read More

Bashkia Memaliaj ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” Syrja Hysenin, ish-kryetar i kësaj bashkie, mësues dhe intelektual i nderuar. Në ceremoninë organizuar në nderim të tij, Kryetari i Bashkisë Gjolek Guci i dorëzoi familjarëve certifikatën e titullit “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) me motivacionin “Për kontribut të çmuar në fushën e arsimit e në organet e pushtetit vendor, për vlerat dhe cilësimet në komunikimin qytetar, si dhe për vizionin në zhvillimin e proceseve demokratike”. Kryebashkiaku Guci deklaroi se Syrja Hyseni ka merita të patjetërsueshme dhe njihet për vlerat e tij si qytetar dhe familjar model, bashkëshort dhe baba i devotshëm, mësues…

Read More

Aktivistët e “Nismës Thurje”, gjatë një takimi në Kombinaty, kërkuan mbështetjen qytetare më 14 Maj si alternativa që do të luftojë korrupsionin. “Korrupsioni është si ai babai që vjedh lekët e shtëpisë dhe shkon dhe i luan bixhoz dhe ndërkohë fëmijët nuk kanë se çfarë të hanë. Babai në këtë rast janë ata që zgjedhim. Ata që zgjedhim në krye vjedhin paratë që duhet të shkonin për pagat, për pensionet, ndërsa disa të tjerë notojnë në luks, janë bërë të pakapshëm”, tha Pano Soko. Sipas Endri Shabanit, politika e vjetër erdhi në vitin 1990 për të përmbysur regjimin komunist dhe…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot në lidhje me premtimin për rritjen e pagave nga qeveria. Tabaku thekson përmes një postimi në rrjete sociale, se rritja e pagave mbetet në kuadër të premtimit elektoral. “Inflacioni i premtimeve socialiste. Prej javësh dëgjoj dhe lexoj rreshta pa fund për pagat e reja, por deri tani nuk po shoh asnjë VKM, akt të qeverisë apo projektligj që shtyhet për t’u votuar. Mbetemi në kuadrin e premtimeve elektorale dhe inflacionit të premtimeve socialiste përpara zgjedhjeve. Ëndrra në beze, do thoshin të parët. Mos i merrni shqiptarët për budallenj”, shkroi Tabaku.

Read More

Partia Demokratike, ajo me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, ka kërkuar që të ndalohen posterat politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, e kundër normave të pranuara të komunikimit dhe politikës. Sipas PD-së këto postera përcjellin dhe nxisnin në shoqërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelljes së mirë. Duke iu referuar posterit të kandidatit Belind Këlliçi me gishtat e mesit në publik, në një deklaratë për mediat, drejtoresha e komunikimit të PD-së, Mirela Karabina, tha se dënon po ashtu edhe gjuhën degraduese dhe fyese të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës. Sipas Karabinës kjo gjuhë është zakon i vjetër…

Read More

Parlamenti i Austrisë vendosi të ndërpresë botimin print të një nga gazetave më të vjetra të përditshme në botë, “Wiener Zeitung”. Gazeta shtetërore do të shndërrohet në një faqe interneti, si dhe një shkollë gazetarie dhe një agjenci përmbajtjesh për organet publike. Gazeta 320-vjeçare në të ardhmen do të shtypet vetëm një herë në muaj. Gazeta u themelua në 1703 si një gazetë e quajtur Wiennerisches Diarium (Ditari i Vjenës), por së shpejti u kthye si një bord buletinesh shtetërore. Gazeta e njohur për cilësinë e saj gazetareske dhe pikëpamjet e saj të pavarura politikisht, shet vetëm rreth 8 000…

Read More

Dy shtetas turq janë proceduar në aeroportin e Rinasit për mosdeklarim të të hollave. Sipas policisë, shtetasve turq E. G. dhe S. S., gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, u janë gjetur njërit 30 450 euro, ndërsa tjetrit 17 000 euro. Sekuestrohen 47 450 euro. Procedohen penalisht 2 shtetasit turq që nuk i deklaruan në kufi, siç përcaktohet në ligj. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar,…

Read More

Arma e krimit tip “TT” e përdorur në vrasjen mafioze të biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin, është hedhur në lumin Drin. Kërkimet për gjetjen e armës, kanë nisur që prej ditës së djeshme nga zhytësit e RENEA-s, por deri më tani nuk ka rezultat. Kërkimet vazhdojnë dhe ditën e sotme. Kurse detaje nga planifikimi i krimit, është se 4 britanikët të gjithë në rolin e vëzhguesve kanë qëndruar në hotelin e biznesmenit Ardian Nikulaj. Nga kamerat e sigurisë është filmuar shtetasja britanike Harriet Bridgeman, nga Bristol, si dhe personat e tjetër të shpallur në kërkim Harry…

Read More

Më shumë se një vite nga nisja e luftës, Rusia ka nisur një valë sulmesh ajrore kundër qyteteve në të gjithë Ukrainën, përfshirë Kievin, duke lënë të paktën 12 të vdekur. Dhjetë persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në një sulm që goditi një bllok banesash në qytetin qendror të Umanit, thanë zyrtarët. Dhe një grua dhe vajza e saj trevjeçare u vranë në qytetin e Dnipro. Shpërthime u raportuan edhe në qytetet Kremenchuk dhe Poltava.

Read More

Në prangat e Policisë së Shkodrës ka rënë një 37 vjeçar, pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Xh.B, së bashku me një 55 vjeçar i cili është arrestuar më herët, dënohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Policia gjatë një operacioni me dronë gjetën 2150 fidanë narkotikë kanabisi në kubikë, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç, anës lumit Buna, ku bënë të mundur edhe kapjen në flagrancë të autorit të parë. Forcat e policisë e kanë lokalizuar të shpallurin në kërkim, banues në fshatin Luarzë, Velipojë, në banesën e së…

Read More