Po, ne jetojmë në këtë botë, botën ku reality show-t kanë pushtuar pjesën më të madhe të televizionit. Sigurisht që personalitetet janë të etur për vëmendje. Por jo, ndoshta të gjithë personalitetet e etur për vëmendje janë aq interesante për një reality show, por ka disa tipare në kastin e këtyre shfaqjeve që u përshtaten disa shenjave të zodiakut. Po, me siguri këto shenja të zodiakut mund të jenë mbretër në realitet dhe pse jo të shkojnë në finale! Cilat janë ato? Binjakët Shenjat sociale, atyre u pëlqen shumë të flasin dhe të komunikojnë. Ata nuk e mbajnë gojën mbyllur…
Author: tirana
Zbulohet emri i biznesmenit që u kërcënua në Cërrik. Ai është Eral Myftaraj. Biznesmeni kishte fituar një tender në bashkinë Tiranë me vlerë rreth 1 milion Euro për furnizimin me dru zjarri. Por njëri prej garuesve në tender s’e ka pritur mirë humbjen. Biznesmeni Shaqir Alcani 62 vjeç, pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’ bashkë me dy persona të tjerë Algert Alcani 27 vjeç dhe Edmir Boci 37 vjeç, të tre në pranga dhe një tjetër person, 38-vjeç që është në kërkim, e kërcënuan. Përmes telefonit dhe metodave të ndryshe ata e kërcënuan Eral Myftarajn që të tërhiqej nga procedura e…
Janë me dhjetra denoncime në rrjetet sociale dhe në emailin e redaksisë në lidhje me shërbimin e kompanisë One Albania. Krahas problemeve me shërbimin, sëfundmi abonentët e kësaj kompanie janë ndjerë të vjedhur kur kanë parë që fatura mujore që ata paguajnë është 20 ditëshe. Rastet janë të shumta, por ne po ju sjellim një denoncim konkret të gazetares së News 24 Aurora Golemi, e cila deklaron se ndonëse ka paguar faturën më datë 29 mars, në celular i ka ardhur mesazhi që duhet të paguajë faturën më datë 18 prill. “Faleminderit One Albania për…faturën 20 ditëshe! Hey One Albania…
“Të huajt e m…, kthehuni në Shqipëri me gomone!”. Kjo ka qenë deklarata diskriminuese që një i moshuar italian përdorte kundrejt fqinjëve të tij shqiptarë për vite me radhë. Mediat italiane raportojnë se 72-vjeçari siç duket nuk është mjaftuar me kaq, por kryente veprime frikësuese, si ato të kavanozave plot me fekale apo një mi i ngordhur i vendosur në trotuar. Për plot 14 vite i moshuari kishte persekutuar fqinjët e tij në Baricella, në provinca e Bolonjës. Karabinerët ndaluan italianin, nën akuzën e përndjekjes ndaj një familjeje të huajsh, burri shqiptar, dhe gruas rumune, si dhe djalin e tyre 8-vjeçar.…
Në KQZ pritet të nisë beteja për përjashtimin e 3 kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Për shkak se pretendojnë se preken nga dekriminalizimi, opozita kërkon çregjistrimin e kandidatëve të PS për Kuçovën e Mallakastrën, ndërsa PS kandidatin e Berishës për Shijakun, Rezeart Tusha. Ata pretendojnë se Hajdari është dënuar në Greqi, fakt që nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit e për këtë arsye kërkojnë t’i ndalohet kandidimi. Një tjetër kryebashkiak socialist u vu në shënjestër të demokratëve, këtë herë të logos zyrtare, që akuzat për kreun e Bashkisë së Mallakastrës i kanë të përsëritura. Dënimi me 40…
Një shqiptar, me historinë e tij të të shkuarës kriminale, gjykata britanike i ka ofruar mbrojtjen, pas kërkesës për azil politik në Mbretërinë e Bashkuar, pasi pretendonte se i rrezikohej jeta në Shqipëri. Gjykatësi i çështjes ndaloi The Sun që të identifikonte shqiptarin, që cilësohet si ‘gangster’ dhe fajtor për krime të tmerrshme, përfshirë vrasje. Shqiptari thuhet se ka mbërritur në Britani me gomone, pasi kreu një dënim të përjetshëm për vrasje dhe vepra të tjera “shumë të rënda” në vendin e tij. Ndërkohë, gjykatësi vendosi që identiteti i tij duhet të mbahej i fshehtë “për hir të sigurisë së tij”…
Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nisur më 3 prill në Hagë. Në këtë artikull shkruhet veçanërisht ndaj gjykimit për ish presidentit Hashim Thaçi. Artikulli përshkruan ngjarjet historike të luftës dhe pas saj, si dhe rolin e tyre në to, deri tek arrestimi nga Dhomat e Specializuara të Hagës. “Javën e kaluar, Thaçi, i cili shërbeu si kryeministër dhe president i Kosovës, u paraqit në bankën e të akuzuarve të një gjykate të Hagës së bashku me tre kolegë të shquar, të gjithë të akuzuar për krime…
Tuna dhe Cozman u rikthyen 7 vite pas ndarjes së bujshme me këngën “I huaj”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Mirëpo, ky bashkëpunim është interpretuar dhe si diçka më shumë rreth dyshes. Shumë fansa mendojnë se Tuna dhe Cozman janë rikthyer jo vetëm në muzikë, por dhe si çift. Megjithatë duket se kjo nuk është e vërtetë. Burime për “Prive” bëjnë të ditur se dyshja janë vetëm miq dhe asgjë më shumë.
Pas një hetimi njëmujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tenderi”. Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit: E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe Sh. A., 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të…
Një 24-vjeçar nga Tirana është larguar nga banesa e tij dhe nuk është kthyer më. Ka qenë babai i tij, shtetasi A. K., 56 vjeç që ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr. 3, se djali i tij shtetasi shtetasi F. K., 24 vjeç është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Në një intervistë për A2 CNN, Blendi Fevziu komenton pragfushatën e 14 majit, mënyrën se si kandidatët kanë zgjedhur të zbresin këtë herë në terren dhe komunikimin me publik, qoftë atë tradicional, qoftë atë përmes platformave të reja. Gazetari thotë edhe se çfarë do t’i bënte mirë fushatës elektorale, duke nisur nga një debat e përballje mes kandidatëve, për të cilën prej vitesh nuk flitet më. “Çdo garë ka emocionet e veta, por këto zgjedhje janë pak më të ftohta. Duket sikur gara nuk është ndezur tamam”, tha Fevziu. Sipas tij, janë dy modele të ndryshme fushate: “Modeli i atij…
Arbeni, babai i vajzës nga Librazhdi, të cilën vjehrra e kapi me të dashurin, zbulon se pasi video u publikua kudo në rrjete sociale, e bija nuk është më e njëjta, është izoluar. Ajo që e bën të vuajë më shumë, është se mes motrash, dashuria nuk është më e njëjta, pasi motra e vogël e sheh ndryshe. “Kam një vajzë tjetër në klas të 9-të, djali është 23-vjeç. Ka lindur shtatanik dhe ka kaluar një temperaturë i vogël dhe ka probleme me dëgjimin dhe të folurën, ka aparat në kokë. Vajza bëri vetëm arsimin e mesëm dhe donte të…