Author: tirana

Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo i cili kërkon një mandat të dytë, bën të ditur se shumë shpejt Berati do të ketë Parkun e vetë rekreativ. Demo thekson përmes një postimi në Facebook, se ky super-projekt do të zbatohet te fusha e Stadiumit të Vjetër e cila do të shndërrohet në hapësirën më të bukur për gjithë sportistët dhe banorët. “Pazaret me pronat publike në Berat kanë marre fund. Idetë për ndërtimin e qendrave tregtare apo pallateve janë pjesë e së shkuarës, ne do të ecim përpara. Aty do të ndërtohen fusha mini-futbolli, basketbolli, volejbolli, fushë tenisi, fusha ping-pongu,…

Read More

Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover ka vizituar një ditë më parë muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë. Glover pasi ka vizituar muzeun ka parë edhe filmin e Skënderbeut i cili transmetohet në muze. Vizita vjen pas ftesës që bashkia Tiranë i ka dërguar atij për të mësuar më shumë mbi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe historinë e Shqipërisë.

Read More

6 maji po afron dhe Mbreti Charles III do të kurorëzohet në statusin e tij në maj dhe do zhvillohet një ceremoni madhështore. Monarku do të bëjë një ndryshim pasi do të sjellë risi në traditat e vjetra mbretërore. Charles III po e kundërshton traditën dhe do të refuzojë të vishet me veshjet tradicionale mbretërore të monarkut ndër shekuj. Charles ka zgjedhur një veshje ushtarake për ngjarjen historike. Me këtë vendim, mbreti Charles III nuk do të mbajë çorape dhe pantallona, me arsyetimin e tij se ato duken shumë të vjetruara. Uniforma e tij ushtarake do të jetë një rikthim…

Read More

Në demonstratat e 1 Majit kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron pati protesta paqësore, por grupet radikale hodhën bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë. Të paktën 108 zyrtarë policorë janë plagosur në përleshjet më protestuesit nëpër Francë, të cilët ishin grumbulluar në qytete të ndryshme për të protestuar kundër reformave për pensione. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, i cili tha se një numër kaq i madh i të plagosurve nga ana e policisë është një gjë jashtëzakonisht e rrallë. Ai gjithashtu bëri të ditur se 291 persona…

Read More

Jani Rustemaj përfundoi në gjendje kome pas arrestimit nga Policia e Shtetit për vjedhje. Mësohet se gjendja e tij tashmë është stabël. Ai është lënë në “arrest me burg” me vendim të gjykatës së shkallës së parë për vjedhje. Njoftimi i plotë Nisur nga një deklaratë e datës 30 prill 2023, të CENTRE FOR LEGAL EMPOËERMENT-CLE si dhe nga interesimi i mediave sqarojmë si më poshtë: Më datë 12.04.2023, është arrestuar shtetasi J. R., për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. (Për këtë arrestim është dhënë njoftim për shtyp me datë 13.04.2023). Me datë 14.04.2023, kohë…

Read More

Bota e modës u mblodh në New York City për mbrëmjen e përvitshme Met Gala, ku temë ka qenë nderimi për ikonën e ndjerë Karl Lagerfeld. Në tapetin e kuq kaluan edhe tre artsitet shqiptare, si Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Lagerfeld shërbeu si drejtor kreativ i Chanel nga viti 1983 deri në vdekjen e tij – dhe shumë pjesëmarrës në Met Gala zgjodhën të veshin veshje klasike nga shtëpia franceze e modës për nder të tij. Ai vdiq në moshën 85-vjeçare në 2019-ën.

Read More

Ministria britanike e Mbrotjes njoftoi se ekzistojnë imazhe satelitore që tregojnë se Rusia “ka bërë përpjekje të posaçme” për të forcuar kufirin verior të rajonit të pushtuar prej saj, Krimesë, përfshirë krijimin e “një zonë mbrojtëse me shumë shtresa, pranë fshatit Medvedevka”. Në raport thuhet gjithashtu se Rusia ka hapur “qindra kilometra llogore brenda territorit rus të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë në rajonet Belgorod dhe Kursk”. Sipas ministrisë britanike të Mbrotjes llogoret tregojnë, se Rusia është e shqetësuar se Ukraina mund të shënojë “një përparim të madh”. Megjithatë, thuhet në raport, një pjesë e punës së kryer “ka të ngjarë të…

Read More

Pritja mori fund. Një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin e modës, Met Gala 2023 shënoi mbrëmë hapjen e ekspozitës së stilit të Institutit të Kostumeve. Tema e Met Gala 2023-“Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, do të gjurmojë evolucionin e stilistit nga fitimi i çmimit Woolmark në 1954, në punësimin si asistent i Pierre Balmain dhe riviziton karrierën e tij krijuese në Chanel, Fendi, Chloé, Balmain, Patou dhe markën e tij me emër, deri në vdekjen e tij në 2019.

Read More

Këtë të martë, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se takimi në Bruksel, në kuadër të dialogut do të ketë rëndësi të veçantë. Lajçak ka thënë se është takuar me kryeministrin Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Delphi, për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd më 2 maj. Në qendër të diskutimeve në takimit do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Read More

Dashi Të martën për sa i përket punës, do të duhet grintë dhe karakter, pasi para verës do të intensifikohet ngarkesa e letrave që do të hidhen. Bëhuni gati për të parë shtëpinë e vogël. Më pas është e mundur një situatë që mund të krijojë keqkuptime edhe përsa i përket marrëdhënies së dashurisë. Demi Të martën, nëse keni ndërmend të vendosni projekte të reja, kjo është koha e duhur për një ndryshim. Filloni me miqtë tuaj të mëdhenj, të cilët mund të gjenden në ata njerëz që janë rritur me ju. Binjakët Të martën kryefjala është qetësia. Vetëm në…

Read More

Këtë të martë, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe me intensitet mesatar në zonën perëndimore. Temperaturat minimale do të luhaten 6- 11 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 12 -14°C në veri, 18 -23°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Bashkëshorti qëllon me sëpatë gruan pas koke, ngjarja e rëndë në fshatin Breg Shkozë të Vorës. Burri 72-vjeçar, Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budlla, 69 vjeçe. Gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës. 72-vjeçari Budlla dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.

Read More