Author: tirana

Pajtuesi i gjaqeve nga Lezha, Pjetër Gjoka, ku folur sot në lidhje me gjakmarrjen mes fiseve Nikulaj dhe Lestakaj, që u rikthye një javë më parë me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Gjoka tha se gjakmarrja mes këtyre dy fiseve ka nisur në vitin 1997 dhe vijon ende. Sipas tij Ardian Nikulaj ka kërkuar pajtim, por është refuzuar nga pala tjetër. Në lidhje me këtë rast, Gjoka tha se situata është tepër delikate dhe është shumë e vështirë të gjendet një urë komunikimi mes dy fiseve. “Ne e njihnim këtë rast, janë një seri vrasjesh, jo të deklaruara tamam, në…

Read More

Gjatë një takimi elektoral me mbështetësit në Kamëz, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se qytetarët shqiptarë nuk janë “bagëti” që të mashtrohen me “këngët tallava” të qeverisë. Noka i dërgoi edhe një mesazh kandidatit që garon nën logon e PD-së zyrtare për bashkinë në 14 maj, Bilbil Bajraktarit, për të cilin tha se është i marrë peng nga mercenarët e kryeministrit Rama dhe i kërkoi që të tërhiqet nga gara. “Çdonjëri prej jush ka vuajtur më shumë se kushdo ne qeverisjen e Rilindjes. Të gjithë e dinë se ç’do të thotë të të qeverisë Kipja. Një njeri…

Read More

Java është një periudhë prej shtatë ditësh me të cilën shumica prej nesh rregullojnë oraret. Nga puna në shoqërim, ditët tona i kemi të organizuara nga e hëna deri të dielën. Por a keni menduar ndonjëherë se si u emëruan ditët e javës? Historia e javës shtatë ditore mund të gjurmohet në kalendarët e sumerëve të lashtë dhe më pas të babilonasve. Kur ishte fjala për emërtimin e ditëve të javës, romakët përdorën emrat e shtatë trupave qiellorë. Romakët organizuan javën nga e diela në të shtunë dhe i emërtuan ditët në atë rend specifik. E diel- Dies Solis (“Dita…

Read More

Prej ditësh janë të shumta raportimet në shtypin rozë që supozojnë probleme në çiftin e famshëm, Ronaldo-Georgina. Modelja ka thyer heshtjen, duke përdorur rrjetet sociale. Ajo është mjaftuar me një shprehje të shkurtër, por të goditur, që në fakt i thotë të gjithë: “Ziliqari i sajon gënjeshtrat, thashethemexhiu i përhap dhe idioti e beson”. Georgina Rodríguez zakonisht nuk mohon asnjë informacion përmes rrjeteve të saj sociale. Mirëpo, në këtë rast thashethemet janë forcuar aq shumë sa partnerja e Cristiano Ronaldos ka bërë një përjashtim dhe ka dalë kundër gjithçkaje që publikohet për marrëdhënien e saj me lojtarin portugez që luan…

Read More

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, në fillim të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, u lejua që të flasë në gjuhën e popullit të tij në seancë, ndërsa asaj si përfaqësuese e Republikës së Kosovës nuk iu pranua kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe. Për këtë u përgjigj përfaqësuesi i Federatës Ruse, që mban Presidencën, duke thënë se i hedh poshtë “këto pretendime” të Gërvallës. “Dua t’i hedh poshtë pretendimet e saj që Presidenca s’e ka lejuar të flasë në shqip. Ne si Presidencë jemi informuar…

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka dhënë një intervistë për “Rolling Stones”, ku foli edhe për familjen e prindërit e saj, duke u shprehur se mentaliteti i saj është që gjithmonë të marrë më të mirën, kjo sepse vjen nga rritja në një familje emigrantësh. Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babain e saj që emigroi në SHBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare në fund të viteve ’80, para Luftërave Jugosllave. Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit nga nëna e Rexhës emigruan nga Evropa në kërkim të “një jete më të…

Read More

Kandidatja e PD-së për Vaun e Dejës në zgjedhjet e 14 majit Klomentina Drini u shpreh sot se kërcënimet e përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë nga më të ndryshmet për të gjithë kandidatët e PD-së, të cilët u futën në garë për këto zgjedhje. Gjithsesi, episodi, i cili ka shtuar më tej dyshimet është mbështetja e hapur që Gazment Bardhi ka shprehur ndaj kandidatit të Berishës në Vaun e Dejës, Zef Hilës. Gjatë intervistësnë ABC News, Ibsen Elezi, tha se nuk beson se kandidatët kanë luksin të përdorin gjuhën e kërcënimeve ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht se në çfarë krahu janë…

Read More

Policia ka pasur shumë prova që ndihmuan në identifikimin e grupit kriminal që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj. Përveç dhjtëra orë pamjesh filmike hetuesit kanë edhe prova shkencore. Ata kanë gjetur në bagazhin e makisës së përdorur nga Edmond Haxhia, qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave muslimane, tip hixhab, doreza e shishe ujë. Kontrolli i policisë ka vijuar në banesën e Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq. Në magazinën e saj ekspertët kanë gjetur qese plasmasi, fatura të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe nje facoletë e përdorur. Ma pas është ushtruar kontroll…

Read More

Luizi i tha Dea Mishelit se do të rrinte edhe 6 muaj nëse do të shtyhej “Big Brother VIP”. Sipas tij, loja është shumë e bukur dhe i pëlqen kur shikon kështu situatash. “Sa lojë e bukur është. Edhe 6 muaj do kisha qëndruar po ta shtynin, kaq e dua këtë lojë. Unë mbaroj kur hapi kështu situatash, vdes, janë shumë të bukura. Njeh anë të njerëzve që ndoshta nuk i ke njohur, sheh momente ku preken, ku dinë, ku nuk dinë”, u shpreh Luizi.

Read More

Masakra e trefishtë që ndodhi në kryeqytet pasditen e 27 majit në vitin 2015, nxori për herë të parë në pah se bandat kriminale në vend kanë arritur nivele të tilla që mund të paguajnë edhe vrasës të huaj për të ekzekutuar përfaqësues rivalë të bandave shqiptare.Në ditën që Tirana ishte e blinduar nga masat e policisë për vizitën e presidentit serb, në krahun tjetër të bulevardit, në afërsi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Salvatore Letizia e Besnik Sulku sulmuan me armë automjetin që lëvizte Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj. Të shtënat ishin fatale për viktimat, por edhe për…

Read More

Nje skuader vrasesish profesioniste u soll nga jashte Shqiperise, per te realizuar nje atentat spektakolar, kunder biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj. Kaluan plote 8 dite, nga momenti i atentatit qe tronditi jo vetem qarkun e Lezhes por gjithe vendin dhe Policia e Shtetit me ne fund ka dokumentuar dhe zbardhur te plote dinamiken e krimit. Tashme rezulton e provuar, se ata qe porositen atentatin kunder Nikulajt, e kishin fare te qarte me ke kishin te benin dhe se eleminimi i tij ishte mision teper i veshtire. Te bindur se Nikulajt nuk mund t‘i afroheshin dot me vrases lokal ose…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e Katundit të Ri në njësinë Bradashesh, ku prezantuan projektet për 4 vitet e ardhshme të zhvillimit të Elbasanit.Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik, u shpreh se vota për Gledin dhe PS më 14 maj, është garanci për zhvillimin e qytetit. “Kur votoni për Gledin dhe Partinë Socialiste dhe këshilltarët e Partisë Socialiste keni votuar për një ekip, qoftë për Gledin, për Damianin dhe për të gjithë që këtë mos ta lëmë vetëm, por të jemi një nyje lidhëse mes interesave tuaja…

Read More