Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj. Mediat britanike shkruajnë se vrasja e biznesmenit ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjes mbi 80 mijë paund mes dy familjeve Lekstakaj dhe Nikulaj. Ndërkaq, tre të arrestuarit për komplotin për vrasjen ndaj 51-vjeçarit kanë dalë të shtunën (29 prill) në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Tre të akuzuarve, konkretisht 37-vjeçarit Edmond Haxhia, 49-vjeçarit Steven Hunt dhe 35-vjeçarit, Thomas Mathin iu caktua masa e paraburgimit, pasi akuzohen për atentatin e 19 prillit ndaj…
Author: tirana
Vendi ynë do të vijojë këtë javë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, por në ditët e fundit të javës dhe sidomos gjatë fundjavës së ardhshme pritet një përmirësim, por që zgjat jo shumë. Në këtë mënyrë, për ditën e sotme, vendi ynë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura, të cilat në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Po ashtu, edhe për ditën e martë dhe deri ditën e enjte, moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të…
DASHI: Dash i dashur, nguliteni mirë në mendje, bota nuk është e inatosur me ju, ndaj mjaft u shqetësuat. Kjo përshtypje ju krijohet për shkak të pozicionimit të Marsit në Gaforre, që përbën pengesë për ju, për nismat tuaja të shumta. Por pavarësisht vështirësive, asgjë nuk do t’jua prishë entuziazmin, edhe pse tani pjesa më e bukur e ditës është ajo që kaloni në shtëpinë tuaj, pranë njerëzve tuaj të dashur. DEMI: Të dashur Dema, po merrni gjithnjë e më shumë rolin e protagonistit në këtë sezon pranvere. Edhe horoskopi për javën nga 1 deri në 7 maj ju sheh si fitues…
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj vijoi sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 maji në Mallakastër. Alibeaj bëri thirrje për bashkim rreth kandidaturës së Agron Kapllanajt, duke deklaruar se ai është kandidati që do tu shërbejë qytetarëve. Alibeaj u kërkoi gjithashtu ndjesë banorëve të Mallakastrës për bojkotin e zgjedhjeve të vitit 2019. “Është e rëndësishme që sa herë flitet për çështje politike, e para do të duhet të shihet nga vetja. Dhe unë këtë dua të bëj. Së pari dua t’u kërkojë të gjithëve juve një ndjesë që katër vite më parë, në 2019-ën, morëm një vendim…
Luizi është shprehur se sapo të dalë nga shtëpia e “Big Brother Vip” më 6 maj, do të takojë Kiarën, ndërsa më pas do të vizitojë dy gra (njëra te marketi dhe tjetra pastruesja e shkallëve në lagje) të cilat i kanë thënë që do të dalë fitues nëse futet në “Big Brother VIP”. Ai shtoi se do të marrë makinën dhe do të niset për Shkodër, ku do të vizitojë varrin e të atit, si dhe do të takojë të ëmën e cila po e pret atje dhe së bashku do të vijnë për Tiranë. Më tej, gjatë ditës, banorët…
Më 1 maj, Zvicra mori për herë të parë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të hënën. Në këtë rol, Zvicra dëshiron ta realizojë reputacionin e saj si ndërmjetëse dhe ndërtuese urash, tha ambasadori i OKB-së, Pascale Baerisëyl. Megjithatë, reputacioni i Zvicrës tradicionalisht neutrale është dëmtuar që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. “Në qarqet politiko-diplomatike, politika e jashtme zvicerane e 18 muajve të fundit të jep arsye për ta tundur kokën”, tha eksperti politik, Christoph Frei, nga Universiteti zviceran i St Gallen, për agjencinë e lajmeve, DPA. Sipas tij, arsyet përfshijnë…
Brenda shtëpisë së BBV është zhvilluar një ndër programet e Top Albania Radio dhe 4 finalistët janë intervistuar nga dy moderatorët Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi. Së fundmi Efi është pyetur rreth raportit që mund të ketë me aktoren jashtë shtëpisë së famshme. Ajo u shpreh se nuk e lidh asgjë me të, dhe theksoi se aktorja është shprehur më parë se “është më keq jashtë, seç ishte brenda në shtëpi”. “Asnjëlloj marrëdhënie, nuk më lidh asgjë me Oltën. Jemi dy njerëz komplet të ndryshëm. Çdo gjë që ia kam thënë, ia kam thënë sepse e kam ndjerë. Nuk e…
Ish-deputeti Azgan Haklaj ka bërë një rrëfim tronditës që lidhet me një ngjarje të disa viteve më parë. Haklaj tregon se në 21 janar të vitit 2001 është dhunuar dhe ka qenë shënjestër e shumë atentateve nga policia e kryeministrit të asaj kohe, Ilir Metës, ku një ndër ta ishte atentati me eksploziv në banesën e tij ku vdiq gazetarja dhe mbesa e tij Shote Haklaj. “Kam qenë pjesë e disa atentateve, jam arrestuar politikisht në mënyrën më të dhunshme, më barbare nga policia e kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta nga 21 Janari të vitit 2001 në mënyrën më…
Një 30-vjeçar i kërkuar për skemën e mashtrimit me “Call Center”-a me dëm prej 15 milionë eurosh është arrestuar nga policia ditën e djeshme. Jusel Mici u lokalizua në zonën e Spillesë, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej fazës së parë të operacionit në dhjetor 2022 kur u kontrolluan disa ambiente dhe ranë në pranga disa bashkëpunëtorë të tij në Tiranë. 30- vjeçari Mici sipas policisë, akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, mashtronin shtetas të huaj duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve, dhe duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta.…
A e dini sa kushton birra në Bashkimin Evropian? Numbeo ka të dhënat. Është databaza më e madhe e përdoruesve në botë e qyteteve dhe vendeve anembanë botës. Në faqen e internetit të Numbe, mund të gjeni të dhëna aktuale për kushtet e jetesës në botë, domethënë gjithçka, nga kostoja e jetesës deri te kujdesi shëndetësor apo normat e krimit. Numbeo ofron gjithashtu çmime mesatare të ushqimeve, nga shuma që duhet të paguani për bukën në dyqan ushqimor deri në darkën në një restorant. Birra më e shtrenjtë pihet në veri të Evropës, më saktë në Finlandë. Gjysmë litri birrë…
Këngëtarja e njohur Çilieta Xhilaga dhe demokratët e zonës së lagjes 13 te Liqeni i Thatë në Tiranë i janë bashkuar Erion Veliajt, duke mbështetur atë për zgjedhjet e 14 majit. Në një takim me banorët e zonës, Xilaga tha se për kush i sheh investimet dhe zhvillimin e Tiranës, duhet të votojë për interesin e familjes së tij, jo për bindjet politike. “Kur jam kthyer unë e mbi të gjitha gjyshja ime që është 80 vjeç, mos ngeltë më demokrat pa u kthyer,” tha ajo, teksa u shfaq në mbështetje të Veliajt. Nga ana e tij Veliaj tha: “Unë…
Konsumi i përditshëm i frutave dhe perimeve të stinës, duke filluar nga shumëllojshmëria dhe ngjyra, është thelbësor për shëndetin. Sidomos ai stinor, në fakt garanton një pasuri më të madhe të lëndëve ushqyese për sa i përket mineraleve, vitaminave dhe antioksidantëve që ndihmojnë në funksionimin korrekt të organizmit. Lista e përfitimeve që kanë frutat dhe perimet është e pafundme. Ato mbrojnë nga mbipesha, obeziteti, diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe shumë sëmundje të tjera. Por krahas përfitimeve më të njohura, ka edhe shumë të tjera më pak të njohura. Ngrënia e frutave dhe perimeve të stinës është e mirë…