Author: tirana

Shërbimet e inteligjencës së Kievit, thuhet se tentuan të vrisnin Presidentin rus Vladimir Putin me një dron kamikaz me 17 kilogramë eksploziv, të dielën. Një dron UJ-200, me një rreze veprimi prej 800 kilometër, ishte përdorur për operacionin. Duke u nisur nga Ukraina të dielën pasdite, droni u drejtua drejt një parku industrial pranë Moskës, 500 kilometër nga kufiri. Me anë të një mesazhi në Twitter, aktivisti ukrainas Yuriy Romanenko tha se shërbimet ukrainase dërguan dronin pasi mësuan se Putini do të shkonte në parkun industrial Rudnevo. Mediat ruse raportuan për një dron ukrainas që u rrëzua të dielën pranë…

Read More

Pas debatit të ashpër që pati me Krist Aliajn, këngëtarja Nita Latifi u sqarua me këtë të fundit në dhomën e ndenjjes kur të pranishëm ishin dhe Luiz Ejlli edhe Dea Mishel, duke qenë se u përfshinë në debatin që ata të dy patën, pas lojës nga Frontera Medical Spa. Nita i tha Kristit se në 115 ditë qëndrimi në shtëpi e ka injoruar atë gjithmonë. Kristi tha se kjo nuk është aspak e vërtetë, aq më tepër kur ata stërviten gjithmonë të dy. Sipas Nitës, sjellja e Kristit nuk është normale, pasi ata bashkëjetojnë në një shtëpi, ndajnë të…

Read More

Këtë të enjte, Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj 6 autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Akuzat e ngritura janë vrasje për gjakmarrje e vrasje të kryer në bashkëpunim. Ekzekutori që është portugezi Ruben Saraiva, dyshohet që të jetë me origjinë nga vendet arabe. Njëri nga britanikët, pikërisht Steven Hunt që ka patur rolin e vëzhguesit të afërt, mbërriti në Shqipëri në muajin shkurt ku qëndroi 2 ditë dhe u largua përsëri. Më pas erdhi sërish bashkë me pjesën tjetër të grupit po në muajin Shkurt. Portugezi dhe 4…

Read More

Këtë të enjte, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë me dije se në zgjedhjet lokale të 14 Majit do të votojnë të gjithë votuesit, ndonëse u ka skaduar karta e identitetit. Çuçi u shpreh se me “IdentiTek” do mund të ketë fleksibilitete dhe shteti do mund të ndërhyjë më tepër për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Kompania publike ndihmon gjithashtu për të lehtësuar barrierat e dikurshme për të bërë ndryshime efiçente për qytetarët. “Nuk është e lidhur fare me çmimin, është marrëdhënie kontraktore me kompaninë që mbaron në korrik të këtij viti. Do…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, pas denoncimeve për ngacmime seksuale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase e mitur 15 vjeçe, se një shtetas i paidentifikuar e kishte ngacmuar atë seksualisht, në ashensorin e pallatit ku ajo banon, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “HARASSMENT”. Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasit Xh. B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka…

Read More

Në ndeshjen e dy ditëve më parë në kampionatin holandez mes skuadrave të Twentes dhe Sparta Rotterdamit, ndodhi një skandal. Atje u shpalos një flamur i hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Gazetari Vullnet Krasniqi, thotë se flamuri i shfaqur në stadiumin holandez është flamuri i ri i propagandës serbe pas pushtimit rus të Ukrainë. Krasniqi u shpreh se Serbia investon shumë në fanklabe në klubet e mëdha evropiane me qëllim që të shfaqin propagandën e tyre në stadiume të mëdha ku ka më shumë shikueshmëri. Poa shtu ai tregoi se në rastin konkret është zgjedhur Holanda pasi…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një foto nga zyrat e skuadrës angleze të futbollit Manchester City. Pas marrëveshjes që firmosën Bashkia e Durrësit dhe Ministria e Sportit me klubin anglez të Manchester City. Kjo skuadër do të hapë në Durrës një akademi futbolli për të gjithë të rinjtë e rajonit të Ballkanit. Në firmosjen e kësaj marrëveshje një ditë më parë, ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Read More

Platforma META pret fitime marramendëse këtë tremujor të dytë të këtij viti, pavarësisht shqetësimeve për rënie të interesit për Facebook apo edhe Instagram. Prilli nuk ka qenë muaji më i mirë për kompaninë por aksionet e Facebook u rritën dje. TikTok duket se është për momentin rivali më i fortë i META në rang global, që po rritet me ritme të frikshme sa i takon numrit të përdoruesve. Meta mbetet ende nën rrezik, pasi drejtuesit e kompanisë janë të detyruar, sipas planeve vjetore buxhetore, të shkurtojnë 21 mijë vende pune dhe ta bëjnë strukturën menaxhuese, për këtë vit, më efiçente.…

Read More

Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz do të ishte thjesht “diçka argëtuese në Nju Jork”. Sipas E.Jean Carroll, madje edhe kur ish-sipërmarrësi e orientoi drejt dhomave të ndërrimit, ndërsa sfidonin njëri-tjetrin për të provuar një palë të brendshme transparente, ajo imagjinoi diçka të ngjashme me një skeç që kishte shkruar për emisionin humoristik “Saturday Night Live”. Shumë shpejt “e gjithë arsyeja që isha gjallë në atë moment ishte për t’u larguar nga ajo dhomë”, dëshmoi zonja Carroll të mërkurën në gjyqin për padinë e saj për…

Read More

Policia e Shtetit në një deklaratë zyrtare tha se pista ku po hetohet vrasja e Nikulajt është gjakmarrja. Në vrasjen e kandidatit për një vend në Këshillian Bashkiak të Lezhës, morën pjesë vrasës të huaj. Gjashtë persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekzekutori është identifikuar si Ruben Saraiva, ndërsa bashkëpunëtorët janë Edmond Haxhia Done, shtetas shqiptaro-britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik. Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët jetojnë në Angli, ishin në gjak me Nikulajn. Edmond Haxhia është djali i dajës së tyre dhe dyshohet se ishte ai…

Read More

Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: -Në zona malore 1 deri 18°C -Në zona e ulëta 3 deri 23 °C -Në zona bregdetare 7 deri 24 °C

Read More

Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka ndodhur në brigjet e Datçës në detin Egje. Tërmeti është ndjerë në shumë qytete, veçanërisht në Antalia të Turqisë. Sipas raportimeve nga mediat turke, tërmeti ra në orën 23.00 me orën lokale, në një thellësi prej 54 kilometrash nga toka Është raportuar se nuk ka pasur asnjë ngjarje negative në lagjen Datça të Muglas, që është vendbanimi më i afërt me tërmetin.

Read More