Author: tirana

Mbrëmjen e së enjtes në Euroligë janë parë skena të turpshme për nivelin elitar të basketbollit evropian. Në fund të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Partizanit të Beogradit, në përballjen e dytë çerekfinale mes këtyre ekipeve, nisi një sherr masiv në parket, që detyroi arbitrat që të ndërprisnin takimin para kohe. Një faull i ashpër i lojtarit të Realit, Sergio Llull ndaj Kevin Punter, kur ndeshja ishte 95-80 për serbët, bëri që basketbollistët e të dyja skuadrave të rrihnin njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma, madje kishte edhe kapje xhudoje. Pasi u panë pamjet me kujdes, 21 nga 24 lojtarë…

Read More

“Kur shqiptari bën krim, mediat greke e lidhin me origjinën e tij”,-kështu thotë Alexandra Voudouri, gazetare për median “Kathimerini” në Britaninë e Madhe ka ndjekur pjesën për Greqinë. Një projekt mbi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ka të bëjë me mënyrën si mediat në Shqipëri raportojnë mbi ngjarjet që kanë të bëjnë me Greqinë dhe e kundërta. Çelik Rruplli është autori për monitorimin e mediave në Shqipëri dhe kolegia e tij Alexandra Voudouri. Kjo e fundit thotë se nga vëzhgimi ka vënë re se mediat greke ishin shumë të interesuara për marrëdhënien e Tiranës me Ankaranë. Sipas mediave greke, Shqipëria është parë si…

Read More

Një gjykatës ka shtyrë marrjen e vendimit nëse anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets, i akuzuar për nxjerrjen e informacioneve ushtarake shumë të klasifikuara, duhet të mbahet në burg deri në gjykimin e tij. Anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets, mbante një arsenal armësh dhe fliste për “dhunë dhe vrasje” në një platformë të mediave sociale dhe se ai do të donte të vriste “shumë njerëz”, thanë prokurorët duke argumentuar të enjten se 21-vjeçari Jack Teixeira duhet të qëndrojë në burg deri në gjykimin e tij. Por gjyqtari në seancën e paraburgimit të të akuzuarit Teixeira shtyu një…

Read More

Puna për ndërtimin e Auto Moto Park-ut të parë në Shqipëri në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA) po vijon. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit, ndërsa shton se Auto-Moto Parku do të përdoret për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare. “MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Auto Moto Parkut në Elbasan, që bashkë me shëtitoren buzë Shkumbinit do t’i japin një fuqi të re ekonomisë, turizmit, sistemit të sigurisë rrugore, punësimit e sporteve, duke mundësuar gara dhe evente ndërkombëtare të përmasave rajonale e botërore po ashtu, ju uroj…

Read More

Moti në këtë të premte, do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe përgjatë ditës, ku në pjesën e parë të ditës do të ketë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin. Pritet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të shfaqin vranësirat kalimtare edhe në pjesën tjetër të territori, por më të dukshme vranësirat parashikohet të mbeten në zonat përgjatë kufirit Lindore.

Read More

Dashi Në dashuri është shumë e rëndësishme të përpiqeni të kuptoni tjetrin dhe ta vendosni veten në vendin e tij. Mundohuni ta bëni pak më shumë. Kthesa pozitive dhe të papritura vijnë në punë. Demi Të premten duhet shumë angazhim në dashuri për të gjetur ekuilibrin e duhur dhe qetësinë e duhur. Për sa i përket punës, megjithatë, është më mirë të mos merrni vendime të nxituara, jepini vetes kohë për të kuptuar se ku doni të shkoni. Binjakët Ka shumë polemika që mund të shfaqen në çift, përpiquni të mos i nxisni. Në punë mos i shtyni vendimet, bëni…

Read More

Sot “Stop” u ndal te doktoraturat për vitin akademik 2021-2022, me thirrjen që u bë në Prill 2022. U përcaktuan 36 kuota dhe në Shtator u shpallën 37 fitues, një më shumë ndërsa për të tjerët ka ndryshim të destinacionit të kuotave pa miratim. Tani pas një viti akoma nuk janë përcaktuar temat e kandidatëve. Departamenti i të Drejtës Publike nga 11 pedagogë të deklaruar ka zbritur në 8, që duhet të udhëheqin 9 studentë, edhe pse urdhri i ministrisë është “një udhëheqës-një kandidat”. “Stop” ka siguruar edhe proces-verbalet e vlerësimit nga komisioni ‘ad hoc’, ku rezulton, se fitues janë…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka paralajmëruar se shumë shpejt pas 14 Majit do të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme. Ish-kreu i shtetit tha se në këto zgjedhje ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha, nuk janë kandidatë por do të jenë në ato të përgjithshmet të cilat sipas tij do të mbahen shumë shpejt, zgjedhje ku Meta tha se Rama edhe mund të mos kandidojë. “Nuk më bën më asgjë përshtypje nga ky zotëri. Vetëm të na thotë ku kandidon dhe çfarë ndriti në Tiranë në 20 e ca vite, sepse gjërat që mbahen mend në Tiranë i kam…

Read More

Kiara ka disa ditë që është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” e tanimë po kalon kohë me familjarët e saj. Edhe tashmë jashtë shtëpisë Kiara e mbështet Luizin, si në çdo dalje televizive ashtu edhe në rrjete sociale. Së fundmi ka postuar në Instastory një video të tij, duke qëndruar vetëm jashtë në shi dhe ka shkruar një shprehje motivuese dhe përkrahëse ndaj të dashurit të saj.

Read More

Një 54-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital në Fier. Mësohet se ajo ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit. “Sot rreth orës 19:40, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit shtetasja T. B., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Elbasan në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit, hodhi akuza ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës duke thënë se e duan bashkinë e Elbasanit vetëm për ta mbajtur peng dhe jo për të punuar. Mes të tjerash, ai hodhi akuza edhe ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të cilin tha se gjithmonë është afruar si ndaj PS-së ashtu edhe ndaj PD-së vetëm për të përfituar. “Si mund të votoni Like Floririn i cili sa herë i është afruar PD-së dhe partisë tonë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçin gjatë takimit me gratë në qytetin e Elbasanit. Sipas kreut të qeverisë, Boçi përdoret nga Berisha e Meta dhe se shfaqet para elektoratit si aktor. “Luli është shumë më i vërtete se sa “Luluci” që keni këtu. Nuk besoj se ka pasur ndonjë kandidat që e ka nisur me një skenë filmi, kandidati bashkë me nje investitor konsulencë që do sillte 400 mijë euro në Elbasan që dalin para popullit dhe firmos marrëveshjen dhe aty thuhet. Kryetari i ri i bashkisë. Nuk ka kryetari i ri. O je…

Read More