Author: tirana

Para pak ditësh 3 nga banorët e shtëpisë më të famshme ”Big Brother Vip 2”, festuan 100 ditë qëndrimi dhe ka mbetur vetëm 1 muaj rrugëtim deri në finalen e madhe.Tashmë brenda lojës banorët po bëjnë llogaritë e tyre. Duke u përpjekur që të kenë të paktën një vend si finalistë të këtij rrugëtimi të gjatë dhe të mundimshëm. E teksa loja vijon nën rrjedhën e strategjive të banorëve, jashtë shtëpisë po flitet se kush do të jenë 4 finalistët e këtij viti. Në media thuhet se katër finalistët do të jenë Luizi, Bledi, Dea dhe Kristi. Deri para daljes…

Read More

Në prezantimin e planit të ri për pastrimin e qytetit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj kujtoi se si 8 vjet më parë ndërmarrja e pastrimit ishte e zhytur në borxhe, kurse sot është një histori suksesi dhe mbulon me shërbim një qytet, i cili është rritur 29 herë nga viti 2015. “Sot jemi në një moment tjetër për Tiranën, e cila nga 42 km katrorë në 2015, sot është rritur 29 herë. Por, ata që e kundërshtojnë progresin e Tiranës, vazhdojnë t’i bëjnë llogaritë me 2015-ën. Edhe pemët i llogarisin me 2015-ën, edhe kontenierët e mbetjeve i llogarisin me 2015-ën.…

Read More

Arsenali nuk mori më shumë se një pikë në “Anfield”, duke barazuar 2-2 në përballjen e javës së 30-të ndaj Liverpoolit. City ka mundësinë të ngushtojë diferencën e pikëve nëse fiton ndeshjen e prapambetur. Pas dy javësh, në xhiron e javës së 33-të, në “Etihad”, Arsenali do të ketë provën më të vështirë në këtë sezon. Skuadra londineze synon të rikthehet te titulli pas 19 vitesh, por duhet t’i bëjë mirë llogaritë me një skuadër si Manchester City. Që në vitet e fundit ka dominuar në shumë drejtime futbollin anglez. “Topçinjtë” u ndalën pas 7 fitoresh radhazi. Para takimit me…

Read More

Fëmijët e mitur të Migenës 2 dhe 4-vjeç, do të jetojë me prindërit e 37-vjeçares. Do të jetë gjykata ajo që do të vendosë se çfarë do të ndodhë me dy të vegjlit. Familjarët e Migenës vijojnë të presin njerëz për ngushëllim. Ata i ka kapluar dhimbja, por për ta, bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani, nuk ka lidhje me ngjarjen. Policia e konsideron të zbardhur ngjarjen, me autor Roland Sinanin, i cili fillimisht vrau me një plumb kunatën teksa flinte me të bijën vetëm 2 vjeç dhe më pas me një tjetër qëlloi poshtë nofullës veten. Megjithatë, kur blutë arritën,…

Read More

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Marseje të Francës. Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat mesditën e sotme, ndërkohë ekipet e shpëtimit vijojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë. Ministri i Strehimit Olivier Klein gjatë një konference për shtyp në skenën e katastrofës ka thënë se deri më tani 4 persona janë gjetur të pajetë. Ndërkohë në mëngjes nga rrënojat është nxjerrë një trup i tretë, dhe dy viktimat e para janë nxjerrë gjatë natës. Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimave. Rreth…

Read More

Le të fillojmë me një supozim të përgjithshëm. Marrëdhëniet mund të jenë të vështira dhe kjo është krejtësisht normale, por ajo që kuptohet më pak është se disa tipa personaliteti paraqesin një sfidë të veçantë kur përpiqen të krijojnë një marrëdhënie të mirë, harmonike dhe funksionale me ta. Tre llojet e mëposhtme të personalitetit janë më përfaqësuesit kur flasim për komunikim dhe marrëdhënie jofunksionale. Psikologët i veçuan në Forbes dhe ne i citojmë për të shmangur keqkuptimet. Përpjekja për të ndërtuar një marrëdhënie me një person emocionalisht të padisponueshëm mund të jetë vetëm katastrofike. Dhe kjo sepse, sa më shumë të kërkoni pranimin, shoqërinë, intimitetin,…

Read More

Kreu i Bankës Botërore është zakonisht një amerikan i zgjedhur nga Shtetet e Bashkuara. Këtë herë, megjithatë, presidenti i Bankës Botërore do të mbajë një çallmë. 63-vjeçari indiano-amerikan Ajay Banga pritet të pasojë David Malpas në qershor si i zgjedhuri i presidentit amerikan për këtë post. Për 30 vjet, Banga ka menaxhuar kompani të suksesshme globale. Ajay Banga ka qenë drejtor i Mastercard dhe aktualisht është drejtues i lartë i fondit amerikan, të kapitalit investues “General Atlantic” dhe kryetar i bordit drejtues të kompanisë Holding “Exor”, të familjes Annielli. Përzgjedhja e Bangas mund të zhgënjejë disa aktivistë të klimës, të…

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim live me ndjekësit në rrjetin social “Facebook”. Kryetari i PD-së është shprehur se “rikthimi i tretë i tij në qeverisje do jetë më i suksesshmi, njësoj si Steve Jobs”. “Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi. Do e krahasoj edhe njëherë me Steve Jobs, i cili pasi e larguan nga ndërmarrja e tij, u rikthye dhe i bëri botës iPod, iPad dhe iPhone. Një rikthim i tretë do ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve. Ne arritëm me ato reforma ekonomike që ju…

Read More

Një muaj nga masakra e “Don Boskos” ku mbeti e vrarë gabimisht Mimoza Paja dhe 5 persona të tjerë u plagosën, duket se policia ka rënë në gjurmët e autorëve. Një nga personat e dyshuar si autor i ngjarjes ka udhëtuar një javë përpara krimit, nga Gjermania në Prishtinë dhe ka hyrë në vendin tonë, në fundjavë duke mos u regjistruar të TIMS. Sipas hetuesve personi i dyshuar me rekorde të theksuara kriminale e ka bërë këtë lëvizje me qëllim për të fshehur gjurmët dhe përfshirjen në ngjarjen e rëndë. Grupi i hetimit është fokusuar te dy emra konkretë. Njëri…

Read More

Nëna e 17-vjeçarit Alban Vela, i cili u arrestua nga Policia e Durrësit për shpërndarjen e kokainës bashkë me të rinjtë e famshëm të TikTok, ka folur jashtë kamerave për Report Tv. Ajo i tha gazetarit, Aldo Mustafa se i kishte thënë disa herë djalit të saj që të mos merrej me shpërndarjen e drogës, por pjesa tjetër e grupit ia kishte mbushur mendjen. Ajo thotë se 17-vjeçari kishte rolin e shpërndarësit, ndërsa droga sigurohej nga ‘kokat’ e mëdha. “Unë i thoja të mos merrej, por ia mbushnin mendjen ata të mëdhenjtë, e merrnin ato kokat e mëdha. E kanë…

Read More

Kreu i AKR-së dhe biznesmeni Behxhet Pacolli, ka ngritur shqetësim se në rrugët e Kosovës po ndodhin shumë aksidente trafiku. Bashkangjitur disa statistikave të këtyre aksidenteve në 24 orët e fundit, ai shprehet se shkak kryesorë janë rrugët. “Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 62 incidente trafiku nëpër rrugët tona. Shkaku kryesor i këtyre incidenteve janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, janë në gjendje katastrofale. Që nga viti 2020, faktikisht, në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve dhe gjendja e tyre është shkaku kryesor i incidenteve që po kushtojnë jetët e njerëzve. Bëj…

Read More

Luizi u ka propozuar si ide banorëve, që të krijojnë një zarf të zi për Ronaldon. Ata kanë nisur të përgatisin rrengun për të, të gjithë së bashku. Dea Mishel, Kiara, Visi dhe Efi kanë prerë një çantë të zezë prej kartoni, duke e shndërruar në zarf, e më pas kanë ngjitur emrin e Ronaldos në të. Ka qënë Luizi ai që ka mbledhur të gjithë banorët në living, për t’i vënë në dijeni që në shtëpi ka ardhur një zarf i zi për Ronaldon. Por menjëherë pasi mori ‘zarfin’ në dorë, Ronaldo ka kuptuar që ishte një zarf i…

Read More