Një ndeshje direkte që mund të vendosë shumë për titullin kampion. Manchester City dhe Arsenal do të përballen sot në mbrëmje në një sfidë që premton emocione dhe spektakël. “Topçinjtë” udhëheqin klasifikimin me 5 pikë më shumë se “Qytetarët”, megjithatë llogaritë për titullin në Premier League janë akoma të hapura, pasi përveç kësaj ndeshjeje direkte, skuadra e Pep Guardiolës ka dhe dy ndeshje më shumë për të luajtur. Edhe pse City i ka fituar të dyja ndeshjet kundër Arsenalit këtë sezon, një në Kupën FA dhe një në kampionat, Guardiola do të mbajë skuadrën me këmbë në tokë dhe kërkon…
Author: tirana
Pas lumit me reagime për posterin me gishtin e mesit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka ndryshuar fotografi. Këtë herë Këlliçi ka zgjedhur një tjetër poster, ku sërish vëmendjen e marrin duart e Këlliçit. “Duart e Belos do të ulin koston e jetesës në Tiranë. Nuk të duhet fytyra e tij, por vullneti që ka”, shkruhet në mesazhin e posterit të Këlliçit.
Policia e Kavajës ka arrestuar Marsida Qatjan, e shpallur në kërkim pasi rezulton e dënuar me dy vite burgim, pasi kishte përshtatur banesën për konsumim të lëndëve narkotike. Në vitin 2019, ajo kishte përshtatur banesën e saj për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, u ekzekutua Dritan Haxhollit nga Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit. Ndryshe nga sa u duk në fillim se vrasja erdhi si një konflikt pasioni me në qendër Marsida Qatjan, Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që…
Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i PD-së Gazment Bardhi, ngriti akuza të forta dhe hije dyshimi mbi integritetin e Gjykatës Kushtetuese. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shtyrë seancën, me pretendimin se duhet të ketë autorizim të përfaqësuesit ligjor Marash Logu nga 28 deputetët që kanë firmosur padinë për VKM për konfiskimet. Bardhi deklaroi se GJK ka rënë pre e mesazheve mafioze të kryeministrit Edi Rama në Twitter. “Jemi përfaqësuar me të njëjtin autorizim, ka një shantazh të drejtpërdrejtë nga ana e kryeministrit, gjykata po bëhet vegël. Është anti-kushtuese, gjykata e shtyn me ditë të tjera me një vendim…
SPAK0u këmbëngul në fajësinë e Etleda Çiftes, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Posaçëm për deklarimin e pafajshëm të Çiftes. Gjyqtarja e Shkallës së Parë të Vetting-ut, fitoi pafajësi në dy shkallët më të ulëta. Sipas SPAK, Çiftja duhet të fajësohet për “falsifikim të dokumenteve” dhe “deklarim të rremë të pasurisë”.
Pse u vra biznesmeni dhe kandidati për Këshillin Bashkiak të Lezhës, Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin teksa ishte duke pirë kafe? Deri më tani pistë e fortë është autori, që mendohet se është nga zona e Shkodrës. Po ashtu ka dyshime të forta se ka patur akses në kamerat e sigurisë të kompleksit “Coral” në pronësi të viktimes ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë. Në këtë konkluzion ka dalë grupi hetimor pas shumë veprimeve hetimore të kryera dhe analizimit të dhjetra oreve pamje filmike të kamerave të sigurisë në zona të ndryshme. Hetuesit kanë dyshime se për…
Mbrëmë në Prime, një koment i bërë nga Luizi për Efin dhe i pasuar nga një koment i Arbanës për Kiarën ka ndezur rrjetin. “Unë nuk do të doja që të shihja motrën time në një format që mes 30 çunave zgjedh gishtin djemve se kë ka për burrë”,-tha Luizi, të cilit Arbana ia ktheu. “Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit”. Deklarata e Arbana Osmanit është kritikuar shumë në rrjet dhe duket se pakënaqësi…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar skandalin e kandidatit të çiftit Berisha-Meta i cili pranoi dy ditë më parë se nuk ka marrë diplomë për përfundimin e shkollës së mesme. Rama u shpreh se është humbje kohe për votuesit të merren me individë të tillë që më shumë se mungesa e dëftesave apo shfaqja e turpshme me gishtin e mesit, ky individ ka një problem akoma më të madh për shkak se është vendosur si kukull dhe maskë për zorrën qorre. Më tej ai theksoi se është e patolerueshme t’i japësh fytyrën tënde surretërve të së shkuarës që janë në sheshin…
Qeveria “Rama 3” po përgatit marrëveshje me ekipin Manchester United për akademi futbolli në qytetin e Durrësit. Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Anglisë. Fokusi i kësaj vizite do të jetë sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që Rama lajmëroi dy ditë më parë nga qyteti bregdetar i Durrësit. Delegacioni shqiptar do të zhvillojë takime në ManCHEester dhe bisedimet do të realizohen me klubin e famshëm të Manchesterit! Në këtë udhëtim, Rama do shoqërohet nga ministrja Evis Kushi, dhe kryebashkiakja Emirjana Sako.
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, tha se zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht për caktimin e drejtuesve vendorë. “Pavarësisht se këto janë zgjedhje vendore, më 14 Maj vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe atyre vendore”, tha Rama. Po ashtu kreu i qeverisë, shtoi edhe se i ka quajtur kandidatët e opozitës si “kukulla të një çifti”, ku ndodhet edhe një person i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara. “Kemi thirrje të përsëritura nga aleati për të bërë shumë kujdes. Sepse natyrisht zgjedhja është e shqiptarëve, por edhe zgjedhja apo natyra e marrëdhënieve, është…
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama tha se nëse zgjidhet për kryebashkiak një kandidat i çiftit Berisha-Meta, do jetë i pamundur bashkëpunimi sepse ata i konsiderojnë bashkitë si pengje lufte. Në filozofinë e tyre politike, sqaron Rama nuk përfshihet të bëhet detyra, por krijimi i oazeve politike. “Unë s’kam folur për kandidatë kundërshtarë as për të opozitës, kam folur për kukullat të një çifti ku kemi një non-grata. Cilësia e marrëdhënieve dhe natyra e raporteve me Shqipërinë është e aleatëve tanë. Ata e vendosin kur një individ i shpallur non grata mban damkën e personit që është…
Presidenti Bajram Begaj, sot do të udhëtojë për vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të presidentit Zoran Milanoviç. Presidenti do të mirëpritet të të enjten sipas ceremonive të nderit dhe mirëseardhjes për të vijuar agjendën zyrtare të bisedimeve me Kroacinë si dy partnerë strategjikë. Takimi do të fokusohet tek marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë. Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Begaj do të pritet në takime të veçanta më 27 prill nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë,…