Author: tirana

Këtë të hënë, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në deri intensitet mesatar në perëndim. Temperaturat minimale do të luhaten 8- 12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 15 -18°C në veri, 19 -21°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Do të habiteni kur të mësoni verdiktin shkencor për sasinë e gjumit që duhet të bëjmë nëse duam të gëzojmë shëndet të mirë dhe të jemi vërtet produktivë. Shumë herë (dhe gabimisht) ne heqim orët e gjumit për të punuar, studiuar apo stërvitur, duke menduar se do të fitojmë kështu më shumë kohë. Por harrojmë që përfitimet nga një pushim në sasinë e duhur janë shumë më të mëdha. Ruan shëndetin kardiovaskular Pagjumësia rrit nivelin e hormoneve të stresit në gjak. Kjo, nga ana tjetër, shkakton një rritje të presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës. Në këtë kuptim, stresi…

Read More

Kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit portugez, Ruben Saraiva dhe atij britanik, Harry Simpson, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 Prill në Shëngjin, janë përqendruar në katër shtete. Sipas Tv Klan, autoritetet shqiptare po mbajnë kontakte të vazhdueshme me policinë në Greqi, Portugali, Itali dhe Britaninë e Madhe, për të bërë të mundur gjetjen e tyre. Verifikimet e kryera për shtetasin portugez, i shpallur në kërkim si ekzekutori fizik i biznesmenit Ardian Nikulaj, tregojnë se në rrugë ligjore ai ende nuk ka dalë nga Greqia, megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e largimit nga aty ilegalisht.…

Read More

Mjekët, shkencëtarët dhe studiuesit kanë krijuar një model të inteligjencës artificiale që mund të zbulojë me saktësi kancerin, sipas tyre ky zhvillim mund të përshpejtojë diagnostikimin e sëmundjes dhe të çojë në trajtim më të shpejtë për pacientët. Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Sëmundja shkakton rreth 10 milionë vdekje në vit, ose gati një në gjashtë vdekje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Megjithatë, në shumë raste, sëmundja mund të kurohet nëse kapet herët. Mjeti i inteligjencës artificiale i krijuar nga ekspertët e fondacionit Royal Marsden NHS, Instituti i Kërkimit të Kancerit në Londër dhe Kolegji Imperial…

Read More

Një burrë u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë jashtë një klubi nate në Cornwall, MB, në orët e para të së dielës. Ekuipazhet e urgjencës morën një telefonatë në orën 3 të mëngjesit për një “sherr serioz” në klubin e natës Eclipse në Bodmin, thanë zyrtarët në një deklaratë. Një burrë rreth të 30-ave humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa shtatë burra dhe gra të tjerë u plagosën, tha policia. Shtatë të plagosurit u dërguan në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën, thanë autoritetet. Një 24-vjeçar nga Bodmin është…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua sot në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë. Një automjet doli nga rruga, e për pasojë humbi jetën një grua (pasagjere), 77 vjeçe. Informacion paraprak Më datë 30.04.2023, në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e…

Read More

Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë një analizë të brendshme të Partisë Demokratike për atë cka ka ndodhur në këtë një vit e gjysme brenda partisë. Në takimin me demokratët e Fushë Krujës, Alibeaj ka bërë fajtor për përçarjen e PD Sali Berishën. Ai e akuzoi edhe për frymën anti -amerikane që kërkon të krijojë në shoqërinë shqiptare. “Në duhet të bëjmë një pastrim brenda vetes..si ka mundësi që berisha nuk ka pranoi ofertën tonë për 14 majin dhe përcau demokratët..i shtriva dorën disa herë për një kandidat të përbashkët por refuzoi dhe pranoi të shkojë te…

Read More

Një aksident i pazakontë ndodhi sot në Vlorë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në një kryqëzim, pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve. Siç shihet edhe nga fotoja, një prej mjeteve ka përfunduar brenda një lokali. Dy persona janë transportuar në spital, pasi u plagosën ndërkohë që policia tha se po heton shkaqet e aksidentit.

Read More

Sipas hulumtimeve më të fundit, ekspertët paralajmërojnë meshkujt që vuajnë nga gjakderdhja e mishrave janë më të rrezikuar nga impotenca. Hulumtimi i botuar në revistën ‘Sexual Medicine’, shpjegon se kur njerëzit vuajnë nga sëmundja dhe përdorin çamçakëz, bakteret nga goja mund të hyjnë në gjakun e tyre. Kështu, bakteret mund të ndikojnë në enët e gjakut dhe arterieve. Ky efekt rrit rrezikun e mosfunksionimit të eksitimit. Në të vërtetë, më shumë hulumtime dhe më shumë po tregon se disfunksioni erektil është një shenjë e hershme paralajmëruese e sëmundjeve të zemrës. Kjo ndodh për shkak se trupi ka nevojë për një…

Read More

Dëshira për ndryshim, mundësi më të mira pune, dëshira për të testuar veten në kontekste të reja dhe sfiduese, mund të ketë shumë arsye që na bëjnë të japim dorëheqjen dhe të ndjekim karrierën tonë diku tjetër, dhe mënyra se si i themi lamtumirë shefit dhe kolegëve tregon shumë për ne dhe rrugën që kemi ndërtuar në kompani. Janë disa praktika të mira që është mirë t’i keni gjithmonë parasysh kur vjen dita e fundit e lamtumirës. Të thuash lamtumirë nuk është kurrë një moment i thjeshtë, veçanërisht nëse je nostalgjik nga natyra dhe nëse në zyrë janë konsoliduar lidhjet…

Read More

Pasi Efi u deh natën e shkuar, i tha Luizit se ai do jetë fituesi i Big Brother si dhe shkëmbeu përqafime me të. Këtë mëngjes ajo pyeti Dean se çfarë kishte thënë dje, pasi nuk mbante mend gjë. Dea i tha se ajo kishte folur me Luizin dhe se i tha që do jetë fitues. Efi u çudit nga kjo dhe duke qeshur u shpreh se ajo ‘gënjen’ kur pi.

Read More