Author: tirana

Indeksimi me 9.5 % i kryer nga qeveria në vitin 2022 si pjesë e paketës së rezistencës sociale solli dhe ndryshimin në nivelin e pensionit mestar në vend. Për kategori të ndryshme ky indeksim u përkthye në vlera të ndryshme. Nga të dhënat e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022 për pensionet mesatare urbane rezulton se ky indeksim u përkthye në 91 lekë më shumë për pensionin e pleqërisë duke arritur vlerën 17 mijë e 350 lekë. Kjo është dhe kategoria e cila përfitoi më pak në qytet. Ndërkohë me 875 lekë më shumë u rrit pensioni i invaliditetit (15 mijë…

Read More

Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël, por shumë e rëndësishme në formë fluture, e vendosur në pjesën e përparme të qafës. Ajo sekreton hormone që kontrollojnë mënyrën se si një person përdor energjinë, por gjithashtu prek pothuajse çdo organ në trup dhe kontrollon disa nga funksionet më të rëndësishme të tij. Disa prej tyre janë frymëmarrja, rrahjet e zemrës, tretja, por edhe humori. Çrregullimet e gjëndrës tiroide ndodhin kur ajo prodhon shumë ose shumë pak hormon, dhe më së shpeshti këto janë hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi. Po kështu, ndonjëherë mund të jetë një rast i kancerit të tiroides, i cili…

Read More

Seanca e radhës e Gjykatës Kushtetuese për padinë e 28 deputetëve të PD, kundër VKM për konfiskimet, do të mbahet në datën 2 maj, në ora 10.00. Kujtojmë se seanca e sotme u shty për faktin se shumica e anëtarëve të Kushtueses, i kërkuan deputetëve të PD-së, që të paraqesin një autorizim se pranojnë të përfaqësohen nga avokati Marash Logu, gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u shpreh se në mungesë të këtij autorizimi, zhvillimi normal i seancës mund të bëhet edhe me prezencën e të gjithë deputetëve firmëtarë. Kërkesa e Kushtetueses duket si…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjitikës, Belinda Balluku mesditën e kësaj të mërkure ka qenë duke inspektuar nga afër vijimin e punës në Rrugën e Arbrit në zonën e Planit të Bardhë. Balluku në fjalën e saj është shprehur se ka nisur asfaltimi i segmentit rrugor Plani i Bardhë – Qafa e Buallit, pjesë e Rrugës së Arbrit, e cila shkurton akoma edhe më tepër kohën e udhëtimit për qytetarët e qarkut Dibër, por mbi të gjitha duke rritur sigurinë rrugore. Ndër të tjera ajo është shprehur se brenda 10 ditësh pritet që kjo rrugë të jetë e aksesueshme për…

Read More

Një 21 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italianë këtë të mërkurë pasi është përpjekur që të marrë një ngarkesë droge të fshehur në një kontejner me banane në zonën doganore porti i Vado Ligurian (Savona). Mediat italiane shkruajnë se kontejneri mbërriti në bordin e anijes motorike “Maersk Penang”, e ardhur nga Ekuadori me një ngarkesë banane brenda së cilës ishte fshehur një sasi prej 85 kg kokainë. Ndalimi i tij është bërë në momentin që ai po përpiqej që të merrte drogën nga kontejnjeri.

Read More

Ditën e sotme kanë qarkulluar disa foto në të cilat shfaqej opinionistja e “Big Brother”, Zhaklin Lekatari, në prani të një patrulle policie, ndërsa u tha se i kishin thyer xhamat e makinës. Po ashtu në rrjet kanë qarkulluar informacione se ky sulm ka ardhur nga fansat e spektaklit, pas spektaklit të mbrëmshëm. Në një komunikim për BW, Lekatari u shpreh se nuk është e vërtetë që i kanë thyer xhamat e makinës, por se ka pasur një tjetër problem për të cilin i është dashur ndërhyrja e policisë. Kujtojmë se kohët e fundit opinionistja është vënë disa herë në…

Read More

Për posterin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçit kundër korrupsionit me gishtin e mesit, Sali Berisha tha se ata që vjedhin qytetarët, meritojnë jo gishtin, po shumë herë më tepër. I pyetur gjatë një konference për mediat rreth posterit në të cilin Këlliçi shfaqet duke i treguar “gishtin e mesit korrupsionit në Tiranë”, Berisha tha se ai vetë nëse do të kandidonte do të kishte bërë më shumë se aq. “Sigurisht, ata që vjedhin qytetarët, meritojnë çdo formë diskreditimi. Çdo njeri duhet të marrë parasysh, një i ri ka imagjinatën dhe shprehjen e vet.…

Read More

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në prani të ekspertëve të njohur të bujqësisë dhe mjedisit, prezantoi 5 pikat kryesore të programit për të ringritur bujqësinë. “Përgjatë katër viteve e gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore do të ketë mundësi ujitje të plotë. Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka pasur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermere”, u shpreh ai. Eksperti i njohur i mjedisit, Ramiz Metaliaj, tha se, “Tirana ka një ndotje ndër më të lartat në Bashkimin Evropian, ndërsa…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndau këtë të mërkurë në rrjetet sociale momente nga takimi me qytetaren Myzejen Turtulli, e cila i kërkoi ndihmë për shtetësinë shqiptare për djalin e saj. Turtulli i tha kryeministrit Rama se djalit të saj i kishin hequr nënshtetësinë në vitin 2013 dhe se e kishte konstatuar këtë në vitin 2017. Kreu i qeverisë e dëgjoi qytetaren Turtulli dhe premtoi se do ta verifikojnë këtë çështje dhe do t’i japin përgjigje. “Fotohistori në oborrin e Partisë Socialiste”, shprehet Rama. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Read More

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar që të lirojë nga masa e sekuestros një vilë në Lalëz e një në Palasë. Vilat në fjalë janë bllokuar për llogari të hetimit ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Kujtojmë se gjatë marsit, pas dyshimeve për “fshehje të pasurisë”, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi nën sekuestro dy vila në bregdet, një në Palasë dhe një në Hamallaj. Sipas burimeve nga SPAK, vila në Palasë është pjesë e një kompleksi rezidencial dhe dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Financave. Godina në fjalë nuk rezulton e regjistruar ne emër të ish-bashkëshortes…

Read More

Akti i fundit i Champions League në edicionin 2025-2026 mund të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konfirmimi erdhi nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, gjatë intervistës për “Men in Blazers”. “Është e mundur që finalja e Champions të luhet në Shtetet e Bashkuara. Diskutimet kanë nisur, por vendimi nuk erdhi sepse më parë ishte Kupa e Botës, në vitin 2024 do të zhvillohet Kampionati Europian. Këtë vit finalja do të luhet në Stamboll, në 2024-ën në Londër dhe në vitin 2025 në Monako. Më pas, të shohim”, tha Ceferin. Fjalët e Čeferin ishin një tregues se UEFA po…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi deklaron se posteri i shumëdiskutuar në këtë fushatë, është një reagim pa etikë ndaj korrupsionit. Për të kritikët duhet të shqetësohen për vjedhjet që u bëhen qytetarëve nga bashkia. “A ka mesazh më të qartë sesa ti drejtohesh korrupsionit pa etikë? Jam i vendosur të luftoj korrupsionin në bashkinë e Tiranës pa limit, pa censurë dhe pa etikë. Bashkia e Tiranës është një nga institucionet më të korruptuara të shtetit tonë. Habitem si nuk janë shqetësuar mediat e qytetarët dhe ata që janë shqetësuar nga posteri im për vjedhjen…

Read More