Author: tirana

Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë kërkuar votën e qytetarëve të Vlorës për kandidatët e tyre për Këshillat Bashkiakë. Agron Duka u kërkoi mbështetësve të tij që të punojnë për të bindur qytetarët se kandidatët e Partisë Agrare Ambientaliste janë alternativa më e mirë. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehu bindjen për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Hsyni Sharrën, teksa u kërkoi që më 14 Maj qytetarët të ndëshkojnë me votë socialistët. Duka dhe Mediu theksuan edhe se çdo votë që do të jepet për kandidatët e tyre për këshillat bashkiakë, duhet të shkojë dhe për…

Read More

Grupi me 6-të të huajt që u bënë bashkë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin, tashmë janë në kërkim dhe po ndiqen procedurat urgjente për të dërguar letërporositë. Kjo në drejtim të Portugalisë për vrasësin dhe të Britanisë së Madhe për 5 të tjerët, porositën shqiptar Edmond Haxhia dhe 4 britanikët. Ministri Manja ka thënë sot se sapo prokuroria t’i ketë gati, Ministria e Drejtësisë do t’i nisë sa më shpejt. Edmond Haxhia u pikas nga kamerat kur mori në aeroport 5 të huajt. Ndërkohë që një grua ka dëshmuar…

Read More

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka folur nga sheshi Shirokës i cili ka qenë dhe iniciatori i këtij projekti kur mbante postin e Drejtorit të FSHZH. Po ashtu ai shprehu lumturi për banorët dhe turistët që arrijnë të shijojnë këtë projekt, teksa shtoi se kjo është shtysë që të vazhdojë të krijojë projekte të tjera për zhvillimin e Shkodrës. “Sheshi i Shirokës është një nga projektet e mija më të përzemërta, për të cilën kam punuar me shumë dashuri. Ashtu si e kam thënë edhe kur kemi filluar këtë projekt, është një copëz e mozaikut…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në garë për një mandat të tretë në këtë fushatë elektorale ka mbështetjen edhe të artistëve. Përmes një videomesazhi, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, thekson se nuk është zhgënjyer që iu bashkua 4 vite më parë fushatës së kryebashkiakut e frymëzuar nga ndryshimi i Tiranës. Peristeri nënvizon se Tirana vazhdon të rritet dhe të bëhet edhe më e bukur dita-ditës. “Përshëndetje Erion! Iu bashkova fushatës tënde në vitin 2019, e frymëzuar nga ndryshimi i Tiranës në 4 vitet e tua të para, si kryetar bashkie i Tiranës dhe ja ku jam sërish sot akoma më…

Read More

Këtë të enjte, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja shpalosi të gjitha rekomandimet e qeverisë “Rama 3” për Prokurorinë e Përgjithshme për luftën ndaj kriminalitetit për vitin 2023. Manja fillimisht tha se rekomandimi i parë i qeverisë është pavarësia e prokurorëve, teksa rekomandoi rritje të cilësisë së hetimit për çështjen e korrupsionit dhe ashpërsim të dënimeve për krimet dhe dhunën në familje. “Lufta ndaj kriminalitetit nuk bëhet duke e parë njëri-tjetrin në llogore të ndara. Duhet të kemi sinergji të përbashkët për te luftuat krimin në çdo formë. Rekomandimi i parë garantimi i pavarësisë së prokurorëve. Prokurori duhet të jetë i…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar për banorët në zonën e Saukut, programin e tij me 5 pika që sjellin ndryshimin. “Ka bërë shumë bujë një poster që unë kam nxjerrë, që kam folur për korrupsionin edhe i kam treguar gishtin e mesit korrupsionit. Janë shqetësuar, kanë qit “urdhër psikologu”, kanë qit “urdhër KQZ-je”, kanë bërë mbledhje te PS-ja, janë shqetësuar shumë për moral këta, pse ka qit Belindi gishtin e mesit, kujt? Korrupsionit! Për çfarë e kam bërë unë? Për të folur për korrupsionin, që s’flitet kurrë në media. Për të folur…

Read More

Edhe në Greqi, qeveria flet për rritje page. Në prag të fushatës elektorale, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka premtuar rritje të pagës minimale në vend me 3-4% duke filluar nga 1 janari i viti 2024. Aktualisht paga minimale në shtetin fqinj është 780 euro. Po ashtu Mitsotakis ka premtuar se rritja e pagës minimale do të vazhdojë dhe deri në vitin 2027 do të kapë vlerën e 950 eurove. Sipas shtypit grek, kreu i qeverisë ka premtuar gjithashtu edhe rritje të pagës mesatare që do të shkojë në 1500 euro brenda një periudhe 4-vjeçare, duke filluar nga viti 2023 deri në…

Read More

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi prezantoi një nga idetë, ku bashkia do të krijojë 9 kompani me kapital të përbashkët për të krijuar shumë vende të reja pune. “Përmes të drejtës kushtetuese të Peticionit, 1% e banorëve mund ta detyrojnë Këshillin Bashkiak të mblidhet dhe të diskutojë çdo çështje me interes publik; 5% e banorëve mund të kalojnë në votim të Këshillit Bashkiak çdo Propozim të tyre dhe 25% e banorëve mund të rrëzojnë çdo vendim të Këshillit Bashkiak dhe ta kthejnë atë për rivotim”. Po ashtu Boçi lajmëroi një firmosje të afërt për…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektvendimin për programin e nxitjes së punësimit që lidhet me skemën e garancisë rinore dhe që i drejtohet aftësimit dhe punësimit të të rinjve të moshës 15-29 vjeç. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se programi i drejtohet kësaj grupmoshe, ku shënohet edhe numri më i lartë i të papunëve në shkallë vendi. “I drejtohet çdo të riu që ka 4 e më shumë muaj pa punë apo pa një program arsimimi. Kësaj kategori do t’i ofrohen kurse të arsimit profesional, shkollave profesionale apo një vend pune. Çdo i ri që do të…

Read More

“Vetting-u në Polici nuk ka as pezullim as rifillim dhe as lidhje me zgjedhjet sepse është një proces që vazhdon në zbatim të ligjit”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. I pyetur nga mediet, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, se pse Vetingu nisi pikërisht tani kur janë zgjedhjet, Çuçi theksoi se Vetting-u në Polici është pezulluar kohë më parë me ligj dhe se ata morëm kohën e duhur për ta ndryshuar ligjin. “Ne miratuam ndryshimet e reja në këtë ligj dhe ka filluar, sot që flasim, vetingu vetëm për pjesën drejtues të Policisë së Shtetit, duke hequr nga vetimi…

Read More

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, dhe kanë ndaluar shtetasin: E. G., 35 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse dyshohet…

Read More