Author: tirana

Edhe farmacistët dhe dentistët kanë synim zhvendosjen e tyre në Gjermani. Mirëpo, ndryshe nga sa ndodh me mjekët, për profesionistët e tjerë konvertimi i diplomës është i vështirë. “Dhoma e mjekësisë për farmacistë dhe dentistët kanë rritur shumë kërkesën e llogarisë dhe kriteret për tu konvertuar diplomat duke bërë që në 90% të refuzohen në kërkesën e parë, përpjekja e dytë apo e tretë është relative, se sa janë të gatshëm këto profesionistë Për të marrë provimin e aprovacionit”, tha Aurora Dollenberg, mjeke shqiptare që jeton në Gjermani. “Mjeku shqiptar është i angazhuar në të gjitha nivelet e institucioneve publike gjermane, ku…

Read More

Partia Socialiste prezantoi sot në një mënyrë të veçantë listën e Këshillit Bashkiak të Elbasanit. Në vend të takimeve të mëdha dhe materialeve propagandistike, drejtuesi politik i qarkut, Damian Gjiknuri, kryebashkiaku Gledian Llatja, deputetët dhe drejtuesit vendorë të Partisë Socialiste, shoqëruan kandidatët për këshill në një nismë për mbjellje pemësh në zonën e Krastës. Numri dy i socialistëve u shpreh se kjo hapje fushate tregon dhe vizionin e vullnetin e PS-së për të kontribuar për zhvillimin e Elbasanit. “Në fakt kjo është hapja e fushatës me ekipin e mrekullueshëm të Këshillit Bashkiak dhe me gjithë ekipin tonë politik. Ndryshe nga…

Read More

Efektivja e policisë Anisa Kostani është rikthyer në qendër të lajmeve të mediave rozë. “Mes gruas dhe dashnores: Ti je lindur për të qenë dëshira e një burri”, ka shkruar Kostani në një story në Instagram, teksa e ka shoqëruar me foton e tre librave. Librat e postuar në rrjetin social janë: “Buzëqeshja që më mori jetën”, “Mes Gruas dhe Dashnores” dhe “Grua e fortë”, të cilët shoqërohen me pyetjen nga efektivja e policisë “Nga t’ia nis?”. Ajo që bie në sy është fakti se librat kanë tituj mjaft provokues dhe nuk dihet se çfarë mesazhi ka nënkomisarja.

Read More

Efektivja e policisë Anisa Kostani ka ndarë në “Instagram” titujt e tre librave që ka zgjedhur të lexojë, por kërkon ndihmën e ndjekësve se cilën të shfletojë të parën. Librat e postuar në rrjetin social janë: “Buzëqeshja që më mori jetën”, “Mes Gruas dhe Dashnores” dhe “Grua e fortë”. Ajo që bie në sy është fakti se librat kanë tituj mjaft provokues, ndërsa ka postuar edhe një frazë të përzgjedhur: “Ti je lindur për të ndezur zjarrin në shpirtin e një burri, për të qenë dëshira e tij dhe jo detyra”. Kujtojmë që Kostani u përfshi në një aksident në…

Read More

Deri në vitin 2009 të gjitha vrasjet në Shqipëri kishin një tjetër model. Autorët e krimit përdornin motoçikleta. Kishte një arsye. Ato ishin të gjitha pa pronar. Në Shqipëri deri në këto vite, mund të përdorje një motor jo vetëm pa patentë por edhe pa e vendosur pronësinë. Edhe kur gjendej ndonjë motor në ndonjë vendngjarje, ligjërisht nuk mund të akuzoje askënd sepse nuk mund ta vërtetojë dot, nëse ai ishte pronari i atij sendi. Duke qenë se ishin kthyer në një makth për të gjithë, kryesisht jo vetëm për vrasje, por për grabitje të shumta. Në atë kohë qeveria…

Read More

Nëna e Alban Velës, 17-vjeçarit, i cili u arrestua nga blutë e Durrësit për shpërndarjen e kokainës së bashku me të rinjtë e famshëm të “TikTok”, u shpreh se i kishte kërkuar djalit që të mos merrej me shpërndarjen e drogës, por pjesa tjetër e grupit ia kishte mbushur mendjen. Ajo thotë se 17-vjeçari kishte rolin e shpërndarësit, ndërsa droga sigurohej nga “kokat” e mëdha. “Unë i thoja të mos merrej, por ia mbushnin mendjen ata të mëdhenjtë, e merrnin ato kokat e mëdha. E kanë përdor si leckë. Nuk e di çfarë bënte çuni, shpërndante. Burrin e kam pa…

Read More

Për 2 ditë çelet edhe fushata zgjedhore për 14 Majin, dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri thotë se selia rozë do të marrë mbi 45 bashki. Ai u shpreh në një intervistë për ”Klan News”, se parashikohet që konkurrenca zgjedhore e selisë rozë të jetë në fashën 45-55 bashki. Pyetje: Sa bashki të paktën që jeni i sigurtë? Damian Gjiknuri: Mes hapësirës 45-55 bashki, kjo është fasha ku do të kemi konkurrencë zgjedhore. Mund të jetë 50, 51, mund të jetë 45, mund të jetë 55. Kjo është një çështje që mbetet në dorë të elektoratit. Nga…

Read More

Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama kërkoi falje të hënën pas publikimit të një videoje, që tregonte atë duke puthur një fëmijë në buzë dhe që shkaktoi reagime të forta. Në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare, udhëheqësi shpirtëror 87-vjeçar tha se i vinte keq për incidentin dhe dëshironte t’i “kërkonte falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”. Incidenti ndodhi gjatë një tubimi publik në muajin shkurt në tempullin Tsuglakhang në Dharamsala, ku jeton udhëheqësi shpirtëror tibetian në mërgim.…

Read More

Manuela Vitoria de Araujo Farias, 19 vjeçe, u kap me tre kilogramë kokainë në bagazhin e saj teksa mbërriti në Bali, një ishull turistik në Indonezi. E reja u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Balit, Duke qenë në paraburgim për tre muajt e fundit, pasi u akuzua për trafik ndërkombëtar droge, prokurorët javën e kaluar kërkuan që e reja të merrte dënimin maksimal të mundshëm nëse shpallej fajtore. Sipas ligjeve të ashpra të Indonezisë kundër drogës, ajo mund të përballet me ekzekutimin me pushkatim ose me burgim të përjetshëm, nëse dënohet për trafikim. Prokurorët i thanë gjykatës se Farias, po…

Read More

Kryeministri Edi Rama tregon me shembuj konkretë sesi do të jetë rritja e pagave për kategori të ndryshme të mjekëve. Kryeministri iu referua pagës së re të mjekes së përgjithshme Vilma Stërkeshi, të cilës në maj 2023 i shkon në 108 796 lekë, ndërsa në vitin 2024 i shkon në 128 796 lekë. Rama tha se “pagat e reja, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe…

Read More

Nuk ka më dyshime. Presidenti amerikan Joe Biden, këtë të hënë ka konfirmuar se do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2024, për të rimarrë një mandat tjetër në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, por ai nuk ka shpallur ende zyrtarisht pjesëmarrjen në zgjedhje. Po ashtu Biden tha këtë të hënë se nuk ishte ende i përgatitur ta shpallte zyrtarisht vendimin e tij, kjo ka lënë të kuptohet shumë herë në të kaluarën se ai do të kërkojë rizgjedhjen, por vonesa në një njoftim zyrtar mund të jetë e qëllimshme, pa asnjë demokrat tjetër për ta sfiduar atë.…

Read More

Autobusi i linjës së Institutit ka marrë flakë në lëvizje e sipër pasditen e kësaj të hëne në rrugën “Dritan Hoxha”, në kryeqytet. Pasagjerët kanë arritur të dalin të gjithë jashtë dhe deri më tani nuk raportohet për asnjë person të lënduar. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen. “Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë…

Read More