Author: tirana

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burg të përjetshëm ish-policin, Koço Buzo, i cili vrau gruan e tij, Liljana Buzo, në maj të 2021. Ngjarja ndodhi shumë pranë gjykatës së Elbasanit më 6 maj të 2021, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. Ndonëse ata kishin seancën, 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në sallë, ndërsa priste jashtë gjykatës nënën e fëmijëve të tij, ndërsa e qëlloi disa herë me kallashnikov. Kujtojmë se dy plumba kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas Greenfield, në takime të ndara me krerët e diplomacisë së Kosovës dhe Serbisë, u ka bërë thirrje të dyja vendeve që ta zbatojnë menjëherë marrëveshjen e arritur për normalizim të raporteve. Në Nju Jork, më 26 prill, një ditë para seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Greenfield ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç. Paraprakisht, më 25 prill, ajo ishte takuar me zëvendëskryeministren e Kosovës dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, shkruan REL. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë…

Read More

Për zbardhjen e vrasjes mafioze të biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin, ka ndihmuar shumë dëshmia e një vajze, e cila ka treguar detaje nga lëvizja e autorëve të përfshirë. “Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen i Lezhës, e cila punon si menaxhere…

Read More

Gjatë një bisede Luizi i thotë Deas se e shikon veten në podium me të për çmimin e madh të Big Brother. Luizi shprehet se do jenë të dy përballë njëri-tjetrit, por do e fitojë ai vetë. Madje i bën dhe një premtimin, që nëse do jenë ata dy finalistët për çmimin e madh, kur ta fitojë do ja ngrejë dorën lart Deas. Edhe Dea i premton të njëjtën gjë. Luizi ka vazhduar më tej, duke i thënë me Deas i habitur, se si ka mundësi që ajo arriti të futej në finale, duke fjetur me arush. Reagimi i Deas…

Read More

Partizani ka vendosur që stadiumi i tyre të quhet “Arena e Demave”, kjo sipas nofkës që të kuqtë kanë. Gjithçka është zyrtarizuar në kanalet zyrtare të komunikimit, me klubin që ka njoftuar se përballja e sotme e moshave U-14 kundër Skënderbeut do luhet në këtë stadium, me emrin e ri. Prej disa ditësh ishte përfolur edhe ndryshimi i emrit nga Kompleksi “Partizani” në “Arena e Demave”. Kujtojmë se 16 herë kampionët e Shqipërisë inauguruan këtë sezon shtëpinë e re, në periferi të Tiranës.

Read More

Barcelona do rikthimin e Lionel Messit. Sipas El Chiringuito, ka pasur një takim mes anëtarëve të La Liga dhe klubit Blaugrana për të studiuar fizibilitetin e marrëveshjes. Takimi u zhvillua në një restorant në Madrid dhe në të morën pjesë Mateu Alemany, drejtori i katalanasve, dhe menaxheri që administron fondet Ferran Olivé, si dhe dy përfaqësues nga La Liga përkatësisht Javier Gomez dhe Oscar Mayo, përkatësisht menaxher i përgjithshëm i kompanisë dhe menaxher i përgjithshëm ekzekutiv. Messi është i gatshëm që të rikthehet sërish me fanellën e Barcelonës, por klubi katalanas ka probleme të shumta me administrimin e pagave, ndaj…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka nisur të enjten vizitën e tij shtetërore në Kroaci, ku është pritur në një ceremoni nga homologu i tij, Zoran Milanoviç. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i shtetit bëri të ditur se në fokus të bisedës me Milanoviç ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, agjenda e integrimit të Shqipërisë në BE si dhe zhvillimet rajonale. Nga ana e tij, presidenti kroat theksoi se vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhej të ishin tashmë të anëtarësuar në Bllok ose shumë pranë anëtarësimit në BE. Milanoviç u tregoi synimet për të lidhur Shqipërinë me…

Read More

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç, thotë se Kosova shtet i pavarur është një realitet tashmë dhe që shumë shpejt do të njihet edhe nga ato pak shtete të BE-së. Në një konferencë shtypi nga Kroacia ku priti në takim zyrtar Presidentin Bajram Begaj, Milanoviç tha se Kroacia do kontribuojë për ecurinë e Kosovës. “Kosova është një realitet. Numri më i madh i BE dhe vendeve të NATO i kanë pranuar. Vendet që nuk e kanë pranuar po t’i pyesësh përse nuk e kanë pranuar nuk do dinë të përgjigjen. Do bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e…

Read More

“Tirana me Erion Veliaj ka lulëzuar”. Përmes një videomesazhi, zv. kryetari i Bashkisë së Venecias Simone Venturini i ka uruar fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Venturini thekson se nëse do jetonte në Tiranë, padiskutim që vota e tij do të shkonte për kryebashkiakun aktual. “Erioni është miku im i shtrenjtë, mik i qytetit tonë të Venecias. Një person që ka punuar shumë për Tiranën, për Shqipërinë, për të lidhur marrëdhëniet me ndërkombëtarët, për të ndërtuar marrëdhënie me qytetet e Europës, për të prezantuar investime shumë të mëdha në fushën territoriale, ekonomike dhe kulturore. Tirana me Erion…

Read More

Rënia e euros nuk është efekt i zgjedhjeve të 14 Majit, por për ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, zhvlerësimi i monedhës europiane lidhet me tre faktorë të tjerë. “Zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë këtij viti. Po ashtu investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka qenë një tjetër arsye. Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja”, u shpreh Ibrahimaj. Teksa njoftoi një tryezë diskutimi me bizneset eksportuese që po rezultojnë më të prekurat nga rënia…

Read More

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Ai është marrë në pyetje lidhur me disa emërime në Bashki. Dyshohet se Memolla kishte bërë punësime fiktive të personave që në fakt ishin jashtë vendit, ndërkohë që paguheshin si punonjës të Bashkisë. Memolla dyshohet se ka punësuar në Bashki persona që ishin jashtë vendit. Edison Memolla, fitoi marsin e vitit të kaluar garën për të drejtuar Bashkinë e Rrogozhinës. Në zgjedhjet e pjesshme vendore, Memolla mori 5438 vota, duke lënë pas dy rivalët, Ferdinand Saraçi nga PD, me 1966 vota, dhe Hekuran Xhani, nga koalicioni “Shtëpia e…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja teksa foli për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, tha se sapo të mbërrijë kërkesa e letër porosive për 6 autorët e dyshuar, do të nisë puna me homologët e vendeve të tjera. Duke iu përgjigjur interesit të medieve, në lidhje me autorët e dyshuar për vrasjen, Manja tha se, vazhdojmë punë për ekstradimin e tyre dhe vënien para drejtësisë. “Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit. Në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar. Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë…

Read More