Author: tirana

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka reaguar ashpër lidhur me deklaratën e Luizit për Efin, i cili u shpreh se motrën e tij nuk do e lejonte të ishte pjesë e një programi të tillë. Shqipja ka postuar disa pamje intime mes këngëtarit dhe Kiarës në BBV dhe shkruan: “Patjetër mendimi jot është.. uroj vetëm te përfundosh me Kiarën e shkretë dhe mos te ketë qenë ne kuadër te lojës marrëdhënia me nanen e ardhshme te fëmijëve te tu. Ti Kiara nuk shkove ‘për te gjet burrë’, e le te rridhte, por ‘u derdh’. Kjo hipokrizia juaj me argëton”, shkruan…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për një drejtues të lartë të Policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për Erion Ismailin, i cili mban aktualisht pozicionin si shef sektori të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës. Dosja e cila është nën hetim nga prokurorja e Tiranës Suela Salavaçi ka të bëjë me një denoncim ku thuhet se Ismaili ka marrë rryshfet 10 mijë euro çdo muaj për të lejuar një call center të kryente lirisht veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europiane. Dyshohet se shefi i krimit ekonomik Erion Ismaili merrte këtë shumë çdo muaj nga subjekti që ndodhej në…

Read More

Nga Hamza Karcic “Foreign Policy” Përpara se të mposhtej në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale më 2 prill, presidenti në ikje i Malit të Zi, Milo Djukanovic dha alarmin për një ringjallje të përpjekjeve serbe për të krijuar një “botë serbe” në Ballkan, që ka lidhje të ngushtë me ideologjinë që po nxit pushtimin rus të Ukrainës. “Projekti i ‘botës ruse’ në Ballkan quhet ‘bota serbe”- paralajmëroi Djukanovic, përpara se të humbte në zgjedhje, duke argumentuar se Serbia i sheh shtetet pasardhëse të Jugosllavisë në të njëjtën mënyrë siç i sheh Rusia shtetet e pavarura post-sovjetike: gati për t’u vendosur nën…

Read More

Kandidati i PD-së për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko, në një takim me banorët e Kinostudios në kryeqytet shpërtheu në akuza ndaj Berishës, për të cilin tha se dhunoi selinë e PD-së. Ai e quajti Berishën një “luan pylli pa dhëmbë që nuk kafshon”. “Ju ka kujtuar nderet,  dosjet që kanë dhe kështu i bashkuan. Për turpin e tij shkoi dhe dhunoi selinë si në kohën e babaqemos, është bërë si ai luani i pyllit pa dhëmbë se nuk kafshon dot se se mori dot PD-në, e ka një vit e ca që s’e ka rrëzuar dot as Ramën”, deklaroi ai.

Read More

Një makinë tip Ford ka marrë flakë në lëvizje në Rrugën e Arbrit. Policia në njoftimin e bërë publik për mediat bën me dije se shkak dyshohet të ketë qenë një defekt teknik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Tiranë/Informacion paraprak Me datë 27.04.2023, në Rrugën e Arbrit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin…

Read More

Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në “Rrugën e Arbrit”. Në lëvizje e sipër është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Read More

Ditën e djeshme u tha se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk është në gjendje të mrië shëndetësore. Ndërkohë, menjëherë pas këtyre lajmeve ka ardhur edhe një reagim nga Presidenca. Përmes një njoftimi zyrtar ata bëjnë me dije se Erdogan është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të fillojë rutinën e tij sa më shpejt. “Shëndeti i presidentit është mir, ai do të rifillojë rutinën e tij sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ministri i Shëndetësisë Faretin Kotsa. “Simptomat e gastroenteritit infektiv që e ka prekur janë qetësuar”, u bë me dije. Mjekët që po e…

Read More

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me demokratët në Shkodër, ku u prezantua lista për Këshillin Bashkiak. Në fjalën e tij, ai hodhi akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se është strehuar te partia e Ilir Metës, i cili në 2013 ia kaloi pushtetin Edi Ramës. Fjala e Alibeajt: Meta që sot ka në krahun e vet të djathtë, Sali Berishën, ish kryetarin historik të demokratëve. Dhe kjo është shfaqja më e përçudnuar e asaj se çka në 30 vite ka ndodhur. Është kjo pjesa në fakt, pjesa e trekëndëshit që në…

Read More

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se ndihma ushtarake nga aleatët dhe partnerët i ka përmirësuar ndjeshëm gjasat e Ukrainës për t’i çliruar territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të saj të paprovokuar. Deklarata e shefit të aleancës veri-atlantike ushtarake erdhi përderisa Kievi zyrtar raportoi se luftime të ashpra po zhvilloheshin për ta fituar kontrollin e Bahmutit, qytet në lindje të Ukrainës që ka qenë epiqendra e ofensivës ruse. Stoltenberg, duke folur para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, tha se “më shumë se 98 për qind” e pajisjeve luftarake të premtuara…

Read More

Kryeministri, Edi Rama ka bërë me dije se për 1181 punonjës të shërbimit zjarrfikës do të ketë rritje page me 40% deri në vitin 2024. Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan se kësaj rritje do t’i bashkangjitet edhe një tjetër rritje me 7% sipas gradës. Ai shtoi se një politikë e tillë e ndjekur është një motivim real për shumë të rinj që duan t’i bashkohen shërbimit zjarrfikës. “Një rritje e konsiderueshme e pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40% rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7%…

Read More

Arbër Hajdari ofendoi të martën disa herë të martën gjatë spektaklit moderatoren dhe ish-banoren, Kiara Titon. Pas këtyre ofendimeve, publiku ka reaguar ashpër ndaj opinionistëve. Një reagim aspak të mirë ndaj opinionistit e ka pasur edhe Olti Curri. Olti thotë se nuk e kupton se çfarë bën aty Arbëri, një person i cili u bë i njohur me dy pako makarona. Ndër të tjera, opinionisti shtoi se Arbëri, në treg është futur si bamirës, dhe këto personazhet e famshme i dërgonin pako me makarona e shishe me vaj, kurse tani është kundër tyre. Kjo nuk është hera e parë që…

Read More