Author: tirana

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnje rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Zhamë, ku një karroatrec ka përplas një këmbësor, dyshohet endacak, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima nuk është identifikuar ende. Ndërsa shoferi i mjetit, 27-vjeçari me iniciale M.Ç. banues në Levan u shoqërua në komisariatin e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Read More

Orët e parë të ditës do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë në Shqipëri kthjellime dhe kalime vranësirash, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht duke gjeneruar reshje të pakta shiu përgjatë shtrirjes Lindore, ku më të dukshme reshje do jenë në Juglindje të vendit tonë. Por mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të motit në të gjithë territorin duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes në mëngjes, por mbeten kostante…

Read More

1. Limoni me ujin e ngrohte ju ndihmon të detoksifikoheni çdo ditë. Nëse limonët mund të duken mjaft të athtë, ata janë një burim i mirë ushqimeve alkaline që mund të ndihmojnë bilancin e pH në trupin tuaj. Kombinimi i ujit të nxehtë me limon vendos në aktivitet të shpejtë mëlçinë tuaj dhe asgjëson toksinat e keqe. 2. Një filxhan i tillë “zgjon” dhe vendos në lëvizje sistemin e tretjes. Kjo pije e thjeshtë por e fuqishme stimulon dhe përmirëson aftësinë e trupit tuaj për të absorbuar lëndët ushqyese gjatë gjithë ditës duke ndihmuar që vlerat ushqyese të kalojnë e…

Read More

Një anije u mbyt në Mesdheun qendror në një zonë kërkim-shpëtimi të Maltës. Sipas mediave italianeve, 18 persona janë shpallur të zhdukur. Anija Nadir, e cila i përket një OJQ-je gjermane, shpëtoi dhe transportoi në ishullin Lampedusa 22 emigrantë me origjinë nga Afrika Sub-Sahariane.

Read More

Sinoptikania Lajda Porja shprehet se fundjava do të ketë relativisht temperatura ta ulëta deri në 15-16 gradë, por nga java tjetër do fillojnë të rriten duke arritur deri në 20-21 gradë. “Ka patur përmirësim të motit, megjithatë ende dalim me xhupa, mëngjeset janë ende tipike të dimrit. Minimalet janë 2-3 gradë në zonat malore dhe maksimalet parashikohet që këtë fundjavë të ngjiten në 15 apo 16 gradë. Ditët e pranverës do të jenë kryesisht nga java tjetër, pra që nga mesi i javës tjetër presim temperatura 20 apo 21 gradë që duhet të jenë në fakt dhe moti do jetë…

Read More

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro shprehet se fokusi i qeverisë në këtë sezon turistik nuk do të jenë vetëm numrat, por edhe cilësia e shërbimit. “Edhe pse tremujori i parë i këtij viti është trend që tregon shumë për ecurinë e mëtejshme. Ne na duhet cilësia. Na duhen turistë që rrinë më gjatë që shpenzojnë shumë dhe që rikthehen. Fakti që në 2022 u trefishua numri i turistëve spanjollë është tregues që ata duan të rrinë në Shqipëri, fakti që po hapen hotele, me emra prestigjioz brandesh është gjithashtu tregues i rritjes së cilësisë. Këto tregues na bëjnë të jemi më optimistë…

Read More

Jori i kërkoi Ronaldos që të kërkojë falje publike për një koment që ky kishte bërë për Beniadën, ish-banoren e Big Brother Vip 1. Ata ranë dakord që nëse Ronaldo pranonte përpara kamerave që Beniada ka qenë lojtare e fortë dhe se e donte gjysma e Shqipërisë, atëherë do modelja do t’i jepte atij një puthje në buzë. Pasi Ronaldo e bëri deklaratën, ai dhe Jori shkëmbyen një puthje në buzë.

Read More

Gjatë këtyre muajve, emri i Luiz Ejllit ka qenë dhe vijon të jetë më i përfoluri. Pas një shkëputjeje nga skena, këngëtari u rikthye fuqishëm, duke u shndërruar në personazhin më të pëlqyer nga shqiptarët. Motra e Luizit, Ina Ejlli ka emocionuar me postimin prekës dedikuar babait të tyre të ndjerë. Ajo shkruan se ëndrra e babit të tyre është realizuar, pasi ka dashur gjithmonë që djali i tij të jetë një ditë i njohur për talentin e tij në muzikë.

Read More

Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi. Ish-kryeministri pohoi se Rama me maskën e “bamirësit” po shkel ligjin elektoral, duke iu premtuar rritje rrogash administratës apo lëmosha prej 5 mijë lekësh për pensionistët. “Pse ikin shqiptarët?! Shkaku më kryesor i ikjes së tyre, është varfëria në rritje. Në 2008 ne kombi i tretë më i varfër i planetit që ishim në 204 dollarë për frymë. Sali Berisha si president kishte rrogë 16 dollarë. Me lumenj djerse u ngritëm, u vendosëm me familje e të ardhura të mesme dhe të larta. Në 2012-ën…

Read More

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në Elbasan, Flamur Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë se duan që ta bëjnë Elbasanin “tokë të djegur”. Sa i përket kryebashkiakut aktual, Gledian Llatja, deputeti demokrat e quajti “kukull të Ramës”. “Si përfundoi ky qytet që më parë nxirrte elita që i jepte zë vendit? Ky ka qenë program i detajuar i Edi Ramës dhe Rilindjes. Ata kanë pasur synim në qytetar të vogël për ta sunduar më lehtë. Ky eksperiment po hyn në vitin e 10-të tij. Sot Rama dhe Rilindja kanë marrë çdo…

Read More

10 persona ndodhen ende nën rrënoja pas një shpërthimi që shkaktoi shembjen e dy ndërtesave të banimit në qytetin jugor francez të Marsejës këtë të diel. Shembja shkaktoi një zjarr që ndërlikoi përpjekjet e shpëtimit. Autoritetet vlerësuan se ishin nga katër deri në 10 persona nën rrënoja. Pesë persona u dërguan në spital me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën dhe një person i gjashtë po trajtohet për tronditje. Një ndërtesë e tretë është shembur pjesërisht dhe njerëzit janë evakuuar. Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit.

Read More

Qeveria irakiane i ka bërë thirrje Turqisë që të kërkojë falje për sulmin në aeroportin e Sulaymaniyah në Irakun verior. Në një deklaratë, presidenca irakiane theksoi se Turqia nuk kishte asnjë justifikim ligjor për të vazhduar të frikësojë civilët me pretekstin se forcat armiqësore ndaj saj janë të pranishme në tokën irakiane. “Në këtë aspekt i bëjmë thirrje qeverisë turke të marrë përgjegjësinë dhe të kërkojë falje zyrtare”, thuhet në deklaratë. Një zyrtar i ministrisë turke të mbrojtjes tha se asnjë operacion i Forcave të Armatosura Turke nuk u zhvillua në atë rajon të premten. Forcat Demokratike Siriane (SDF) të…

Read More