Në krishtlindje të vitit 2020, këngëtari Luiz Ejlli ka humbur babain. Tashmë që ëshë një ndër personazhet më të bujshëm të momentit, si banor i “Big Brother VIP”, Luizi e ka bërë të atin shpësh herë pjesë të bisedave në shtëpinë e famshme, e madje edhe është përlotur për të. Motra e Luiz Ejllit, ka postuar një foto të të atit të tyre të ndjerë.Teksa foton e ka postuar në rrjetet sociale, Ina ka shkruar krahas saj edhe një mesazh prekës. Ndër të tjera ajo shkruan se tashmë ëndrra që ai kishte për të birin, është bërë tani realitet. “Babi……
Author: tirana
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë Edi Rama shprehet se pagat e reja janë fryt i punës të përbashkët, të çdo qytetari që kontribuon për ekonominë shqiptare “PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së…
Blendi Klosi, deputet i Partisë Socialiste,tregoi modelin e ri të partisë së tij sa i përket fushatës elektorale. “Në Shqipëri qartazi nuk jemi ende në momentin që një kandidat i pavarur të ketë sukses. Në Vlorë dhe Sarandë, për shembull, mbështesim dy kandidatë që nuk kanë qenë politikë. Kemi nevojë në të dyja këto qytete turistike të sjellim menaxherë që marketojnë mirë këto qytete. Kjo është filozofia e PS në të gjithë vendin. Mbështetja nga partia është gjithmonë e nevojshme në këtë aspekt”, tha Klosi në A2CNN. Në lidhje me fushatën elektorale, Klosi deklaroi: “PS do të reduktojë në maksimum…
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në vijim të monitorimeve dhe inspektimeve në qarkun e Tiranës, kanë ushtruar 157 kontrolle gjatë javës së parë të muajit prill, në subjekte me aktivitete prodhuese e përpunuese, në restorante, fast-food-e, markete, supermarkete etj. Gjatë kontrolleve të ushtruara, trupat inspektuese kanë konstatuar në pesë subjekte shkelje të kërkesave ligjore, si tregtim të ushqimit të pasigurt, mungesë të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të kondraetiketës në gjuhën shqipe dhe mosrealizim të detyrava të lëna. Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së, vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 730’000 lekëve, si dhe u krye…
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, KQZ do të organizojë votim dhe numërim elektronik më 14 maj dhe në dy bashki të vendit. Bëhet fjalë për bashkitë e Elbasanit dhe Kamzës që i bashkohen asaj të Vorës ku është testuar më herët teknologjia në zgjedhje dhe që ka rezultuar e suksesshme. Qeveria ka akorduar dhe një fond prej 800 milionë lekësh për të mundësuar pajisjet e nevojshme për votim dhe numërim elektronik në këto 3 bashki të vendit.
Edhe pse Lulzim Basha ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen, ende ai nga demokratët që mbështesin grupimin e Alibeajt njihet për kryetar. Sikurse mund të shihni edhe këtë foto të publikuar vetë nga kandidati i Tiranës Roland Bejko gjatë një takimi me demokratët e degës 6 në Kombinat, në mur qëndron ende portreti i Lulzim Bashës. Nuk dihet nëse kjo do të thotë se demokratët që kanë ende vulën zyrtare të PD-së, do të kërkojnë pas zgjedhjeve rikthimin e Bashës apo ka mbetur për inerci nga e shkuara.
27.2% e të rinjve në Shqipëri riskojnë për të qenë të varfër. Sipas Institutit të Statistikave vajzat janë më të predispozuara për tu prekur nga ky fenomen sesa djemtë. Të rrezikuar për të qenë të varfër është një ndër arsyet që i largon të rinjtë nga Shqipëria. Risku i të rinjve për të qenë të varfër kryesisht për moshën 15-29 vjeç ndaj totalit të popullsisë të riskuar për të qenë të varfër kap shifrën 27.2%. Të ndaluar te gjinia vajzat paraqiten më të rrezikuarat. Në 2020 sipas Institutit të Statistikave, 30.1% e vajzave janë prekur nga ky fenomen ndërsa djemtë…
Një sherr mes disa qytetarëve është regjitruar pasditen e kësaj të diele në zonën e “Zogut të Zi”, në Tiranë. Në një video të publikuar nga “JOQ”, shihen disa persona të cilët kanë agravuar debatin e tyre deri në përdorimin e dhunës. Deri më tani thuhet se shkak për debatin ka qenë një aksident i vogël me makinë mes këtyre shtetasve. Nuk dihet ende nëse ka ndonjë të plagosur si pasojë e dhunës së ushtruar, ndërkohë vlen për tu theksuar se në pamjet e publikuara shihet një prej qytetarëve të përfshirë në sherr i cili është i gjakosur në fytyrë.
Në Big Brother Vip është zhvilluar emisioni radiofonik, moderatorë ishin Ronaldo dhe Kristi dhe të ftuara Dea Mishel dhe Jori. Jori dhe Dea janë pyetur se për cilin prej djemve kanë tërheqje seksuale dhe vajzat me të qeshur kanë thënë nga një emër. Dea: Po sa herë më afrohet Kristi, me rrobdishanin blu, që aman nuk e di, na sillni ndonjë ngjyrë tjetër se do na dali në ëndërr… Jori: Mua më pëlqen një djalë shumë i lezetshëm, që është Ronaldo është simpatik, ka humor… Ronaldo: Jori po flasim për seks… Jori: Pse e ul veten po flas për ty……
Sfdia mes Liverpool dhe Arsenal dhuroi spektakël ku nuk munguan golat, ndërsa sfida u mbyll 2-2. Por ndeshja pati edhe një incident në pjesën e parë. Anësori, Constantine Hatzidakis, goditi me bërryl në nofull Andy Robertson. Robertson i tha diçka gjyqtarit anësor, Constantine Hatzidakis, i cili reagoi duke ngritur bërrylin e djathtë drejt nofullës së skocezit.
DashiNjë nisje e ngadaltë për një udhëtim kënaqësie. Duhet të jeni të qetë dhe gjithçka do të kryhet, por do të duhet kohë, edhe pse nga natyra jeni shumë impulsivë. Përshëndetni udhëheqësin tuaj Marsin, i cili sot del nga shenja juaj. Sot do të mbikëqyrni veprimtarinë tuaj financiare. DemiËshtë një ditë e rëndësishme për ju, me Marsin që hyn në shenjën tuaj, duke ju garantuar kështu një periudhë energjie të jashtëzakonshme, gjallërie dhe vendosmërie. Qoftë në sporte, si edhe në të gjitha aktivitetet që kërkojnë guxim dhe forcë fizike. BinjakëtHëna mike kujdeset për jetën shoqërore, dhe në marrëdhënie të mirë…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet e Spitalit të ri Intern në korpusi e spitalit të Traumës. Punimet janë drejt përfundimit, si dhe për herë të parë do të ketë një qendër të dedikuar konsultash. “Me Spitali e Ri Intern në korpusin spitalor të Traumës tani drejt përfundimit, rindërtuar me standardet më të mira që do të shërbejë për trajtimin e sëmundjeve të brendshme si dhe do të ketë për herë të parë një qendër konsultash të dedikuar, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.