Author: tirana

Një avion luftarak i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua sot në rajonin e Murmansk, në veriperëndim të Rusisë, siç raporton Reuters duke cituar agjencinë TASS. MiG-31 u rrëzua në një liqen, sipas të njëjtit burim. Avioni luftarak është përfshirë nga flakët përpara se të rrëzohej. Dy pilotët ishin në gjendje të shpëtonin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, sipas zyrtarëve lokalë.

Read More

Gazetari Artan Hoxha publikon videon se si u ekzekutua Ardian Nikulaj më 19 prill 2023 nga një skuadër vrasësish profesionistë të ardhur nga Mbreteria e Bashkuar. Në video janë momentet para dhe gjatë atentatit nga killeri afro-europian me pasaportë portugeze, si dhe vizita e parë e bashkëpunëtorit anglez në hotelin e Nikulajt më 11 prill 2023.

Read More

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka folur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkesi pak ditë më parë në kryeqytet pas një sherri mes disa të rinjve. Rrumbullaku u shpreh se po punohet për kapjen e personit të shpallur në kërkim duke iu referuar djalit të Admir Muratit, Arbër Murati në mënyrë që ai të vihet para drejtësisë, për të sqaruar rolin e tij në këtë ngjarje. “Hetimet janë drejt përfundimit. Edhe personi që ju i referoheni si person i shpallur në kërkim shumë shpejt edhe ai do të vihet para organeve të drejtësisë për të dhënë shpjegimin e tij në…

Read More

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bën me dije se janë shpallur në kërkim 6 persona për vrasjen e Ardian Nikulajt. Ai u shpreh i sigurt se ekzekutori i Nikulajt ka qenë një portugez i cili ka bashkëpunuar me 5 shtetas të tjerë të huaj. Mes tyre është edhe një shtetas shqiptaro-britanik dhe një grua. “Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e prokurorisë me qëllim zbardhjen e autorësisë së ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan si provë materiale, gëzhoja të armës së zjarrit, celulari ‘Iphone’ dhe…

Read More

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e reja të karburanteve. Sipas vendimit, nga sot, nafta do të shitet 177 lekë për litër, benzina 178 lekë për litër dhe gazi 75 lekë. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi këtë të mërkurë në orën 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Njoftimi: Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: Çmimi i…

Read More

“Vota në 14 maj është garanci për vazhdimin e projekteve të nisura”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri gjatë një takimi me banorë të lagjes “Visarion Xhuvani” në Elbasan.Bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja, numri dy i socialistëve deklaroi se koha ka treguar se sa i rëndësishëm është binomi qeveri-bashkie për të mos e bunkerizuar Elbasanin.“Vota në 14 maj është dhe garanci për vazhdimin e projekteve të nisura në Elbasan. Sa herë ndodh që e merr krahu tjetër, gjë që nuk do të ndodhë kurrë në Elbasan, por po marr rastin hipotetik për ta thjeshtuar bisedën, ndërpritet komunikimi…

Read More

Një çift bashkëshortësh është gjetur i vrarë në apartamentin në Verona. Viktimat janë identifikuar si Giampaolo Turazza 75 vjeç dhe Wilma Vezzaro 73 vjeç.  Autor i dyshuar është djali i viktimave, 55-vjeçari Osvaldo Turazza, i cili është shoqëruar në polici dhe do të merret në pyetje. Të moshuarit ishin goditur me thikë kuzhine. Fqinjët e përshkruanin çiftin si njerëz të sjellshëm, të rezervuar dhe dashamirës. Nuk dihet ende motivi i ngjarjes së rëndë. 

Read More

Dua Lipa ka konfirmuar në rrjetet sociale lidhjen e saj me regjisorin greko-francez Romain Gavras. Dyshja u përfol për lidhje në fillim të këtij viti dhe janë fotografuar shpesh bashkë, por vetë Dua Lipa e konfirmoi lidhjen vetëm tani, përmes një fotoje. Gavras është ish-i dashuri i rivales kryesore të muzikës pop të Dua Lipës dhe këngëtares tjetër shqiptare, Rita Orës. Mes vajzave thuhet se ka pasur një armiqësi të heshtur prej shumë vitesh dhe duket se Gavras mund ta përkeqësojë edhe më shumë marrëdhënien e tensionuar mes tyre.

Read More

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, Benet Beci beson se qytetarët shkodranë do të votojnë më 14 majin për “Rilindjen”. “Dua shumë të besoj që shumë prej jush do ta përkrahin #shkodrapozitive dhe do të na japin mundësinë ta vëmë atë në jetë. Ju falenderoj për mbështetjen , sfida është e madhe, të gjithë së bashku mund t’ia dalim!” shkruan Beci. Pjesë nga intervista: Pyetje: Shprehja që ju përdorni shpesh, pra slogani juaj është Shkodra pozitive. Deri në këto momente mendoni që Shkodra ka qenë jo pozitive? S’po them negative. Beci: Shkodra është shumë pozitive. Shumë. Por në qoftë…

Read More

Në një intervistë për emisionin “Porta a Porta” në Itali, kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për zhvillimet politike në Ballkan dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Rama theksoi në intervistë për Vittoriana Abate se vendi ynë duhet të qëndrojë larg mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare të NATO-s. Pjesë nga intervista: Vittoriana Abate: A i frikësohet Shqipëria një zgjerimi të mundshëm të Bashkimit Europian që përfshin Serbinë, në një kohë kur Serbinë e shohim shumë pranë Rusisë? Edi Rama: Jo, jo vetëm që nuk i trembemi kësaj, por jemi një zë mjaftueshëm i dalluar në Ballkanin Perëndimor që thotë se…

Read More

Komiteti i Posaçëm për Ndërhyrjet e Huaja i Parlamentit Evropian, tha të mërkurën se Rusia shfrytëzon ndikimin e saj në Serbi në përpjekje për të ndërhyrë në shtetet fqinje dhe të ndikojë negativisht në orientimin euroatlantik të rajonit. Kjo ndërhyrjes sipas raportit ushtrohet “në Bosnje nëpërmjet Republikës Serbe, në Mal të Zi duke shfrytëzuar ndjenjat pro serbe si dhe Kishën Ortodokse serbe dhe në Kosovë duke shfrytëzuar dhe nxitur mosmarrëveshjet ekzistuese në veriun e Kosovës”. Rusia, thuhet më tej, ka ende ndikim të dukshëm në Ballkanin Perëndimor, me fuqinë për të ndërhyrë në përpjekjet rajonale për pajtim, integrim dhe reforma…

Read More