Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 36-vjeçar. “Procedohet penalisht 34-vjeçarja që tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin J. J., 36 vjeç, banues në Paris, Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,-informon Policia. Njoftimi i plotë Tentoi të ndihmonte një 34-vjeçare nga Sri Lanka, që të kalonte kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me automjetin e tij, vihet në pranga 36-vjeçari nga Sri Lanka, banues në Francë. Procedohet penalisht 34-vjeçarja që…
Author: tirana
Lagjja 13, një lagje e re e krijuar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ishte ndalesa e radhës e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë takimit me banorët e zonës së zhvilluar dhe transformuar vitet e fundit, Veliaj tha se deri pak kohë më parë qytetarët i merrnin shërbimet në Farkë, ndërsa sot çdo shërbim jepet në Njësinë Administrative. “Kjo zonë nuk ka qenë fare si Njësi Administrative, por një ‘apendisit’ i Farkës. Për të shkuar në Farkë, harxhoje kohë për certifikatën, për një dokument, për të transferuar gjendjen civile dhe praktikisht xhepi ishte bërë më i madh se kostumi.…
Pas luftës civile në Sudan, me qindra të burgosur janë arratisur nga burgjet. Një video është bërë virale nga momentet e arratisjes nga burgu kryesor në kryeqytetin e Khartoum-it. Pamjet tregojnë momentin kur të burgosurit vrapojnë nëpër korridoret e burgut me brohoritje, ndërsa grupet vijojnë luftën e ashpër në rrugët e kryeqytetit. Një javë më parë, në burgun famëkeq të Koberit në Sudan u zhvilluan protesta për liri, ndërsa tashmë të gjithë janë arratisur. Mes krizës së rëndë humanitare dhe përpjekjeve për t’i mbijetuar asaj që dukshëm është kriza më e rëndë në Sudan në gati 1 dekadë, porti është…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotoalbumin e ditës së djeshme nga takimet në Malësinë e Madhe dhe në Shkodër, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. “Uroj të bëjmë punë të mëdha me Benet Becin”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Kryesocialisti Rama u ndal fillimisht në Malësi të Madhe, ku bashkë me kandidatin PS-së në bashkinë e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, Kryeministri Rama u ndal te arritjet në qeverisjen nga e majta, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë PS-në për të ecur përpara. Rama bëri të ditur se “në Malësi të Madhe duhet të bëjmë një…
Llogaritë e titullit mbeten të hapura, edhe pse jemi pesë javë nga fundi i Kategorisë Superiore. Tirana dhe Partizani janë konfirmuar tashmë si rivalët direkt, me bardheblutë që janë tepër të favorizuar për të ruajtur titullin e fituar sezonin e shkuar. Me pesë pikë avantazh dhe me një derbi për të luajtur, Tirana shihet më afër trofeut që do të ishte i 27-i në historinë bardheblu. Përpos Partizanit, Tirana do të sfidojë ekipe që luajnë për mbijetesë, si Teuta, Bylis dhe Erzeni, teksa një përballje për zonën e lartë të renditjes do jetë ajo ndaj Laçit. Me skuadrat e fundit…
Shoferi dhe pronari i linjës së autobusit mohojnë të kenë lidhje me rastin e trafikut të heroinës në Durrës. Ata kanë mohuar të kishin dijeni për praninë e heroinës shoferi dhe pronari i linjës së autobusëve Durrës-Bari. Drejtuesi i mjetit, 57-vjeçari Piro Rrushi tha para grupit hetimor se nuk ka pasur dijeni për sasinë e lëndës narkotike që u gjet brenda autobusit. Pronari i linjës, 32-vjeçari Mikel Pici, fillimisht ka mohuar që të ketë lidhje me këtë rast të trafikut, e më pas ka preferuar që të heshtë. Ata u vunë në pranga të dielën në portin e Durrësit. Gjatë…
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar këtë të hënë një takim me të rinjtë në Tropojë. Mediu shoqërohej nga deputeti Isuf Celaj dhe kandidati i opozitës për Tropojën Besnik Duzha. Ata filluan takimin me të rinjtë e Tropojës me një vizitë tek busti i heroit të demokracisë, Azem Hajdari, prijësi i lëvizjes studentore kundër regjimit komunist. “Varfëria dhe shpopullimi i Veriut për shkak të keqqeverisjes është plaga më e madhe e Veriut dhe mbarë Shqipërisë”, tha Mediu gjatë takimit me ta. Lista e këshilltarëve në Tropojë kryesohet nga i riu Arbios Kovacica.
Në një intervistë për Ronaldo Shkarkën në rubrikën “Mos i bjer me Top”, Kiara Tito ka treguar se si e mendon dasmën e saj me Luizin. Ajo shprehet se do një dasmë tradicionale dhe në një ambient të madh që të nxërë sa më shumë njerëz. E pyetur nëse do ftonte Arbërin dhe Zhaklinin, Kiara u shpreh se do i ftonte të gjithë, përfshirë dhe dy opinionistët. Ronaldo Sharka: Si e mendon dasmën tënde me Luizin? Kiara: Një dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium. Do doja një ambient që do të kishte mundësinë të mbante shumë, shumë njerëz brenda. Ronaldo…
Kryeministri Edi Rama bën me dije se në dy vitet e ardhshme do të ketë sërish rritje pagash për mësuesit e arsimit parauniversitar. “36 mijë e 570 mësues të arsimit parauniversitar do të përfitojnë nga vendimi historik për rritjen e pagave në masën 23-36% deri në vitin 2024”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale. Në videon e publikuar, është një mësuese e cila shprehet se “unë e dua shumë punën si mësuese, e kam pasur ëndërr që e vogël. Vitin e kaluar aplikova në portalin “Mësues për Shqipërinë” duke e ditur se nuk do të jetë e lehtë,…
Thellohet skandali i lidhjeve të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me djalin e diskredituar të presidentit amerikan, Hunter Biden. Senatori republikan, Ron Johnson akuzoi Sekretarin e Shtetit, se gënjeu hapur kur dëshmoi nën betim në Kongres në vitin 2020 se ai nuk kishte dërguar kurrë email për Hunter Biden. Johnson i bëri komentet për Fox News pasi emailet e Hunter Biden dhe Antony Blinken zbuluan se të dy ishin në komunikim në vitin 2015, në kohën kur Blinken punonte për presidentin e atëhershëm, Barack Obama dhe Hunter Biden ishte në bordin e firmës ukrainase të energjisë Burisma. “Ne e dimë…
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi në mjetin e tij u gjet një armë zjarri dhe kokainë. Ai do konfliktohej me familjarët e bashkëshortes. Në pranga është vënë Arbër Ymeraj. “Shtetasi A.Y po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës, për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij, në banesën e të cilëve jetonte prej disa kohësh edhe bashkëshortja e këtij shtetasi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Y, 27 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”…
1 Maji është dita në kujtim të martirizimit në sheshin “Haymarket” dhe njihet si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Eksperti i punësimit Erion Muça është shprehur se veç 5% e kompanive në Shqipëri respektojnë 100% kontratën e punës për punonjësit. Ai nënvizoi se në shumë kompani në vendin tonë e kanë kontratën e punës vetëm formalisht pasi nuk respektohet pjesa më e madhe e saj. “5% e kompanive në Shqipëri, që respektojnë kontratën e punës 100%. Ka…