Author: tirana

Është përfshirë nga flakët kati i fundit i një pallati në zonën e Myslym Shyrit. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Ndërsa, mësohet se nuk ka persona të lënduar. Për fat të mirë si pasojë e flakëve janë regjistruar vetëm dëme materiale. Ajo që vihet re nga pamjet është se shumë prej tyre të trembur kanë dalë jashtë. Ndërkohë, Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Read More

Ditën e sotme në FunClub, moderatorja Megi Pojani ka zgjedhur të shkojë tek një astrologe në mënyrë që të mësoj më shumë në lidhje me banorët e Big Brother dhe se si do të shkojë finalja e madhe. Astrologia pretendon se gjasat për fituesin e këtij edicioni ndahen 50-50 mes Luizit dhe Efit, por se fitues sheh Luizin. Ndërkohë sa i përket lidhjes së dashurisë mes Luizit e Kiarës, astrologia shprehet se sheh një dashuri të vërtetë nga ana e Luizit, por se një gjë të tillë nuk e sheh nga Kiara. “Dashuria e Luizit për Kiarën është e vërtetë,…

Read More

Një 30-vjeçar nga Tirana, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik është vënë sot në pranga. Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi J. M., 30 vjeç. Sipas hetimeve, ai së bashku me persona të tjerë mashtronin shtetas të huaj dhe i “joshnin” që të investonin në kriptovalutë. Njoftimi i Polcisë: Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë operacioni policor i koduar “Sunday”. Vihet në pranga një 30-vjeçar i kërkuar për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuaruar kriminal. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës…

Read More

Reagimi i Safet Gjicit Siç e shikoni, kundërshtarët tanë në këtë përballje, jo vetëm që nuk kanë mundësinë, por as ndonjë gjë tjetër përveç këtyre akteve vandale se çfarë t’iu ofrojnë qytetarëve të Kukësit. E vetmja gjë që ata manifestojnë në këtë përballje është e shkuara e veprave të tyre, që janë shkatërrimi. Me këto veprime, nuk besoj se qyetarët kuksian jo që nuk besojnë, po as nuk mund të shpresojnë për një fytyrë tjetër. Janë ata që kanë qenë me të njëjtat qasje, sjellje dhe risi. Mendonim se u ka humbur vetëm vula, por me veprimet e tyre ata…

Read More

Nga vendi evropian që i ka luftuar më shumë emigrantët e huaj, Papa Françesku predikoi hapjen e dyerve. Në meshën e së dielës, të mbajtur përpara 50 mijë besimtarëve që ishin mbledhur në sheshin kryesor në Budapest të Hungarisë, kreu i kishës katolike e drejtori thirrjen së pari ndaj të tijve, besimtarëve. Sipas Atit të Shenjtë, nacionalizmi që po ngre krye dita ditës në shtetet evropiane nuk sjell asnjë të mirë, ndaj i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit Viktor Orban, t’i pranojnë të huajt si shenjë e jetës së krishterë. Padyshim, nuk mungoi lutja për vendet ne lufte. “Nga ky qytet…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e punimeve për rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit në Parkun e Liqenit. Me zgjidhjen e problemit të pronës, Veliaj tha se besimtarët orthodhoksë do të kenë shumë shpejt një kishë të re, e cila do të kthehet në identitet siç ka qenë dikur, me të njëjtin kapacitet. “Pas një kalvari 30 vjeçar për çështje të pronës dhe të përdorimit, më në fund e kemi zgjidhur problemin, dhe të gjithë besimtarët do të kenë shumë shpejt një Kishë të re të Shën Prokopit, për t’u rikthyer aty siç ishte, me të…

Read More

Kandidati i kolicionti “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, ka prezantuar planin e tijpara mbështetësve. I bindur për fitoren më 14 maj, Këlliçi ka ftuar rivalin tij socialist, Erion Veliajn në një debat publik. “Gjej rastin sërisht këtu nga platforma e Demokristianëve, t’i shtrij dorën për një ftesë Erjon Veliajt për të ardhur në një debat publik, për të ardhur këtu, për të ardhur ku të dojë ai. Për ta zgjedhur ai vendin, orën, median platformën, pyetjet, çështjet, për çfarë të dojë ai. Duke nisur nga edukimi ynë, duke vazhduar te problemet e Tiranës, për të folur për qytetarët”. Para…

Read More

Ardian Nikulajt, u vra nga të huaj pasi porositësit kërkuan gjithandej për pajtimin e një vrasësi brenda vendit, por burime konfidenciale i thanë Report Tv se askush nuk e mori përsipër vrasjen e 51-vjeçarit. Referuar raporteve të agjencive inteligjente, saktësojnë se për vrasjen e tij ishin ofruar deri në 500 mijë euro, por sërish nga vrasësit shqiptarë me pagesë është konsideruar e vështirë. Edmond Haxhinë pajtoi një skuadër të tërë vrasësish dhe bashkëpunëtorësh nga Britania e Madhe dhe Portugalia për t’i dhënë fund misionit. Vetë Ardian Nikulaj e kishte nuhatur se e donin të vdekur prej të paktën 6 muajsh,…

Read More

42% e kryeqytetasve, nuk janë në marrëdhënie pune, por as nuk po kërkojnë për t’u punësuar. Instituti i Statistikave ka marrë në analizë 3 muajt e fundit të 2022-shit dhe kryeqyteti renditet për herë të parë në krye të listët për popullsinë jo aktive, duke lënë pas Lezhën, qytet që për shumë vite ishte i pari. Ekspertët e punësimit thonë se shifrat janë të fryra dhe jo aktuale. Sinkron Erion Muça, Ekspert për Punësimin: Shifrat janë disi të ekzagjeruara në këndvështrimin tim. Së pari nuk marrin parasysh nivelin e informalitetit në Tiranë. Ne e dimë shumë mirë që kemi profesionistë…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim me mjekët dhe infermierët e Elbasanit për t’i përgëzuar për punën e palodhur në shërbim të qytetarëve dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri. Në fjalën e tij, numri dy i socialistëve u shpreh se kjo mazhorancë ka treguar një vëmendje të veçantë për përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor me investimet në spitale, qendra shëndetësore dhe rritje të konsiderueshme pagash për mjekët dhe infermierët. “Qeveria shqiptare reagoi në momentin dhe kohën e duhur. Të gjitha këto politika pagash që kanë filluar të japin rezultat. Unë kam pasur kontakte…

Read More

Pallati Buckingham ka zbuluar veshjet që Mbreti Charles dhe Camilla do të veshin në ditën e kurorëzimit më 6 maj. Veshja e parë (“Robe of State”), për të mbërritur në Westminster Abbey, dhe veshja e dytë “Robe of Estate”, me qëndisje të personalizuara, për t’u kthyer në pallat. Rroba shtetërore e Charles III është prej kadifeje të kuqe dhe është veshur nga gjyshi i tij, Mbreti Xhorxh VI, për kurorëzimin e tij në 1937. Ajo është ruajtur nga Shkolla Mbretërore e Punimeve me gjilpërë. Camilla do të veshë veshjen që është bërë fillimisht për Elizabeth II. Për kthimin e tij…

Read More

Gjatë takimit me qytetarët në Malësinë e Madhe, Edi Rama tha se gjatë viteve që PS kishte pasur në dorë këtë bashki, kanë ndodhur ndyrshime radikale. Teksa përmendi rrugët kryesore që kanë sjellë edhe shtimin e numrit të turistëve, Rama tha se brenda qytetit të Shkodrës nuk kishte shumë mundësi ndërhyrje sepse bashkia është në duart e kundërshtarëve politikë që ngrejnë pengesa në investime të ndryshme. “Ne për Shkodrën kemi bërë më shumë se çfarë kanë bërë të gjithë ata që kanë bërë ata. Rrugën Shkodër Velipojë, rrugën në Theth, stadiumin kush e bëri, urën që lidh Velipojën me Shëngjinin…

Read More