Author: tirana

Modelja Christina Ashten Gourkani, e njohur edhe si sozia e Kim Kardashian, ka humbur jetën pas një ataku kardiak gjate një operacioni plastik që shkoi tragjikisht keq. Familja e saj kanë hapur një llogari për mbledhje donacionesh për funeralin. Vdekja e papritur e 34-vjeçares është duke u hetuar si vrasje nga autoritetet. Familjarët e përshkruanin atë si “shpirt i lirë që ndihmonte të tjerët”. Nuk është e qartë se çfarë procedurash kishte kryer Ashten para vdekjes së saj.

Read More

Jane zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës disa ditë më parë, duke thënë se Policia ka ka shpallur në kërkim 5 persona të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal për vrasjen e Nikulajt. Sipas Balkanwb është rënë në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së disa rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa shtoi se po ashtu pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj. Sakaq, mesohet se policia ka gjetur një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur në ngjarje…

Read More

Presidenti Joe Biden dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol do të nënshkruajnë një marrëveshje që përfshin plane për të ankoruar nëndetëse bërthamore amerikane në Korenë e Jugut për herë të parë në më shumë se 40 vjet. Tre zyrtarë të lartë të administratës Biden informuan gazetarët për planin që është tregues i mbështetjes ndaj Seulit, mes shqetësimeve në rritje për kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut. Njoftimi i të mërkurës për ankorimin e nëndetëseve është një element kyç i asaj që quhet “Deklarata e Uashingtonit”, që synon të parandalojë Korenë e Veriut të sulmojë fqinjin e saj.…

Read More

Ilir Meta zhvilloi një takim me shtabin elektoral të Durrësit, ku tha i bindur se fitues në zgjedhjet e 14 majit do të jetë kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Igli Cara. Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se Cara ka një vizion dhe strategji të qartë për qytetin e Durrësit. Meta: Edi Rama është i dëshpëruar këto ditë, duke bërë dhe thirrje nga më të marrat.E pranoi dhe vetë se kandidati ynë në Durrës është më i mirë por që atij i duhet një pastruese. Durrësi do të zgjedhë Igli Carën pasi ka vizionin e duhur dhe legjitimitetin e jashtëzakonshëm, vjen…

Read More

Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili rezulton të jetë i dënuar me 5 vjet burgim. Arbis Shima në vitin 2020 nxiti një grua për të përdorur lëndë narkotike, si dhe shiti në bashkëpunim me të tjerë sasi të këtyre lëndëve. 29-vjeçari është dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi në vitin 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka nxitur një shtetase, për të përdorur lëndë narkotike, si dhe ka qenë i implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Shima…

Read More

Bora Zemani ka reaguar pas deklaratës së Luizit, i cili e quajti “turp” pjesëmarrjen në “Përputhen”. Moderatorja shkruan se nuk është turp as të njohësh dikë në “Përputhen” e as në “Big Brother” dhe se i vjen keq që në Shqipëri ende diskutohen të tilla gjëra. Ajo merr shembull edhe Kristin, i cili ka qenë pjesë e një programi dashurie si “Love story” dhe thotë se ai nuk është sulmuar për këtë gjë. “Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarte edhe për gjëra fare…

Read More

16 vjet më parë u zbuluan kuazarët, objektet qiellore më të fuqishme dhe më të shndritshme të ngjashme me yjet  që gjenden në bërthamën e galaktikave. Por deri më sot ishte mister se çfarë mund të shkaktonte një aktivitet kaq të fortë dhe përgjigjet i jep një studim i botuar në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”. Pasi vëzhguan 48 galaktika që strehojnë kuazarë dhe duke i krahasuar ato me më shumë se 100 galaktika pa kuazarë, një ekip shkencor i udhëhequr nga Universitetet e Sheffield dhe Hertfordshire zbuloi se fenomeni është rezultat i përplasjes së galaktikave. Kur…

Read More

Apeli i Gykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e të shumëkërkuarit Suel Çela për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Marjus Lulaj alias Suel Çela, një nga personat më të kërkuar të drejtësisë i është drejtuar GJKKO nga arratia që t’i ndyshohet masa e sigurisë. Ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në bug” në masë lehtësuese. Kërkesa e tij u bë përmes avokatit mbrojtës duke iu drejtuar GJKKO. Ai u shpall në kërkim në maj të 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë.”Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai…

Read More

Kryetari i DHTI-Tiranë, z.Nikolin Jaka zhvilloi takime të rëndësishme institucionale në rajonin e Marche-s në datat 21-22 prill 2023, saktësisht në qytetin e Ankonës, me Dhomën e Tregtisë së këtij rajoni, si edhe me Këshillin e Qarkut Rajonal të Marche-s në Ankona. Delegacioni i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, i kryesuar nga Kryetari Jaka, dhe i përbërë nga znj. Aris Tasho, drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Ylli Ujka, president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare në Itali, z.Albert Mecaj, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në rajonin e Marche-s, u…

Read More

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, pasi u kap në ambientet e një lokali në lagjen “Skënderbeg”, duke thyer kështu masën e sigurisë “arrest me burg”. Policia bën me dije se pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 46-vjeçari u kap më datë 15.04.2023, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në aksin rrugor “Sorone-Xarrë”, teksa transportonte kundrejt fitimit, 11 emigrantë, me…

Read More

Komisioni Evropian ka listuar platformat e mëdha online që do të përballen me rregulla më të rrepta për mbrojtjen e të dhënave dhe të përdoruesve, Komisioni Evropian njoftoi se ka miratuar “vendimet e para të përcaktimit sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale”, një rregullore e Bashkimit Evropian (BE) për reklamat transparente që synon të ndihmojë përdoruesit të fshijnë përmbajtjen e paligjshme, si dhe të luftojë dezinformimin. Bazuar në të dhënat e platformave të siguruara në muajin shkurt, Komisioni Evropian klasifikuara 17 platforma online dhe dy motorë kërkimi si “shumë të mëdhenj” pasi më shumë se 45 milionë njerëz i përdorin ato…

Read More