Dashi Në dashuri duhet të përpiqeni të kapërceni kufijtë tuaj dhe të hidheni pak më shumë në terrene të panjohura. Në punë, bëni të gjitha përpjekjet për të arritur qëllimet tuaja. Vetëm me sakrifica mund të arrihen gjëra të mëdha. Demi Të enjten është një periudhë mjaft e vështirë në dashuri, por duhet të mbash sepse do të vijnë kohë më të mira. Në punë nuk është një moment rozë por shumë shpejt gjithçka do të qetësohet. Binjakët Sa i bukur është ky qiell që të jep emocione dhe të sjell në jetën tënde një lumturi që nuk e ke…
Author: tirana
Në emisionin ‘Në Shënjestër’ gazetari Xhevahir Zhabina foli për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, ndërsa theksoi se provat kryesore ishin filmimet e kamerave që edhe zbuluan lëvizjet e grupit të përfshirë në vrasjen e 50-vjeçarit. “Provat kryesore ishin kamerat e sigurisë që kanë treguar lëvizjet e grupit. Gjithashtu policia thotë se ka edhe prova shkencore dhe ato biologjike që kanë të bëjnë me rrobat. Në zonën e Gjadrit policia ka përftuar prova biologjike të personave që kanë marrë pjesë. Konflikti mes familjes Nikulaj dhe Lekstakajt daton që nga viti 1997”, tha ndër të tjera ai.
Nis puna për rehabilitimin e rrugës Burgajet-Derjan-Macukull. Lajmin e mirë e jep kryetari i Bashkisë Mat, i cili ka publikuar dhe foto nga nisja e punimeve.Kryebashkiaku Malaj nënvizon se me rehabilitimin e këtij aksi, jo vetëm do të lehtësohet jetesa e banorëve, por i jepet një zhvillim të ri turizmit të zonës. “Jam shumë i lumtur që e nisim këtë investim për banorët e kësaj zone të cilët kanë vuajtur dhe janë kushtëzuar në aktivitetin e tyre të përditshëm.Me rehabilitimin e këtij aksi, jo vetëm lehtësojmë jeten e banorëve por i japim një hov të rëndësishëm edhe turizmit në këtë…
Stina e pranverës, së bashku me gjelbërimin dhe lulet, sjell edhe një sërë problemesh alergjike, që këtë vit për fat të keq ka prekur shumë persona. Sipas specialistëve riniti alergjik ndahet në 2 grupe; që janë ethet e pranverës të cilat zhvillohen për shkak të barit, pemëve dhe polenave, ndërsa i ftohti alergjik shumëvjeçar zhvillohet për shkak të marimangave të pluhurit të shtëpisë, buburrecave, mykut dhe kafshëve shtëpiake. Sidomos në muajt e pranverës, rreth gjysma e pacientëve që kanë probleme me rrjedhjen e hundës dhe kongjestionin e hundës kanë ethe pranverore që zgjasin gjatë gjithë vitit ose janë sezonale. Këto…
Pas barazimit 1-1 në Torino, sonte do të përcaktohet emri i finalistit të parë të Kupës së Italisë. Lukaku e nis nga stoli pas “faljes” së presidentit të FIGC-së, Gravina. Ndërkohë, Allegri ka luajtur pa një qëndërsulmues duke lënë në stol Milik, ndërsa Vlahovic është i dëmtuar.
Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Olti Curri, ka reaguar pas debatit të mbrëmshëm të Arbrit me Kiarën. Olti thotë se nuk e kupton se çfarë bën aty Arbëri, një person i cili u bë i njohur me dy pako makarona. Ndër të tjera, opinionisti shtoi se Arbëri, në treg është futur si bamirës, dhe këto personazhet e famshme i dërgonin pako me makarona e shishe me vaj, kurse tani është kundër tyre. @shqipet_london11 #meluizin #kiaratito #luizejlli ♬ original sound – Luizkryefjala
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Serbi. Një infermiere ka transmetuar live momentin kur një grua sillte në jetë fëmijën e saj. Rreth 200 persona në Serbi kanë ndjekur drejtpërdrejt në internet procesin e lindjes nga klinika gjinekologjike Fronti Kombëtar. “A është e mundur që si shoqëri të mos kemi vetëdije çfarë është e drejtë? Jam i tmerruar me budallallëkun. Sot në ora 4:30 të mëngjesit duke përdorur TikTok-un, hasa në një transmetim direkt. Procesin e lindjes e ndiqnin direkt 200 persona”, ishin disa nga komentet e qytetarëve, të cilët ishin të tmerruar nga ky veprim. Në një reagim…
Shpesh është e vështirë të kompletosh shtëpinë, por akoma më e vështirë mbetet përzgjedhja e ngjyrës së përshtatshme për ambientin tuaj. Spektri i ngjyrave është mjaft i gjerë por vetëm disa prej tyre njihen si ngjyrat të cilat përveç kolorit që i japin ambientit janë edhe relaksuese dhe të përshtatshme për shikimin tonë. Shumë ngjyra përzgjidhen për ndjesinë e relaksit, qetësisë dhe pozitivitetit që ato përcjellin tek ne. Blu në jeshilePo aq ngjyrë sa i jep dhomës tuaj aq edhe e qetë është kjo nuancë. Gjithashtu kjo ngjyrë mendohet si më e përshtatshmja për një ambient ndenjeje sa më relaksues.…
Një sherr mes disa personave është shënuar pasditen e sotme në Pogradec, ku janë përfshirë 5 persona. Bëhet me dije sherri ka ndodhur mes 5 personave, tre të dehur dhe dy vëllezër që kanë një Fast Food në Pogradec. Përplasja ka nisur pasi vëllezërit nuk kanë lejuar që tre të dehurit të futen në biznesin ne tyre, gjë kjo që si duket ka mërzitur personat e tjerë. Në fillim ka pasur debat me fjalë mes personave në fjalë, ndërsa më pas ka përfunduar në përplasje fizike. Në videon më poshtë shihet një perosn që në dorë mban edhe një thikë.…
Edmond Haxhia dyshohet të jetë personi që ka porositur vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulaj. Haxhia dyshohet se është djali i dajës së Elton Lekstakajt i cili kishte pasur konflikt me viktimën që prej vitit 1997. Dyshohet se Haxhia ka paguar ekzekutorin portugez dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Britania e Madhe, mes të cilëve edhe një grua, konkretisht: Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha në konferencën me gazetarët se vrasja është kryer për motive gjakmarrje ndërkohë që autorët dyshohet se janë larguar jashtë vendit pas krimit. Emrat që akuzohen:…
Efi shprehet e sigurt se do të shpallet fituese e këtij edicioni të dytë të Big Brother Vip. Ndërsa theksoi se është krenare që ka marrë pjesë në “Përputhen”, ajo shtoi se i është mirënjohëse autores dhe moderatores së programit.
Komisionet disiplinore në Federatën Italiane të Futbollit kanë marrë në vendim historik, pasi kanë nisur procedim zyrtar ndaj një gjyqtari të Serisë A. Gjyqtari Marko Serra, i cili mori famë për përplasjen e tij me Murinjon në ndeshjen mes Romës dhe Kremonezes, tashmë hetohet për sjellje të pahijshme. Mediat italiane kanë bërë të ditur se procedimi penal është nisur me motivimin se ai ka shfaqur një sjellje “të papërshtatshme dhe fyese nga lloji i fjalëve të përdorura”. Në këtë mënyrë, ai akuzohet se ka thyer “parimin e ndershmërisë, korrektësisë që është në themelin e qëndrimit sportiv”. Serra, i cili ishte…