Mirela Karabina, drejtore e Komunikimit dhe Medias në PD foli në rubrikën “Opinion” në News24 për fushatën elektorale të 14 majit. Gjatë bisedës në studio, ajo tha se vendi ka nevojë për një politikë që të ngjallë shpresë dhe besim. Teksa foli për garën e Roland Bejkos, ajo tha se fushata është në rrugën e duhur dhe se pavarësisht se në garë ishte më vonë se kandidatët e tjerë, ka arritur që t’u tregojë qytetarëve se meritojnë një qeverisje të denjë. Ndër të tjera shtoi se pas zgjedhjeve të 14 majit në Partinë Demokratike do të ketë një proces zgjedhur…
Author: tirana
Robert Aliaj e sheh Kristin si finalistin e katërt, edhe pse sipas tij ai tashmë duhet ta kishte fituar më parë këtë status. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”, ku komentoi rrugëtimin e djalit të tij, Kristit, në “Big Brother VIP, Aliaj shtoi se nuk bazohet në komentet e njerëzve në rrjetet sociale, pasi sipas tij ata nuk votojnë, duke i cilësuar si “pabuksa”. “Kristi duhet tak ishte fituar tashmë finalen, ai e meriton. Me çfarë shoh edhe komentet. Nuk besoj se votat i japin ata njerëzit që komentojnë në rrjetet sociale, ata janë pabuksa”, tha Robert…
Varri i Fatmir Haklajt është shkatërruar sërish. Persona të paidentifikuar kanë thyer pllakat e varrit të tij. Ky lajm është bërë me dije nga vetë motra e Fatmir Haklajt, Zylfie Haklaj, e cila në llogarinë “Haklajt e Tropojës” ka postuar foto të varrit të shkatërruar. “Ju po ngelshi tane kohen ne Koder te varrezave tona se edhe te vdekur jau keni frigen a mos po cohen. Na e kena dite qedo ti prishni dhe me qellim i kena punue me dite te sakte kushe merret me keto pune. Hajrin ja pafshi punes”, shkruan ajo.
Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Greqi ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit. Forumi do të trajtojë një sërë çështjesh duke nisur që nga lufta në Ukrainë, globalizimi, drejtësia dhe politikat, energjia e deri te Greqia si një qendër arsimore dhe e ardhmja e Demokracisë. Në këtë forum pjesëmarrës nga rajoni do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnbic. Në Forumin e Delfit do të ketë mbi 990 folës nga 71 vende dhe qëllimi është për të adresuar…
Policia ka gjetur motorin e përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Bëhet me dije se motomjeti është gjetur në fshatit Kakarriq të Lezhës. Motori është përdorur nga portugezi, Ruben Saraiva. Dyshohet se Edmond Haxhia, i cili mban edhe shtetësinë shqiptare, edhe atë britanike, është ai që ka porositur dhe financuar atentatin mafioz. Steven Hunt, shtetasi britanik, kishte detyrën të vëzhgonte lëvizjet e Nikulajt. Haxhia dhe 5 shtetas të huaj bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të vrarë Nikulajn brenda lokalit të tij në Shëngjin, ndërsa gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për të gjithë. Nga ana…
Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur mbi vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës dhe detajet që janë zbardhur mbi ekzekutimin. Në Report Tv, Imeraj tha se porositësi, Edmond Haxhia, zgjodhi të huaj që të vrisnin Nikulajn pasi ata do ta kishin më të lehtë për të humbur gjurmët. Ish-kryeprokurorja shprehet se ekzekutori portugez, Ruben Saraiva dhe 5 bashkëpunëtorët britanikë e kanë pasur më të lehtë që vëzhgojnë Ardian Nikulajn, duke u sjellë si turistë të huaj. Imeraj u shpreh se vetëm turistët e huaj mund të arrinin t’i afroheshin Nikulajt, pasi ai ishte një person që ruhej…
Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin. Uniformat blu bëjnë me dije se 48-vjeçari A.D., është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë gjahu punonjësit e një firme private që po merreshin me shtrimin e një rrugë. 48-vjeçari pretendonte se territori ishte pronë e tij. Në momentin e ndërhyrjes, Policia i ka sekuestruar 48-vjeçarit, armën e gjahut “Shotgun” dhe municion luftarak. NJOFTIMI: Kërcënoi me armë gjahu, punonjësit e një firme private, të cilët po merreshin me shtrimin e një rruge, pasi pretendonte se ky territor ishte pronë e tij, kapet në flagrancë 48-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut “Shotgun” dhe municion luftarak. Shërbimet e…
Në emisionin “Me Zemër të Hapur të Hapur”, nëna ka rrëfyer ngjarjen tronditëse. Ajo tregoi se xhaxhai i saj 66-vjeç, i përdhunoi vajzës 6-vjeçare. E tronditur, ajo ka treguar se ka bërë denoncim në komisariatin e Vorës dhe se vajzën e ka çuar tek psikologu. Por vetë ajo nuk ka mundur të ishte e pranishme pasi ka qenë e traumatizuar. “Mu vra shpirti. Më ra edhe ky halli i fëmijës. Zoti më ka vënë në provë për çdo gjë. E mora personin në telefon dhe i kërkova të më tregojë të drejtën. Por më tha ta çoja fëmijën ku doja.…
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal ka ftuar Papa Françeskun të vizitojë vendin. Gjatë një telefonate me Papën, Shmyhal tha se ai diskutoi planin e paqes në Ukrainë dhe ndihmën nga Vatikani për të përmbushur të gjitha hapat e planit të paqes të Presidentit Volodymyr Zelenskyy. Zyrtari ukrainas tha gjithashtu se ai i kërkoi Papës ndihmë për kthimin në shtëpi të fëmijëve ukrainas që mbahen, arrestohen dhe deportohen në Rusi. Kyiv vlerëson se rreth 19,500 fëmijë janë dërguar në Rusi ose në Krimenë e pushtuar nga Rusia që nga pushtimi i Moskës në shkurt të vitit të kaluar, në atë që…
Ruben Saraiva me origjinë portugeze është i dyshuari kryesor si ekzekutor në atentatin ndaj biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj, ngjarje kjo e ndodhur në 19 Prill, dhe e zbardhur dje nga ana e policisë. Saraiva, një i apasionuar pas motorave dyshohet se ka mbërritur në vendin tonë në datën 14 Shkurt, i kontraktuar nga Edmond Haxhia, për të kryer eliminimin e Nikulajt, pas përplasjeve që ky i fundit ka pasur për motive gjakmarrje me fisin Lekstakaj. Shtetasi portugez është larguar menjëherë pas ngjarjes nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, ndërkohë që ndaj tij tashmë ka një urdhër arrest nga ana…
Nga Fatos Hoxha, ish-deputet për 2 legjislatura Ka disa kohë që kreut të foltores i qëllon në debate të thërrasë me piskamë “jam Sali Berisha unë, o budallenj!”, sa herë nervozohet ngaqë nuk e marrin seriozisht, ose kur e sheh veten të strukur në qoshe nga të vërtetat që i djegin. Me gazetarët e oborrit e përdor si kapak për të mbyllur temën. Me gazetarët kritikë e përdor për të rimarrë terren, sa herë që e sheh veten të zhveshur nga argumentet. Debatet janë shtuar. Por për Berishën janë shtuar edhe veshtirësitë. Jo të gjithë e marrin seriozisht, jo të…
Të paktën 37 raste referimesh penale dhe të tjera kanë shkuar gjatë vitit të kaluar pranë Prokurorisë, Hetimit tatimor, Parandalimit të Pastrimit të Parave apo policisë së shtetit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit. Në raportin vjetor të këtij institucioni nënvizohet se gjatë periudhës 2014 – 2022, janë referuar në këto institucione 555 subjekte, në të cilat janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë bashkie, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë të përgjithshëm. Gjatë 2022, ILDKPKI ka miratuar dhe ka kaluar në kontroll të plotë në total 806 subjekte…