Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë vizitë në rajonin e Marche të Italisë

16:00 / April 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
75C37677 F9A2 4738 9F7B 823BC4F1C57E
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i DHTI-Tiranë, z.Nikolin Jaka zhvilloi takime të rëndësishme institucionale në rajonin e Marche-s në datat 21-22 prill 2023, saktësisht në qytetin e Ankonës, me Dhomën e Tregtisë së këtij rajoni, si edhe me Këshillin e Qarkut Rajonal të Marche-s në Ankona.

Delegacioni i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, i kryesuar nga Kryetari Jaka, dhe i përbërë nga znj. Aris Tasho, drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Ylli Ujka, president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare në Itali, z.Albert Mecaj, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në rajonin e Marche-s, u prit në “Palazzo delle Marche” nga delegacioni i Presidentit Latini.

Nisur nga fakti që Shqipëria tashmë shihet si një treg me interes për rajonin e Marche-s, zv.presidenti Salvatore Giordano shprehu mbështetjen për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në lidhje me projektet e trajnimit ndërkufitar që përfshijnë studentë dhe sipërmarrës të rinj nga të dyja vendet.

Kryetari Jaka dhe Zëvendëspresidenti Giordano nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synon nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive në të dy territoret, duke marrë përsipër vendosjen dhe ruajtjen e kontakteve dhe dhënien e informacionit të ndërsjellë për çështje të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, veçanërisht në lidhje me politikat nxitëse të investimeve dhe për zhvillimin e NVM-ve.

Gjatë takimit, u la edhe një ftesë e hapur për të mirëpritur drejtuesit e Dhomës së Tregtisë të Marche-s dhe sipërmarrësit e këtij rajoni, për të parë mundësit e vërteta të investimit në Shqipëri.

Vizita e kreut të DHTIT në Ankona u përmbyll me takimin në Këshillin e Qarkut Rajonal të Marche, ku z.Jaka u mirëprit edhe nga këshilltarja rajonale, znj.Lindita Elezi, arritjet e të cilës i përshkroi si një shembull pozitiv në përparimin e shqiptarëve në vendin fqinj duke u kthyer në modele suksesi.

“Ndërveprimi mes popujve i bazuar në nderim, respekt dhe integrim, besoj se është një vlerë në ndërtimin e të mirës shoqërore sepse ushqen një cikël të virtytshëm. Kjo është ajo që ndodhi edhe mes dy vendeve tona, të cilat sot e gjejnë veten duke bërë një hap të mëtejshëm në cilësi, së bashku, drejt të ardhmes”, u shpreh znj. Elezi.

dhtit marche
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.